Kriza e besimit ndaj politikës  klienteliste, sfida më e madhe e kombit dhe debatit publik

Forum në “Telegraf” me Ing. Nako Petro Alfred Hasimaj dhe Vladimir Marku/ Interesi kombëtar kërkon institucione të forta, vendimmarrje të përgjegjshme dhe një debat publik të qytetëruar. Shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik dhe mbi të gjitha, shpopullimi janë tregues të qartë se për shumë vite politika ka menduar për vete dhe jo për popullin. Sfida më serioze është kriza e besimit në çdo sektor të jetës së vendit për shkak të korrupsionit, nepotizmit, patronazhistëve, nënvleftësimit të aftësive dhe meritave. Ndaj dhe protestat qytetare janë një nga format më legjitime të demokracisë për të shprehur pakënaqësinë , për të kërkuar transparencë, drejtësi dhe zgjidhje për problemet që prekin jetën e përditshme

 

NOA

Forum për të vërtetat e protestës dhe mënyrën e organizmit. Flasin Ing. Vladimir Marku, NakoPetro dhe Alfred Hasimaj

Kriza e besimit ndaj politikës klientelist edhe keqq everisjes  sfida më e madhe e protestuesve

Kur austriakët ndërtuan shkollën në Shkodër, mbi portën hyrëse vendosën një trekëndësh barabrinjës. Në secilën prej tri brinjëve të tij ishte gdhendur një fjalë: Atdhe – Zot – Zhvillim.

Interesi kombëtar kërkon institucione të forta, vendimmarrje të përgjegjshme dhe një debat publik të qytetëruar

Sfida më serioze është kriza e besimit në çdo sektor të jetës së vendit për shkak të korrupsionit, nepotizmit, patronazhistëve, nënvleftësimit të aftësive dhe meritave

-Shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik dhe, mbi të gjitha, shpopullimi janë tregues të qartë se për shumë vite politika mendon për vete dhe jo për popullin

– Një vend ka nevojë për prodhim, industri, bujqësi dhe aktivitete që krijojnë vlerë të shtuar e zhvillim të qëndrueshëm.

-Edhe turizmi, që konsiderohet si një nga sektorët me potencialin më të madh për zhvillimin e vendit, vazhdon të përballet me nivel të lartë informaliteti.

Protestat mes të vërtetës së problemeve të qeverisjes dhe mangësive të organizimit

Protestat qytetare janë një nga format më legjitime të demokracisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisjes, për të kërkuar transparencë, drejtësi dhe zgjidhje për problemet që prekin jetën e përditshme. Në Shqipëri nuk mungojnë arsyet që qytetarët të ngrenë zërin: kostoja e lartë e jetesës, emigrimi, korrupsioni, dobësitë në shëndetësi, arsim dhe administrimin e pasurive publike. Megjithatë, që një protestë të shndërrohet në një forcë reale ndryshimi, nuk mjafton vetëm zemërimi apo revolta spontane. Ajo kërkon organizim, objektiva të qarta, një platformë të mirëpërcaktuar dhe një shtab drejtues që të koordinojë veprimet dhe të përfaqësojë kërkesat e protestuesve. Në mungesë të këtyre elementeve, edhe protestat që burojnë nga shqetësime të drejta rrezikojnë të humbin efektivitetin, të fragmentohen ose të shfrytëzohen për interesa të tjera. Prandaj, sfida nuk është vetëm të evidentohen problemet e qeverisjes, por edhe të ndërtohet një kulturë proteste e organizuar, e përgjegjshme dhe me vizion, e aftë të prodhojë dialog dhe ndryshim real.

 

Ing.  VladimirMarku

Problemi më i madh që përballet sot Shqipëria nuk është vetëm një investim i caktuar apo një projekt i veçantë. Sfida më serioze është kriza e besimit që është krijuar pothuajse në çdo sektor të jetës së vendit. Shëndetësia, arsimi, zhvillimi ekonomik dhe, mbi të gjitha, shpopullimi janë tregues të qartë se për shumë vite diçka nuk ka funksionuar siç duhet.Ekonomia nuk mund të mbështetet pafundësisht te konsumi dhe sektori i shërbimeve. Një vend ka nevojë për prodhim, industri, bujqësi dhe aktivitete që krijojnë vlerë të shtuar e zhvillim të qëndrueshëm. Vetëm mbi këtë bazë mund të ndërtohet një ekonomi e fortë dhe konkurruese.Edhe turizmi, që konsiderohet si një nga sektorët me potencialin më të madh për zhvillimin e vendit, vazhdon të përballet me nivel të lartë informaliteti. Nuk është normale që biznese me qarkullim shumë të madh të deklarojnë të ardhura minimale. Një situatë e tillë dëmton konkurrencën e ndershme, ul të ardhurat e shtetit dhe, mbi të gjitha, cenon besimin e qytetarëve te sistemi fiskal.Kam pasur rastin të vizitoj Republikën Domenikane, në PuntaCana, një nga destinacionet turistike më të njohura në botë. Aty pashë resorte luksoze dhe investime mbresëlënëse, por njëkohësisht edhe zona ku njerëzit jetonin në varfëri të thellë. Kjo më bindi se turizmi, sado i zhvilluar të jetë, nuk garanton automatikisht mirëqenie për të gjithë.Për këtë arsye nuk jam kundër resorteve apo fshatrave turistikë të standardeve ndërkombëtare. Përkundrazi, investimet cilësore dhe zhvillimi duhet të mbështeten. Por ato duhet të sjellin përfitime konkrete për komunitetin, të krijojnë vende pune të qëndrueshme, të rrisin të ardhurat publike dhe të ndikojnë pozitivisht në ekonominë kombëtare.Ne që kemi punuar dhe njohim sektorin e naftës e shohim qartë se ai po shkon drejt tkurrjes. Pyetja që lind natyrshëm është: kush mban përgjegjësi? A është kjo një pasojë e zhvillimeve të kohës, apo rezultat i politikave të gabuara dhe mungesës së një vizioni afatgjatë për këtë sektor strategjik?Po aq shqetësuese mbetet edhe gjendja në shëndetësi. Shumë qytetarë ndihen të braktisur. Barnat e rimbursueshme shpesh mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të kostos reale të trajtimit. Kur një pensionist detyrohet të paguajë vazhdimisht nga të ardhurat e tij modeste për mjekime jetike, lind natyrshëm pyetja: ku është solidariteti social?Në të njëjtën kohë, kontrasti ndërmjet pensioneve të ulëta të shumicës së qytetarëve dhe privilegjeve të klasës politike ushqen ndjenjën e padrejtësisë dhe rrit mosbesimin ndaj institucioneve.Mungesa e transparencës, dobësimi i rolit të specialistëve në vendimmarrje dhe politizimi i administratës kanë krijuar një klimë të përgjithshme mosbesimi. Pikërisht kjo është një nga arsyet kryesore që vendi po përballet me krizë demografike, emigrim masiv dhe probleme të thella sociale.Për këtë arsye, debati për zhvillimin dhe investimet duhet të jetë serioz, i hapur dhe i mbështetur mbi fakte. Çdo projekt duhet të vlerësohet mbi bazën e transparencës, interesit publik dhe analizës profesionale. Po kështu, edhe kundërshtimi ndaj një investimi duhet të mbështetet mbi argumente dhe jo mbi gjuhën e urrejtjes apo polarizimin politik.Në fund të fundit, interesi kombëtar kërkon institucione të forta, vendimmarrje të përgjegjshme dhe një debat publik të qytetëruar, që respekton njëkohësisht zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit. Vetëm kështu mund të rikthehet besimi i qytetarëve dhe të ndërtohet një e ardhme më e sigurt për Shqipërinë.

Ing. NakoPetro

Midis protestës dhe interesit kombëtar

Protestat kundër projektit turistik në Zvërnec kanë dalë tashmë përtej debatit mbi një resort apo mbi mbrojtjen e një zone natyrore. Në shumë raste, vëmendjen nuk po e marrin më argumentet për mjedisin apo zhvillimin, por parullat politike dhe retorika e ashpër që po shoqëron tubimet. Kur në një protestë dëgjohen thirrje si “Revolucion”, “Rama në burg”, “Berisha në burg” apo madje “Vdekje tradhtarëve”, debati largohet nga çështja konkrete dhe futet në një terren të rrezikshëm polarizimi. Në një demokraci, kundërshtimi politik është legjitim, por gjuha e urrejtjes dhe demonizimi i kundërshtarit nuk ndihmojnë as kauzën e protestuesve dhe as interesin publik. Një aspekt që meriton vëmendje është edhe perceptimi ndërkombëtar që krijojnë këto protesta. Projekti i diskutuar lidhet me investime ku janë përmendur emrat e JaredKushner dhe IvankaTrump. Në këtë kontekst, është e natyrshme që një pjesë e opinionit publik të pyesë nëse kundërshtimi po drejtohet vetëm ndaj një projekti konkret apo po krijon përshtypjen e një qëndrimi armiqësor ndaj investitorëve amerikanë. Nuk mund të thuhet automatikisht se protestat janë antiamerikane, shumë qytetarë mund të kundërshtojnë projektin për arsye mjedisore ose ligjore pa pasur asnjë qëndrim kundër Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, në politikë dhe diplomaci, perceptimi shpesh ka po aq rëndësi sa qëllimi. Kur një investim amerikan kthehet në objekt sulmesh të vazhdueshme politike, krijohet rreziku që mesazhi të interpretohet ndryshe nga ai që synojnë organizatorët. Shqipëria ka qenë historikisht një nga vendet më proamerikane në Evropë. Marrëdhënia me Shtetet e Bashkuara nuk është thjesht diplomatike, ajo ka qenë një element kyç i sigurisë kombëtare, i integrimit euroatlantik dhe i mbështetjes për çështjen shqiptare në rajon. Për këtë arsye, çdo debat publik duhet të ketë kujdes që kundërshtimi ndaj një projekti të caktuar të mos perceptohet si kundërshtim ndaj partneritetit strategjik me Amerikën. Nga ana tjetër, po aq e rëndësishme është të mos identifikohet automatikisht çdo investim amerikan me interesin kombëtar. Investimet, qofshin amerikane, europiane apo të çdo vendi tjetër, duhet të vlerësohen sipas ligjit, transparencës dhe përfitimit që sjellin për Shqipërinë. Partneriteti me SHBA-në nuk përjashton të drejtën e qytetarëve për të kërkuar sqarime apo garanci për projektet që prekin territorin dhe pasuritë publike. Megjithatë, mbetet pyetja pse energjia protestuese nuk mobilizohet me të njëjtën forcë për problemet që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve korrupsionin, gjendjen e sistemit shëndetësor, nivelin e arsimit, emigracionin masiv apo kostot shpesh të debatuara të infrastrukturës publike. Këto janë çështje që ndikojnë çdo ditë në mirëqenien e shqiptarëve dhe që meritojnë po aq vëmendje sa çdo projekt turistik. Shqipëria ka nevojë për zhvillim, por ka nevojë edhe për debat kritik, ka nevojë për investime, por edhe për transparencë.,ka nevojë për protesta, por jo për gjuhë që nxit përçarje.

Zhvillimi ekonomik – themeli i forcës së një kombi

Ing. AlfredHasimaj

Kur austriakët ndërtuan shkollën në Shkodër, mbi portën hyrëse vendosën një trekëndësh barabrinjës. Në secilën prej tri brinjëve të tij ishte gdhendur një fjalë: Atdhe – Zot – Zhvillim.Ky simbol mbart një mesazh të qartë: zhvillimi ekonomik është një nga shtyllat themelore mbi të cilat ndërtohet dhe forcohet një shtet.Sot, opinioni publik shpesh e konsideron të mirëqenë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Sipas këtij këndvështrimi, problemi kryesor nuk është krijimi i pasurisë, por mënyra se si ajo shpërndahet. Në këtë logjikë, përgjegjësia bie mbi një pakicë që akuzohet se përfiton nga korrupsioni, ndërsa shumica e qytetarëve mbijeton dhe kërkon rrugëdalje përmes emigrimit.Në këtë arsyetim ka një pjesë të së vërtetës.Megjithatë, problemi themelor është më i thellë. Shqipëria nuk ka arritur ende një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të mirëstrukturuar. Burimet e saj të pasura natyrore nuk administrohen me efikasitet dhe shpesh nuk shfrytëzohen në funksion të interesit afatgjatë të vendit.Mbi të gjitha, mungon debati serioz intelektual dhe profesional për modelin e zhvillimit ekonomik që duhet të ndjekë Shqipëria. Një diskutim i tillë, i mbështetur në ekspertizë dhe vizion afatgjatë, është zëvendësuar shpesh nga përplasjet politike të ditës.Shqipëria është një vend me pasuri të konsiderueshme natyrore, me potencial të madh në bujqësi, blegtori, energji dhe turizëm. Ajo trashëgon gjithashtu një infrastrukturë të rëndësishme hidroteknike, e ndërtuar për zhvillimin e sektorit bujqësor. Megjithatë, këto potenciale nuk janë shndërruar në zhvillim të qëndrueshëm dhe në mirëqenie për qytetarët.Një shqetësim tjetër është mungesa e specialistëve në proceset e vendimmarrjes. Sot është e vështirë të gjesh inxhinierë dhe profesionistë të fushës në nivelet e mesme drejtuese të administratës publike, e aq më tepër në nivelet më të larta të politikëbërjes. Ky është një tregues se ekspertiza profesionale nuk ka vendin që meriton në drejtimin e vendit.Një shtet nuk mund të zhvillohet vetëm me retorikë politike. Ai ka nevojë për institucione të forta, për administrim të mirë të pasurive kombëtare dhe, mbi të gjitha, për vendimmarrje të mbështetur në dijen, përvojën dhe profesionalizmin.Vetëm duke i kthyer ekspertët në qendër të politikave zhvillimore dhe duke shfrytëzuar me përgjegjësi potencialet që ka vendi, Shqipëria mund të ndërtojë një ekonomi më të fortë, më konkurruese dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët.

Një shqetësim tjetër është mungesa e specialistëve në proceset e vendimmarrjes. Sot është e vështirë të gjesh inxhinierë dhe profesionistë të fushës në nivelet e mesme drejtuese të administratës publike, e aq më tepër në nivelet më të larta të politikëbërjes. Ky është një tregues se ekspertiza profesionale nuk ka vendin që meriton në drejtimin e vendit. Një shtet nuk mund të zhvillohet vetëm me retorikë politike.

Çfarë tregoi dita e 30-të e protestave?

Dita e 30-të e protestave tregoi se pakënaqësia qytetare mund të mbetet e gjallë për një kohë të gjatë kur ushqehet nga probleme reale ekonomike, sociale dhe politike. Megjithatë, ajo nxori në pah edhe kufijtë e një lëvizjeje që nuk arrin të kalojë nga reagimi spontan në organizim të qëndrueshëm.Nëse një protestë synon të ndikojë në vendimmarrje, nuk mjafton vetëm pjesëmarrja apo qëndrueshmëria në kohë. Ajo ka nevojë për objektiva të qarta, një platformë me kërkesa konkrete, një strukturë drejtuese që të marrë përgjegjësi dhe një strategji që të orientojë veprimet e saj. Pa këto elemente, edhe kauzat më të drejta rrezikojnë të humbasin forcën mobilizuese dhe të mos arrijnë rezultatet e pritshme.Dita e 28-të tregoi gjithashtu se qytetarët kërkojnë më shumë sesa slogane. Ata duan të dinë se cilat janë zgjidhjet e propozuara, cilat janë hapat që do të ndiqen dhe kush mban përgjegjësi për përfaqësimin e interesave të tyre. Një protestë fiton besueshmëri kur shoqërohet me program, transparencë dhe disiplinë organizative.Nga ana tjetër, edhe institucionet nuk mund të mjaftohen duke pritur që protestat të zbehen me kalimin e kohës. Kur pakënaqësitë lidhen me çështje si kostoja e jetesës, qeverisja, shërbimet publike apo administrimi i pasurive kombëtare, përgjigjja duhet të jetë dialogu, transparenca dhe zgjidhjet konkrete.Në fund, dita e 28-të dëshmoi një të vërtetë të dyfishtë: problemet që nxisin protestën janë reale dhe nuk mund të injorohen, por po aq reale është edhe nevoja që vetë protesta të organizohet mbi baza më të forta, me platformë, program dhe drejtim të qartë, nëse synon të shndërrohet në një faktor të vërtetë ndryshimi.