Adelina Farrici: Të gjithë në festë për të nderuar kujtimin e dëshmorëve!

772
Sigal

 Flet Kryetarja e Bashkisë së Burrelit: Matjanët festuan me nderim ditën jubilare të 70- vjetorit të Çlirimit

Më 31 korrik të vitit 2013 populli i rrethit të Matit u mblodh në qendër të këtij rrethi, Burrel për të festuar jubileun e 70 të çlirimit të saj, për të nderuar heronjtë dhe dëshmorët e trevës së Mati. Menjëherë pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë më 10 korrik të vitit 1943, ka qenë një tjetër datë historike që erdhi pas 21 ditësh, atë të 31 korrikut të po këtij viti, Kryengritjen Popullore të Matit që shpartalloi garnizonin fashist italian dhe licencoi ditën e çlirimit të rrethit Mat. Ndryshe nga herët e tjera kur ky aktivitet edhe se rrallë here organizohet, drejtohej, e zhvillohej në ambientet e muzeut të këtij rrethi, kësaj radhe është organizuar e drejtuar nga një grua e rrallë që sot është në detyrën e Kryetares së Bashkisë Burrel  znj. Adelina Farrici, e cila për organizimin, drejtimin e këtij aktiviteti të madh historik dhe që e realizoi me sukses, do të mbetët e gjallë në arkivin historik të këtij rrethi jo vetëm për këtë, por dhe për aktivitetet e ideuara prej saj që sillnin një planizim të dukshëm në vijimësi që rikthente  dallueshëm traditën e dikurshme të festimeve  që nderonin të rënët dhe jo si deri më tani që pushtetarët e djathtë nderonin ata që kanë qenë bashkëpunëtorë me tradhtarët e vendit, dhe në vend të nderimit të këtyre dëshmorëve që dhanë jetën për çlirimin e Matit u zëvendësuan  me ata që u vunë përballë dhe luftuan kundër këtyre dëshmorëve, nga ata pushtetar që sot  mungojnë të marrin pjesë në nderime të tilla. Pjesëmarrja masive në këtë vit jubilar të 70 -vjetorit të çlirimit të rrethit, tregoj atë që mjaft matjanë nuk i janë bindur urdhrave të verbra partiake për të mos qenë pjesë e këtij aktiviteti historik e tradicional në nderim të atyre që bënë luftën, e që sot marrin pjesë si veteranë të kësaj lufte, dhe të atyre që dhanë jetën në këmbim të lirisë dhe që sot janë dëshmorë të atdheut si : Abdi  Kryekurti, Ali  Likcani,  Ali Pali,  Bardhok Ndoj, Fadil Cenameti,  Gani Çira,  Hajrie Burreli, Haxhi  Lata,  Hysen Hysa, Ibrahim Likcani:  Ismail Heta, Ismail Tusha,  Osman Gjasta, Qazim  Bala,  Shahin Kola,  Xhelal Kurti. Në një takim që pata me Kryetaren e Bashkisë  në zyrën e saj, para fillimit të aktiviteteve u njoha me axhendën e këtij aktiviteti që ishte mjaft i ngjeshur i mora këtë intervistë organizatores dhe udhëheqëses së këtij aktiviteti znj. Adelina Farrici, e cila si zakonisht ju përgjigj me kënaqësi kërkesës time. Ajo për gazetën “Telegraf”.

Znj.Kryetare, 31 Korriku i vitit 1943 është një ditë historike për matjanët dhe si festë tradicionale, a duhet të përkujtohet nga të gjithë matjanët?

Po kjo është një festë më e rëndësishmja për rrethin dhe do mbetet brez pas brezi si e tillë dhe tradicionalisht e pranueshme dhe e festueshme në gjithë rrethin e Matit, dhe sot Ne festojmë vitin jubilar të 70 dhe kjo e shton më shumë obligimin e pushtetit lokal që ta organizoj dhe të realizojë një festim dinjitoz në funksion të vlerave tradicionale të këtij rrethi.

Cili është kontributi juaj në organizimin sa më mirë të kësaj feste?

Nuk është vetëm kontributi im dhe i stafit tim, por së bashku me të është dhe kontributi i një infrastrukture të veçantë që kemi krijuar për organizimin sa më të mirë të kësaj feste.

Cilat janë disa prej tyre ?

Përveçse  stafi i administratës së bashkisë që ka patur pjesën e saj, por ka shumë aktorë të tjerë që na janë bashkuar në mënyrë krejt vullnetare të cilët na kanë ndihmuar edhe profesionalisht, që në qoftë se do më lejoni t’i falënderoj nëpërmjet gazetës tuaj ata që u bënë pjesë në stafin tonë “ GENUINE  EFFECT ”  me Elda Gjokën, Televizionin Lokal të Matit, Biznesmen Matjanë, Revistën “EMATHIA”, Qendrën Kulturore Burrel, Zyrën e Bujqësisë, etj.

Ju keni vënë si pikë të parë të fillimit të këtij aktiviteti homazhet tek dëshmorët e rrethit, si e shpjegoni ?

Po është e vërtetë pasi ky aktivitet i kushtohet nderimit të tyre, se ata e bënë luftën dhe nuk kursyen jetën e tyre për të rënë në fushën e betejës që na sollën lirinë që në gëzojmë sot, ata janë të parët dhe do mbetën të tillë dhe do nderohen në jetë të jetës dhe brez pas brezi, që pjesë e saj do jenë dhe veteranët e luftës.

A keni besim se i gjithë kjo axhende e ngjeshur do ta realizoni plotësisht?

Çdo aktivitet ka njeriun përgjegjës dhe të jeni të sigurt se një më një do të realizohen pasi kanë lidhje midis tyre.

A mendoni se do keni përfaqësues, apo prezencën e vetë drejtuesve të këshillit të qarkut e prefekturës Dibër, në këtë aktivitet?

Ne i respektojmë  vendimet e tyre. Ne do të bëjmë punën tonë.

Ju me shumë ambasadorë keni pasur kontakte pune, a i keni ftuar dhe si ishte reagimi i tyre?

Po është e vërtetë, ka disa ambasadorë të njohur prej meje që kanë dhënë ndihmesën e tyre :  ambasadori amerikan, italian, gjerman, francez, hungarez etj..  Ata janë të ftuarit tanë, por pjesëmarrja e tyre direkte është e pamundur pasi ata ndodhen me pushime në vendet e tyre, por në mungesë të prezencës më kanë dërguar letra që vlerësojnë organizimin dhe më kanë uruar për festën. Dua të shtoj se ka mjaftë refugjatë që në letrat e tyre më thonin se kishin dëshirë të bënin pjesë e kësaj festë, por për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të jenë pjesë e kësaj feste. Por nuk kanë munguar falënderimet e tyre të bëra me grupe refugjatësh matjanë, që edhe këta japin falënderimet e tyre nga Italia, Greqia, Franca, Gjermania, Anglia, Suedia, Austria.

Në këtë program  të ndërtuar çfarë keni synuar për të arritur ?

Pyetjes tuaj do t’i përgjigjem me dy fjalë për të nderuar dëshmorët e vërtetë të rrethit të Matit  dhe për t`ju rikthyer asaj tradite të hershme që u bënin në festime të tilla.

 Si u zhvillua aktiviteti

Në këtë aktivitet morën pjesë veteranët e luftës e të punës, familjarë e të afërm të dëshmorëve, qytetarë të Burrelit dhe banorë të komunave të rrethit. Pati dhe të ftuar nga rrethet fqinjë të Mirditës, Kukësit dhe Kurbinit. Gjithashtu, të pranishëm ishin dhe deputetët socialist:  ish- deputeti Qamil Minxhozi, deputeti i Dibrës, Shkëlqim Cani  tani Ministër i Financave , Kryetari i Partisë Socialiste të Matit Hasan Ceni, si dhe shumë të ftuar të tjerë që kanë dhënë kontribute  në këtë rreth. Pritej si zakonisht mungesa e Prefektit të Dibrës Genc Sharsi, si dhe Kryetarit të Këshillit të Qarkut Naim Gazidede. Nisja e këtij aktiviteti u bë në orën  09:30, ku grupet e veteranëve të luftës të shoqëruar dhe nga qytetarë të thjeshtë, u nisën për të bërë homazhe tek lapidari kushtuar kësaj date, tek muzeu historik dhe tërë gjatësia e rrugës nga Bashkia tek Muzeu u bë nën ritmin e muzikës së bandës frymore të ushtrisë.

Organizatorja e këtij aktiviteti  znj. Adelina Farrici pasi uroj pjesëmarrësit për prezencën e tyre në këtë aktivitet historik e tradicional, ajo u tha të pranishmëve: Kam nderin dhe privilegjin ta hap këtë event të sotëm të 70 -vjetorit të kryengritjes së popullit matjanë dhe ndihemi krenarë që jemi Matjanë dhe bijë të kësaj treve liridashëse dhe vazhdues të traditës së të parëve tanë. Është detyrë e jona ta mbajmë të gjallë e të freskët dhe t’i përcjellim ndër breza, e mbyll fjalën e saj znj. Farrici, e cila ftoi historianin Sefer Duka që i bëri një ekspoze zhvillimeve të kësaj kryengritje, e cila mbeti në histori ajo datë e fillimit të kësaj kryengritje të 31 korrikut të vitit 1943 që certifikoi datën e çlirimit të Matit. Ndaj sot, ne festojmë 70 -vjetorin e çlirimit si një datë historike tha në fund historian matjan, z. Sefer Duka.

Pastaj nën shoqërimin me muzikë funerabël nga banda frymore e ushtrisë, në lapidarin kushtuar kësaj date u vendosën disa kurora me lule. Në emër të bashkisë kurorën e vendosi Adelina Farrici dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Qazim Gjoni. Si asnjëherë tjetër një kurorë është vendosur nga N/prefektura Burrel edhe se drejtuesi i saj i takon së djathtës, Por mesa duket, ky zyrtar i ka kaluar realitetit, ndërsa një kurorë u vendos në emër të njësisë ushtarake të rrethit Mat.

Pastaj Historiani Sefer Duka i ftoi pjesëmarrësit që të jenë pjesë e shpjegimit e të njohjes së veprimeve luftarake të kësaj lufte, nëpërmjet stendave të afishuara në muzeun historik të Matit të kryengritjes  popullore, që u shpjeguan nga historian Duka.

Pjesmarrësit ju drejtuan parkut “Nëna Mbretereshë Geraldin”  ku aty ishte ekspozuar panairi shumë kulturorë që paraqiste prodhimet nga krahina e Matit. Si dhe ekspozitë me piktura dhe fotografi, panair libri nga autorët Matjanë, promovim i vlerave artistike popullore,  gdhendje në dru, instrumente popullorë, kostume popullore, panair i produkteve blegtorale e bujqësore të fermerëve të zonës, të cilët i mrekulloi  të gjithë vizitorët e shumtë të asaj dite, shumë nga pjesëmarrësit ndoqën dhe ndeshje futbolli për fëmijë dhe të rritur.

Ajo që ra në sy në program ishte pritja zyrtare për qytetarët, miq, artistë dhe të ftuar nga Kryetarja Adelina Farrici. Në fund të këtij aktiviteti që shënon fundin e programit në sheshin “Ahmet Zogu” për qytetarët e Burrelit, grupet artistike të Matit, Gjilanit, Hasit, Rrëshenit e Tiranës, dhe këngëtarët më të mirë Matjanë dhanë një koncert festiv. Në fund të aktivitetit morëm disa prononcime nga qytetarët  të cilët thanë për gazetën, asnjë nuk do e kishte besuar, as kundërshtarët politik që e ndiqnin aktivitetin “pas kuintave” atë që panë si drita e diellit, në ditën e fundit të muajit korrik.

Adelina Farrici, dy vjet më parë gazeta “Telegraf” shkruante për të një intervistë të titulluar “GRUAJA QË SFIDON BURRAT” dhe me aktivitetin që e mbylli me sukses  e bëri të qartë se, ka sfiduar për të dytën herë burrat, duke fituar betejën. Njëri nga të intervistuarit thotë që, ne nuk ju bindem kërkesave politike për ta lënë vetëm Adelinën, por nuk arritën dot të na pengonin për të qenë pjesë e këtij suksesi, të Kryetares Adelina Farrici që fitoi bindshëm me  8 Maj 2011 ndaj një burri që dukej i pamposhtur.

    Një tjetër qytetar i Burrelit që pranoi të bëjë publik emrin, Andrea Lleshi shprehet se Adelina me këtë që bëri sot tregoi mendjen, zgjuarsinë, aftësitë dhe talentin e saj, ku i dha mundësi Matjanëve të mendojnë se nuk janë të zhgënjyer prej saj, aftësia dhe autoriteti që ajo tregoi në përfundimin me sukses të këtij aktiviteti, verboi kundërshtarët e vet politik. Ata me mos pjesëmarrjen e tyre në festen e çlirimit, mendonin e prisnin dështimin e saj. Jo vetëm kjo nuk ndodhi, por ajo arriti të dominojë mbi të gjithë ata paraardhësit e saj në 20 vitet e demokracisë.