Sipas llogaritjeve, i bie që me 207802 vota që ka PS në Qarkun e Tiranës, një kandidat që të barazojë Damianin duhet të marrë mbi 39000 vota personale.
Partia Socialiste e Shqipërisë është fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të 11 Majit, me një rezultat që shumë as e kishin imagjinuar, edhe nga radhët e vetë kësaj force politike. Janë 83 mandate, më shumë se edhe në vitin 2013 .
Një nga qarqet që ka surprizuar me rezultat është dhe Vlora. Socialistët kanë siguruar 9 mandate, një më tepër se në vitin 2021 .

Kandidati më i votuar, me më shumë se 10 mijë vota është socialisti i “tërmeteve”, Damian Gjiknuri i cili ashtu siç premtoi kur Edi Rama e la në listë të hapur, “tronditi” jugun.
Një muaj më parë, kur fushata sapo kishte nisur, Damian Gjiknuri premtoi tërmet.
“Jugu është zonë sizmike ku takohen pllakat tektonike dhe efektet politike do të ndihen. Mendoj që do të jetë më mirë se viti 2021, me çfarë shoh në terren dhe me analizën time elektorale PS do arrijë minimalisht atë që ka patur në 2021 dhe mendoj se do të jetë më lart”, -u shpreh Gjiknuri në ditët e para të Prillit.
Pa përfshirë diasporën, vetëm vota brenda vendit tregojnë se:
- PS Vlorë 53235 vota në total
- Ndërsa Damian Gjiknuri 10031 vota

Në Qarkun e Vlorës, një në 5 votues ka zgjedhur Damian Gjiknurin. Pra, 18.8% të votave të partisë. Pesha e gjykuar në raport me basenin e votuesve potencial të qarkut dhe votuesve të partisë. Sipas llogaritjeve, i bie që me 207802 vota që ka PS në Qarkun e Tiranës, një kandidat që të barazojë Damianin duhet të marrë mbi 39000 vota personale.
Gjiknuri: Faleminderit me zemër kujtdo që besoi tek PS dhe Damian Gjiknuri për Shqipërinë Europiane 2030

Damian Gjiknuri ka ndarë momente emocionuese pas fitores së Partisë Socialiste, ku ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ato që besuan PS dhe Gjiknurin. Ai shprehet: “Momente feste me shtabin tim elektoral për 10,000+ vota dhe mandatin e 9-të për Partinë Socialiste në Qarkun Vlorë Presim dhe votat e diasporës. Faleminderit me zemër kujtdo që besoi tek PS dhe Damian Gjiknuri për Shqipërinë Europiane 2030






















