Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari shqiptar, partnerja, dëshmitare e tragjedisë

Një aksident i rëndë rrugor në provincën e Trentos i ka marrë jetën një 42-vjeçari me origjinë shqiptare.

Aksidenti ndodhi paraditen e së dielës, më 12 korrik, në zonën e Bezzecca. Viktima është identifikuar si Renis Domi, i cili prej vitesh jetonte në Concesio.

NOA

Sipas mediave italiane, Domi po udhëtonte me një motoçikletë kur u përplas me një automjet që drejtohej nga një grua 67-vjeçare.

Rreth 100 metra pas viktimës udhëtonte edhe partnerja e tij, gjithashtu me motoçikletë, e cila u bë dëshmitare e tragjedisë.

Për shkak të goditjes së fortë, 42-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesja e automjetit u dërgua në spitalin e Trentos në gjendje të rëndë.

Në vendin e aksidentit ndërhynë shërbimet e emergjencës dhe Policia Rrugore, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë