Bashkim Koçi: Agim Hysko, njeriu që virtytin e pati si titull të parë të fisnikërisë

“Njerëzit zakonisht gjykohen nga emëri i mirë i të parëve, por në veçanti nga ai i pridërve që të kanë sjellë në jetë. Në fakt ndodh ndryshe. Sigurisht që emëri i fisit, madje edhe i gjyshit e katragjyshit , nëse kanë lënë emër, është një farë “investimi” qysh sa njeriu lind, por emrin e mirë e korr ai që në çdo hap të jetës mbjell virtyte e mirësi. Është sprovuar nga jeta se njerëzit që gëzojnë respekt e dashuri njerëzore, nuk e kanë nga pasuria që zotërojnë, e as nga paratë. Agim Hysko ishte një nga ata që brenda tij ndjehej diçka që nuk mund t’i vije emër e që në fakt ai ishte.”

Ndoshta e pati të trashëguar nga breza njerëzish të themelit të Hyskajve të fshatit Slatinjë të Skraparit, por Agim Hysko të gjitha vitet e jetës mbeti ndër më të virtytëshmit të brezit që përfaqësoi. Ai lindi aty në Slatinjë, më 17 Djetor të vitit 1949, fshati ndoshta ndër më i afërmi me qytetin e Çorovodës, por dhe me një histori të lashtë, histori të cilën tashmë e gjen të shkruar në libra të përgatitur  nga specialistë e pasionantë të arkeologjisë në Skrapar e më gjërë. Babai i tij Halimi dhe nëna Selvi e pikasën herët që djali, ashtu si e pagëzuan edhe me emrin Agim, ndjeshmërinë e zgjuarësisë dhe të fëmijës kurioz ndaj dukurive të jetës, nuk e përjashtuan asnjëherë kujdesin për ta filluar mbarë shkollimin, katër klasë të fillores aty në fshat dhe 7-vjeçaren në qytetin e Çorovodës.

NOA

Njerëzit zakonisht gjykohen nga emëri i mirë i të parëve, por në veçanti nga ai i pridërve që të kanë sjellë në jetë. Në fakt ndodh ndryshe. Sigurisht që emëri i fisit, madje edhe i gjyshit e katragjyshit , nëse kanë lënë emër, është një farë “investimi” qysh sa njeriu lind, por emrin e mirë e korr ai që në çdo hap të jetës mbjell virtyte e mirësi. Është sprovuar nga jeta se njerëzit që gëzojnë respekt e dashuri njerëzore, nuk e kanë nga pasuria që zotërojnë, e as nga paratë. Agim Hysko ishte një nga ata që brenda tij ndjehej diçka që nuk mund t’i vije emër e që në fakt ai ishte.

Qysh sa filluan ëndërrat për të arritur diçka në jetë Agim Hysko i përmbahej parimit për t’u ngjitur me këmbët e veta. Gjimnazin “Ramiz Aranitasi”, ndër më të mirët në vend, e mbylli me rezultate shumë të mira, rezultate që do t’ja mbante hapur derën çdo dege të fakulteteve në Universitetin e Tiranës. Por ai bëri të zgjidhte një ndër fakultetet ku, sipas tij, atje do të zbulonte se jeta kishte enigma, se vetëm aty do të njihej me mistereret e natyrës. Dhe ky fakulytet ishte ai i Biologji-Kimisë. Me pasion, por edhe “ambicia” për të përmbushur atë çka kishte ëndërruar, bëri që Agim Hysko të ishte ndër studentët më të mirë të fakultetit e madje tës mund t’i jepte forcë ëndërrës që gjithçka e përvetësuar në auditorët e Universitetit t’ua përcillte nxënësve kudo që do të kontaktonte me ta, por sodomos me pasardhësit e tij në shkollën e mesme të qytetit të Çorovodës, “Ramiz Aranitasi”.

Shkolla e përcakton arsimin si një objekt gare. Në punën e tij si mësues Agim Hysko nuk hoqi dorë nga përgjegjsmëria dhe barra që mbante mbi supe se përgatitja e nxënësit, formimi i tij i qëndrueshëm, mund dhe do të përballej me probleme ku në plan të parë qëndronte  puna e tij si mësues. Madje misionin e tij si mësues biologjie e mbante të karikuar për të realizuar qëllimin final, atë se qëllimi i studimit të mos ishte vetëm i përgatitur brtenda mureve të shkollës, por që të jenë të përgatitur në jetën.Nuk mund ta bindim brezin e ri se arsimi është çelësi i suksesit për sa kohë që jemi të rrethuar nga të diplomuar të varfër dhe hajdutë të pasur. Këtë Agim Hysko e kishte udhërrëfim dhe nxitje për të bërë maksimalen e mundëshme tek nxënësit, t’i bindëte ata, jo me leksione e filozofime bajate, por duke u dhënë shembuj nga jeta se suksesi në jetë është pronë e të shkolluarëve.

Pak janë gjërat që e ndihmojnë më shumë një njeri se t’i japësh atij besim dhe përgjegjësi. Kjo për Agim Hyskon ka qenë një provë e madhe. Ishte viti 1978  kur ai sapo kishte ardhur në Kryeqytet, falë zotësisë dhe aftësive për të ngjitur shkallët e suksesit,  iu ngarkua detyra përgjegjësit në sektorin e deratizimit dhe insektizimit në Tiranë, sektor që e ngriti dhe e zhvilloi dhe e ngriti na lartësinë e suksesit.Dhe është provuar në sa e sa raste në jetë se personaliteti i njeriut formohet nga përgjegjësia, pra nga barra që atij i ngarkaohet për të kryer. Agim Hysko këtë provë e dha më shumë se një herë, gjë që do ta bënte të ishte njeri i kërkuar për të kryer detyra të rëndësishme shtetërore.. Ishte viti2000 kur atij iu caktua detyra e lartë, ajo  Drejtorit të Drejtorisë në Sektorin e Shërbimeve Publike në Ministrinë e Ndërtimit dhe Turizmit në Republikën e Shqipërisë.Agim Hysko, për të gjithë ata që e njohën mbeti shëmbull i ndershmërisë  dhe i njeriut me dinjitet të admirueshm. Dhe njeriu që është vërtet i ndershëm, ashtu si ishte Agim Hysko, mbetet një zotëri, por mbetet aty ku është; rrallë ngjitet më lart. Ndoshta kjo ishte arsyeja, por sigurisht edhe faktorë të tjerë familjarë, që ai një ditë të vendoste të merrte rrugët e mërgimit. Çuditërisht zgjedhja e vëndit ku familja e tij do të emigrante ishte paksa e guximshëm, Zerlanda e Re. Aty qëndroi 5 vjet, por edhe ajo periudhë relativisht e gjatë, nuk mund të mos e bënte të suksesshëm  në disa drejtime, spëecifike për atë vend të largët, që siç shprehej ai, ishte fundi i Botës. Por edhe pse ai kishte ardhur aty po nga fundi i Botës, nuk e la sedra e shqiptarit për të mbetur njeriu i suksesit.  Falë këmbnguljes së tij, por edhe aftësisë të njeriut të palodhur, në një farë mënyre mundi të bëjë mbrekulli. Fakti që në të gjitha konkurset e kualifikimit për probleme të rëndësishme të atij vëndi, Agi Hysko u vlerësua me një sërë Çertifikatash.

Agim Hysko, për të gjithë ata që e njohën mbeti shëmbull i ndershmërisë  dhe i njeriut me dinjitet të admirueshm. Dhe njeriu që është vërtet i ndershëm, ashtu si ishte Agim Hysko, mbetet një zotëri, por mbetet aty ku është; rrallë ngjitet më lart. Ndoshta kjo ishte arsyeja, por sigurisht edhe faktorë të tjerë familjarë, që ai një ditë të vendoste të merrte rrugët e mërgimit. Çuditërisht zgjedhja e vëndit ku familja e tij do të emigrante ishte paksa e guximshëm, Zerlanda e Re. Aty qëndroi 5 vjet, por edhe ajo periudhë relativisht e gjatë, nuk mund të mos e bënte të suksesshëm  në disa drejtime, spëecifike për atë vend të largët, që siç shprehej ai, ishte fundi i Botës. Por edhe pse ai kishte ardhur aty po nga fundi i Botës, nuk e la sedra e shqiptarit për të mbetur njeriu i suksesit.  Falë këmbnguljes së tij, por edhe aftësisë të njeriut të palodhur, në një farë mënyre mundi të bëjë mbrekulli. Fakti që në të gjitha konkurset e kualifikimit për probleme të rëndësishme të atij vëndi, Agi Hysko u vlerësua me një sërë Çertifikatash.

Si për shumë mërgimtarë në Botë, ca më shumëpër shqiptarët, mënyra më e mirë për ta shtuar dashurinë që ndiejmë për vendlindjen  është të rrimë për ca kohë në një vend të huaj.Këtë provë jo pak të lehtë e kaloi edhe familja e Agim Hyskos. Një ditë të bukur  iu mbush mendja që të ktheheshin në Shqipëri. Dhe nuk u bënë pishman për këtë lëvizje. Kush ka qenë pelegrin, thoshte Agimi në biseda mes shokësh, kush e ka parë veten të degdisur nga nevoja apo dhuna, e di mirë se sa të gjata duken dhe sa sfilitëse janë mbrëmjet e kaluara në vendin e largët e të huaj.Agim Hysko kishte krijuar një familje të bukur. Bashkëshortja e tij Prof. Dr. Margarita Hysko, punoi gjatë si pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ku, ashtu si bashkëshorti, ka lënë gjurmë të një intelektualeje që çdo arritje është dhe do të mbetet fryt i punës së saj. Fryt i këtyre dy prindërve janë edhe dy fëmijët, Mark dhe Vanessa Hysko, të cilët, që të dy, janëprodukt i edukimit familjar dhe i arsimimit dhe që ecin pa frikë në ”garën” që u nxjerr përpara jeta.