Sanchez uron Ramën: Shqiptarët mbështetën në masë dërrmuese përpjekjet e Shqipërisë për BE-në

44
Sigal

Fitorja e zgjedhjeve në Shqipëri nga Partia Socialiste është uruar edhe nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.

Njëkohësisht lideri i partisë Socialiste Spanjolle PSOE, i ka dërguar urimet më të mira për fitoren më 11 maj homologut të tij shqiptar, Edi Rama ditën e sotme.

“Urime Edi Rama, për fitoren bindëse të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë dërrmuese përpjekjet për ta çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, shkruan ai në postimin e llogarisë personale në rrjetin social X.