Jovan Bizhyti: Prifti me kobure i Llëngës, partizani qe pas çlirimit drejtoi komitetin ekzekutiv të Pogradecit, i veshur me kamillaf dhe veladonin e klerikut

Ky ishte At Dhimitër Kokoneshi, prifti i Manastirit të Shën Marenës së Llëngës të Pogradecit, i lindur më 26 tetor të vitit 1886 në fshatin Llëngë, bir i një familjeje atdhetare me prejardhje Vllahe, i cili shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Llëngë, një fshat i madh dhe i dëgjuar ato kohë me rreth 10 mijë banorë dhe në vijim, studjoi në kolegjin e Normales së Manastirit, të cilën e përfundoi më vitin 1906. Pasi u kthye në vendlindje, filloi veprimtarinë patriotike në moshë shumë të re, duke u lidhur me lëvizjen demokratike të Fan Nolit në qershorin e vitit 1924. Në vitin 1925


Prifti me kobure i Llëngës, Dhimitër Kokoneshi, i fronëzuar Damian Kokoneshi, Kryeepiskop i KOASH-it, në vitin 1966.

Ky ishte At Dhimitër Kokoneshi, prifti i Manastirit të Shën Marenës së Llëngës të Pogradecit, i lindur më 26 tetor të vitit 1886 në fshatin Llëngë, bir i një familjeje atdhetare me prejardhje Vllahe, i cili shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Llëngë, një fshat i madh dhe i dëgjuar ato kohë me rreth 10 mijë banorë dhe në vijim, studjoi në kolegjin e Normales së Manastirit, të cilën e përfundoi më vitin 1906. Pasi u kthye në vendlindje, filloi veprimtarinë patriotike në moshë shumë të re, duke u lidhur me lëvizjen demokratike të Fan Nolit në qershorin e vitit 1924. Në vitin 1925, Dhimitër Kokoneshi nisi Seminarin e Akademisë Teologjike në Janinë të Greqisë dhe pas dy vjetësh, më 1927, u dorëzua prift nga Imzot Visarion Xhuvani, ato kohë Kryepeshkopi i parë i KOASH-it. Atë Dhimitër Kokoneshi me gradën e priftërimit, u emërua klerik në Manastirin e Shën Marenës së Llëngës.Kisha, brenda territorit të Manastirit të Shën Marenës.

NOA

Në vitin 1939, ai mori ofiqin e arkimandritit dhe ndërkohë në priftërim, mori edhe emrin, Damian. Damian Kokoneshi u shqua në tri fronte:

1-Ka marrë pjesë aktive në Luftën Nacional-Çlirimtare, ku është shquar për vendosmëri e trimëri.

2-Ka treguar aftësi organizative në drejtimin e pushtetit vendor të Pogradecit pas çlirimit të vendit në vitet 1945-46.

3-Si primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, kaloi deri me gradën më të lartë, Kryeepishkop i KOASH-it në vitin 1966.

Më 7 prill të vitit 1939, që përkonte me të premten e zezë të Pashkës ortodokse, Italia fashiste sulmoi Shqipërinë. Okupacionin fashist, Atë Dhimitër Kokoneshi e priti me indinjatë të thellë. Menjëherë thirri banorët e Llëngës dhe fshatrave për rreth, Jallës dhe Zgallës në një mbledhje, ku u vendos të dërgonin një përfaqësi në komunë të zonës së Mokrrës, për të kërkuar armë për rezistencë kundër fashizmit. Ndërkohë, një përfaqësi me priftin Kokoneshi në krye, marshoi drejtë qytetit të Pogradecit për të protestuar kundër pushtuesve fashist italianë. Por siç dihet, rezistenca e popullit në mbarë vendin, u tradhëtua nga pushteti i monarkisë së kohës, pasi Mbreti Zog, në vend t’a priste pushtuesin në krye të rezistencës së popullit, mori arratinë jashtë vendit me familjen dhe suitën e tij të oborrit, duke e lënë vendin në dorë të pushtuesve.
Manastiri dhe Kisha e Shën Marenës në Llëngë të Pogradecit.

Po kështu edhe në nëntor të vitit 1942, kur Shqipëria e pushtuar u përfshi në luftën e Dytë Botërore kundër nazi-fashizmit, banorët e Llëngës u grumbulluan në sheshin e fshatit. Të parët mbërritën fisi i gjerë i Kokoneshëve me Atë Dhimitrin në krye, më pas fisi Tonajt, Divjakësit, Blidot, Ngulajt, Rokajt, Gjokajt, Bardhollarët e tjerë. Kështu është mbledhur Llënga sa hërë që atdheu ka qenë në rrezik. Bijtë e saj patriotë e atdhetarë, kanë rrëmbyer armët për të luftuar pushtuesit e huaj. Atë Dhimitri në fjalën e tij para popullit, u tha:

-“Shqipëria po digjet! Shqipëria po përgjaket! Për ne vetëm ajo është e shenjtë! Liria e saj është mbi çdo gjë! S’ka kuptim jeta jonë pa lirinë e Shqipërisë. Kështu na e lanë amanet gjyshërit, baballarët tanë, ata burrat e rreptë, ndjesë paçin ata që nuk janë, por që u ndriçon shpirti edhe sot e kësaj dite. Më mirë një sahat në liri, se sa tërë jetën të poshtëruar, të gjunjëzuar e në robëri. Armiku do të na shkatërrojë shtëpitë, do të na mbushë kraharorët me plumba. Shqipëria na thërret, e ne duhet t’i përgjigjemi”!

Pasi folën edhe të tjerë, u zgjodh Këshilli Antifashist i fshatit: Atë Dhimitër Kokoneshi, u zgjodh kryetar, Naum Nguli sekretar, Jorgji Blido, Llazi Koliçi, Pandi Ruvina, Gori Xhorbo, Andrea Ndoti, Sotir Dhimitri, anëtarë. Të nesërmen u bë mbledhja e parë e këshillit në shtëpinë e Atë Dhimitër Kokoneshit. Më 15 gusht të vitit 1943, në Llëngë erdhi në krye të një batalioni partizanë, komisari Tukë Jakova, i cili bëri një takim me banorët e fshatit, ku ndër të tjera u tha:

-“Shtëpitë e Llëngës dhe njerëzit trima të saj, na hapën dyertë, na kanë shoqëruar e mjekuar partizanët nga një bazë në tjetrën. Nga Llënga janë regjistruar nëpër formacionet e UNÇl mbi 60 partizanë. “Prifti me kobure” i Llëngës, ndryshe nga fetarët e tjerë, e meriton të ketë vendin në radhët e njerëzve të mëdhenj të kohës, si orator, si luftëtar i vendosur për çështjen kombëtare, i dashur jo vetëm për ata që e njohin dhe ndajnë gëzimet e hallet me të, por për gjithë Mokrën, për Pogradecin, e për gjithë Armënët (Vllehët) e Shqipërisë. Njerëz trima si Atë Dhimitër Kokoneshi, bënë atë që pas tij, populli i kësaj zone të hidhej me besnikëri e guxim nëpër aksione e beteja luftarake”. (Historia dhe dokumente për figura të shquara historike, botim i Shoqatës Arumëne të Shqipërisë).
Ndërtuar në vitin 1660 dhe ristrukturuar në vitin 1754.

Duke pasur të veshur kamillafin dhe veladonin e priftit, autoritetet e kohës i kërkuan të kryente vetëm një detyrë, t’i përkushtohej vetëm fesë, pasionit të tij shpirtëror. Kështu Atë Dhimitër Kokoneshi, la kolltukun e zyrtarit si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit, dhe përqafoi udhën plot kryqe të klerikut ortodoks. Këtë zgjedhje e bëri për t’i shërbyer më mirë popullit të Pogradecit, të cilët e donin dhe e respektonin pa masë

Në zonën e thellë të Mokrës, në pikën më strategjike, në Manastirin e Shën Marenës, në muajin tetor të vitit 1943, patrioti i shquar Atë Dhimitër Kokoneshi, mblodhi luftëtarët e Luftës Nacional Çlirimtare të Llëngës e fshatrave për rreth. Fjalimi i tij enthuziasmoi bashkëfshatarët. Midis të tjerave ai u tha:

-“Burrat e mënçur të Llëngës, 193 vjet më parë, (mezi i shek. të XVIII-të), ndërtuan me kontributin e tyre këtë manastir me ndërtesa madhështore. Ata ia përkushtuan Shën Marenës, sepse ajo ka qenë një vajzë e mirë, besnike dhe e zellshme në bësimin tek Krishti. Edhe ne bijtë, nipër e stërnipër të atyre burrave të mençur, kemi vënë në jetë një amanet që na kanë lënë. E mbajtëm dhe e mbrojtëm si sytë e ballit manastirin, këtë kështjellë të shenjtë kombëtare, ndërsa sot unë mendoj të bëjmë atë që është më e madhe, më e rëndësishme, Manastirin e Shën Marenës t’a vëmë në dispozicion të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Qelat (ambjentet) e murgjërve, t’i kthejmë në spital partizan, për ata bijë të popullit që po luftojnë për çlirimin e vendit. Armiku dhe shërbëtorët e tij kanë intensifikuar sulmet kundër nesh, po na vrasin, plagosin, po na djegin e po na çfarosin bagëtinë e tjera. Këtej e tutje këtu do të zhvillohen dhe mbledhjet me Këshillat Nac.Çl. jo vetëm të Mokrës, por edhe të Gramshit, Gorës e Oparit, sepse Shën Marena është vend strategjik”.

Shkrimtari Fatmir Gjata në ditarin partizan ka shkruar:-“Më 19 tetor të vitit 1943 mbërritëm në Llëngë. Fshat mikpritës. Që aty shkuam në Manastirin e Shën Marenës, ku na priti Kryetari i Këshillit Nac.Çl. dhe komandanti i njësitit partizan, Atë Dhimitër Kokoneshi. Aty u bisedua për luftën, për nevojat materiale të ushtrisë, për municione e tjera. Qëndruam në Llëngë, në roje duke pritur që të riorganizohej Batalioni i Mokrës. Partizanët qëndruan nëpër shtëpitë e fshatarëve të Llëngës. Qëndruam atje dy ditë, sa të riorganizohej Batalioni i Mokrës. Në Shën Marenë, “Prifti me kobure”, patrioti i shquar i Llëngës, kishte marrë të gjitha masat për fjetje dhe për ngrënie të partizanëve”.
Një çetë partizane  gjatë luftës Nac.Çl.

Atë Dhimitër Kokoneshi respektohej në Mokër, jo vetëm për trimëri, por edhe për mençurinë e tij. Kjo bëri që t’i shkonin pas jo vetëm farefisi i tij, por gjithë Llëngasit, Joellsit e Zgallesit nëpër aksionet e luftimet që kryheshin në zonën e Mokrës. Papu, siç e thërrisnin të gjithë, vuri në dispozicion të Lëvizjes Nac.Çl. Manastirin e Shën Marenës, i cili u kthye në një qendër të rëndësishme të luftës. Aty u vendos dhe misioni anglez, sepse ishte vendi më i përshtatshëm strategjik. Mujazat (ambjentet) e Shën Marenës, u kthyen si fushë për zbarkimin e materialeve në ndihmë të luftës. Misioni anglez në Llëngë ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Kryetarin e Këshillit të Llëngës, Atë Dhimitër Kokoneshin.

Dhimitër Kokoneshi gjatë Luftës Nac.Çl., është shquar dhe për trimëri. Enver Hoxha në librin “Njerëz të thjeshtë” ka shkruar:-“Dy priftërinjtë kryesorë të Mokrës, Kokoneshi dhe prifti i Podgozhanit, u bënë luftëtarë me armë, partizanë me kamillaf dhe me kobure në brez”. Atë Dhimitri i Shën Marenës, shkonte në kishë me kobure në brez. Kur kryente shërbesat fetare, dikush ia mbante koburen tek dera e kishës. Si mbaronte shërbesën, dilte dhe e ngjeshte përsëri koburen në brez. Prifti patriot mori pjesë në shumë aksione, që u zhvilluan në zonën e Mokrës dhe u shqua për trimëri.

Njerëz trima si Atë Dhimitër Kokoneshi, bënë atë që, pas tij populli i kësaj zone hidhej me besnikëri e guxim nëpër aksione e beteja. Papu, e thërrisnin të gjithë, ndërsa shoqëria e ngushtë i thoshte, “Prifti me kobure”! Por ai kishte një armë më të fortë se koburja, kishte fjalën dhe besën, prandaj të gjithë e donin dhe e respektonin. Atë Dhimitër Kokoneshi, ndonëse ishte klerik, më 30 gusht të vitit 1944, pas çlirimit të Pogradecit, iu besua detyra e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit, në një situatë shumë të vështirë për vendin.

Shqipëria sapo kishte dalë nga lufta dhe duhej rindërtuar. Në atë kohë, ai këshillonte vartësit e tij:-“Duhet të mendojmë dhe të sigurojmë sa më shpejt strehën e njerëzve të qytetit dhe të fshatrave të djegura nga lufta. Duhet të mendojmë edhe për copën e bukës për popullin që vuan urie, edhe për veshjen e njerëzve, edhe për shkollën, për punishtet e artizanëve e tjera. Gjersa fituam dhe morëm pushtetin me aq sakrifica e derdhëm dhe gjak, duhet t’a çojmë Shqipërinë patjetër përpara për të mirën e lumturinë e popullit”.

Me interesimin e drejtpërdrejtë të kryetarit të ri të pushtetit vendor, Atë Dhimitër Kokoneshit, filluan reformat pa humbur kohë. U krijuan shërbimet komunale, u ngritën ndërmarrjet e furnizimit të popullsisë, filloi shfrytëzimi i minierave, u themelua ndërmarrja e përpunimit të drurit e tjera. Në janar të vitit 1945, filloi viti i rregullt shkollor në qytet dhe në 42 fshatra të rrethit të Pogradecit. Në vitin 1946 u ngritë Shtëpia e Kulturës, e cila gjallëroi jetën kulturore të qytetit të Pogradecit. Kryetari i Komitetit Ekzekutiv i veshur me kamillaf e me veladonin e klerikut, i kushtoi rëndësi të veçantë dhe zejtarisë, duke krijuar tetë kooperativa artizanale, të këpucarëve, rrobaqepësve, hekur-punuesve, ngritjen e brigadave të sistemimit dhe pastrimit të qytetit, si qytet turistik, e tjera, e tjera. Atë Dhimitër Kokoneshi, gjatë viteve që drejtoi Komitetin Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit, u shqua për aftësi drejtuese dhe komunikuese me njerërzit. Me interesimin e tij të drejtpërdrejtë, u zgjidhën shumë probleme të kohës në ato ditë të pasçlirimit.

Duke pasur të veshur kamillafin dhe veladonin e priftit, autoritetet e kohës i kërkuan të kryente vetëm një detyrë, t’i përkushtohej vetëm fesë, pasionit të tij shpirtëror. Kështu Atë Dhimitër Kokoneshi, la kolltukun e zyrtarit si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Pogradecit, dhe përqafoi udhën plot kryqe të klerikut ortodoks. Këtë zgjedhje e bëri për t’i shërbyer më mirë popullit të Pogradecit, të cilët e donin dhe e respektonin pa masë. Pas marjes së ofiqit të Arkimandritit të kishës ortodokse në vitin 1939, ndërkohë ai mori dhe emrin në priftërim, Damian. Veprimtaria e tij patriotike është vlerësuar nga instancat më të larta të vendit. Presidiumi i Kuvendit Popullor i sistemit të kaluar, e ka dekoruar me urdhërin “Ylli i kuq”, “Medaljen e kujtimit”, “Medaljen e trimërisë” e tjera. Gjithashtu nga Këshilli i Qarkut të Korçës dhe qytetit të Pogradecit, i është dhënë titulli i lartë “Qytetar Nderi”, me motivacionin:-“Për kontributin e tij të shquar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve të Qarkut të Korçës dhe rrethit të Pogradecit, si dhe rritjen e Autoqefalisë së Kishës Shqiptare. Pjesëmarrës në Luftën Nacional-Çlirimtare dhe i zgjedhur në organet e pushtetit për disa vite rreshtë”.

Në tetor të vitit 1947, arkimandrit Damian Kokoneshi, u dorëzua në gradën episkopale prej Hirësisë së Tij, Kryeepiskopit të Tiranës, Durrësi dhe të gjithë Shqipërisë, Pais Vodicës dhe Hirësisë së Tij, Kristoforit, duke u emëruar Mitropolit i Gjirokastrës, ndërsa më 1966, Hirësia e tij Damiani, u fronëzua Mitropolit i Korçës. Me vdekjen e Kryeepiskopit, Pais Vodica më 4 mars të vitit 1966, Episkopi i Korçës Damiani, u fronëzua Kryeepiskop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Emri i tij si Kryeepiskop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë u përmend për herë të parë gjatë hyrjes së madhe në meshën e datës 13 qershor 1966.

Fortlumturia e Tij, Kryeepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Damian Kokoneshi, e përballoi me urtësi mbylljen e të gjitha besimeve fetare dhe kishave, xhamive e të gjitha kulteve të tjera në vitin 1967 nga shteti komunist i asaj kohe. Sekuestrimi i librave fetarë dhe sendeve të shenjta, shkaktoi një brengë të madhe në shpirtin e Damian Kokoneshit, situatë të cilën e përballoi me shumë dhimbje!

Nga ky moment tragjik për të dhe për gjithë besimtarët e vendit, Damian Kokoneshi jetoi dhe 6 vite të tjera i mbyllur në shtëpi. Para se të ndërronte jetë më 18 tetor të vitit 1973, në moshën 87 vjeçare, ai u la amanet fëmijëve që, kryqin dhe veshjet klerikale t’ia vinin në varr, sepse pranë tyre do t’a ndjente veten gjithnjë në shërbim të Perëndisë. Me ndarjen e tij nga jeta, populli i Pogradecit humbi një nga patriotët e orëve të para të luftës, ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë humbi primatin e saj më besnik. Ai u largua nga kjo botë dhe tani prehet në paqe pranë Atit qiellor, duke na lënë imazhin e njeriut të drejtë, luftëtar e patriot i paepur dhe njeriun e përkushtuar tek Perëndia.