Doli shëtitje me varkë me të birin, aktorja e njohur zhduket, gjendet vetëm djali i saj

299
Sigal

Naya Rivera, aktorja e njohur e cila ka luajtur në filmin “Glee”, është deklaruar e humbur nga autoritetet në liqenin e Kalifornisë Jugore. 33-vjeçarja është zhdukur nga Liqeni Piru në Qarkun Ventura të mërkurën në mbrëmje. Dyshmet e para janë se ajo mund të jetë mbytur. Ajo kishte marrë një varkë me qira me djalin e saj të vogël. Një sherif i quajtur Eric Buschow ka thënë se ata të dy janë parë duke hipur në varkë së bashku. Një anije tjetër ka parë djalin e vogël që po flinte në varkën e aktores. Personat që ndodheshin në atë anije, njoftuan autoritetet  nga ku nisën më pas edhe kërkimet nga ajri. 4-vjeçari kishte veshur jelekun e shpëtimit, ndërsa aktorja mendohet se nuk e kishte veshur, pasi u gjend një jelek në varkë. Ky lajm ka tronditur familjarët dhe fansat e saj. Rivera është e njohur për rolin e Santana Lopez në serialin e Fox tv për gjashtë vjet nga 2009, dhe u shfaq në çdo episod të tij. Ajo gjithashtu ishte pjesë e sitcomit të CBS “The Royal Family” dhe në filmin komedi “The Master of Disguise.”