Lirohet nga burgu Vladimir Gjuta, pritet me “Q7”

435
Vladimir Gjuta ka dalë sot në mesditë nga qelitë e burgut të Elbasanit, pasi Prokuroria urdhëroi lirimin e tij të menjëhershëm disa ditë më parë. Gjuta u prit jashtë ambienteve të burgut nga të afërm dhe miq të tij, pasi ishte arrestuar dhe akuzohej për tritolin e vendosur tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Lad Gjuta u pritet si hero jashtë burgut ku ishin mbledhur me dhjetra persona për ta pritur, me të cilët ai u përshëndet dhe përqafua. Gjuta u largua me një fuoristradë luksoze “Audi Q7”, me shofer dhe truproje. Por, Prokuroria tha se, nuk ka asnjë provë ndaj tij, kështu që duhej të lirohej. Gjuta u arrestua në muajin qershor të vitit 2015 në një operacion të forcave speciale “RENEA”, ndërsa ministri i Brendshëm dhe policia shpeshherë janë shprehur se, kishin shkatërruar një organizatë kriminale, por që pas hetimeve të zhvilluara nga Prokuroria ka rezultuar se gjithçka ka qenë një bllof policor.
Sigal