Fier/ Të shtëna në Patos, plagoset me armë zjarri një 31- vjeçar afër fushës së sportit

380
Sigal

Një 31- vjeçar me emrin Klajdi Sulo është plagosur me armë zjarr në Patos. Ngjarja ka ndodhur afër fushës së sportit teksa Policia bën me dije se rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Ndërkohë i plagosuri Klajdi Sulo, është dërguar në spitalin e Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punonë për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Patos, Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:00, në Patos, në afërsi të fushës së sportit, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. S., 31 vjeç, banues në Patos.

31 vjeçari dodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.