Përtej talentit në muzikë, Kida është dalluar dhe për stilin e saj në të veshur. Jo rrallë herë, këngëtarja ka eksperimentuar në klipe apo përditshmëri. Në fakt, nëse nuk do e dinim kush ishte dhe do i hidhnim një sy rrjeteve të saj sociale, mund të mendonim mjaft mirë se është një blogere mode.
Ama, Kida gjithnjë i ka qëndruar besnike tipareve brune, pavarësisht se ka provuar nuanca të ndryshme të flokëve. E kemi parë kështu:
Ose kështu:
Ose maksimumi kështu:
Tani mësohuni me idenë se Kida nuk duket më njësoj. Këngëtarja na ka surprizuar duke eksperimentuar me një bjonde platin që është tërësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.