Xhixho: Kjo qeveri që nuk siguron dot ilaçe dhe mjekim për qytetarët, premton trajtime të sëmundjeve të komplikuara. Si mund t’i besohet kësaj qeverie…

Nga Erisa Xhixho/

Kjo qeveri që nuk siguron dot ilaçe dhe mjekim për qytetarët, premton trajtime të sëmundjeve të komplikuara. Si mund t’i besohet kësaj qeverie kur:

📌Në Spitalin e Traumës, sallat e kirurgjisë vazhdojnë të jenë jashtë funksionit për shkak të rikonstruksionit, ndërsa mijëra pacientë mbeten në pritje dhe urgjencat përballen me një sistem të paralizuar.
📌Në Neurologji nuk funksionon angiografia cerebrale, duke i detyruar qytetarët të paguajnë mijëra euro te privati.
📌Në Onkologjik mungon Avastina, ndërsa pacientët me kancer detyrohen ta blejnë në tregun e zi me çmime marramendëse. Edhe pajisjet jetike, si Akseleratori Linear 3, dalin jashtë funksionit pak javë pasi janë vënë në përdorim.
Ky nuk është thjesht dështim. Kjo është braktisje e qytetarëve nga një qeveri që propagandon “shëndetësinë falas”, ndërsa shqiptarët paguajnë dy herë: me taksat e tyre dhe me jetën e tyre.
📌 Sot ka familje që lypin donacione për të shpëtuar një fëmijë apo një të afërm sepse shërbimi shëndetësor nuk i mbulon.
Shëndetësia nuk është luks dhe as privilegj. Është një e drejtë themelore, të cilën kjo qeveri e ka kthyer në mall që blihet vetëm nga ata që kanë mundësi ta paguajnë.
NOA