De Biasi publikon listën e lojtarëve të grumbulluar

512
Trajneri i kuqezinjve Gianni De Biasi ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar. Ai tha se Europiani për herë të parë për Kombëtaren e Shqipërisë është një rast unik dhe i jashtëzakonshëm jo vetëm për lojtarët por edhe për miliona shqiptar. “Sot publikojmë listën e lojtarëve për paraqitjen në Francë. Në nëtor 2011 bëra një premtim që do tentonim të arrinim diçka që Kombëtarja se kishte arritur. Pres që djemtë të jenë koshientë për atë që ndoshta na ka sjellë në Euro 2016, njohja e kufijtë tanë. Euro është diçka e jashtëzakonshme për ne, por jo vetëm për por edhe për miliona tifozë. Besoj se është një rast unik dhe kjo duhet të jetë një tjetër shtysë që të bëjmë më shumë, pa u ndier në presion, por të lirë. Të bëjmë maksimumin edhe para ekipeve që ndoshta janë më të forta teknikisht”, tha De Biasi. Ndërkaq në listën e lojtarëve shihet se Hamdi Salihi nuk do të jetë pjesë e ekipit.


Sigal