Adriana Lima rikthehet në pasarelë shtatzënë dhe ju s’do t’i hiqni dot sytë nga *barku*

147
Sigal

Në fillim ishte Rihanna. Pastaj Shay Mitchell e ndërsa tani, Adriana Lima. Nëse aktualisht jeni shtatzënë dhe nuk e keni zbuluar barkun e rrumbullakosur, jeni të sigurta që jeni shtatzënë? Mendojeni njëherë.

Adriana Lima, një prej yjeve më të famshme të Victoria’s Secret iu rikthye pasarelave këtë javë, për të sfiluar për Alexander Wang’s Fortune City në Los Angeles. Modelja, e cila është në pritje të ëmbël për të tretën herë, u shfaq e veshur me një fustan të zi të shkurtër, por jo siç mund ta përfytyroni ju.

Adriana Lima rikthehet në pasarelë shtatzënë dhe ju

Fustani vinte i prerë në pjesën e barkut i cili ishte i gjithi jashtë. Pamjen “dark”, Lima e kombinoi me “ëet hair look”, buzëkuq të fortë dhe çizme mbi gju. Çfarë s’mund t’i shpëtojë syrit, janë muskujt e barkut që dallohen qartazi ndonëse Lima është drejt fundit të shtatzënisë.

Pak ditë më parë, Adriana njoftoi se është shtatzënë dhe pret të bëhet nënë e një djali. Ky do të jetë fëmija i parë i saj me të dashurin Andre Lemmers. Lima është nënë e dy vajzave nga martesa me ish-bashkëshortin Marko Jari?.