Ja sekretariati socialist, Gramoz Ruçi zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i PS-së

476
Deputeti Koço Kokëdhima ka rezultuar Sekretari më pak i votuar nga anëtarët e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pas përfundimit të numërimit të votave, Kokëdhima duket se është më i kontestuari ne PS, pasi ka marrë numrin më të vogël të votave, vetëm 217 të tilla. Pavarësisht se ai është zgjedhur Sekretar për Reformën Strukturore, votat tregojne se Kokëdhima s’ka mbështetjen e Asamblesë së Partisë Socialiste. Më i votuari ka rezultuar Gramoz Ruçi i cili është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm me 271 vota, i ndjekur nga Bashkim Fino, që u zgjodh Sekretar për organizimin administrativ me 260 vota. Ndërkohë Alfred Peza është zgjedhur Sekretar për Organizimin Dixhital me 247 vota. Mësohet se Sekretariati për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin do të drejtohet nga Musa Ulqini, i cili është zgjedhur me 249 vota pro, ndërsa Elisa Spiropali është zgjedhur Sekretare për Rininë me 243 vota pro. Me 240 vota pro, Ilir Beqaj është zgjedhur Sekretar për Koordinimin Kombëtar të Programit. Sekretare për Koordinimin Elektoral është zgjedhur Blerina Gjylameti me 246 vota pro.
Sigal