Opozita nuk njeh zgjedhjet, nesër protesta në orën 17:00 te Bulevardi Zogu i Parë

Mbrojmë votën e shqiptarëve!

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, u bëri thirrje shqiptarëve për protestë masive të premten në Bulevardin e Ri në mbrojtje të votës.“Mbrojmë votën e shqiptarëve!Protestë. 16 maj, ora 17:00. Bulevardi Zogu i Parë” shkruan Berisha në median sociale. Protesta bëhet në ditën e samitit të Komunitetit Europian, për të ndërgjegjësuar opinionin ndërkombëtar për manipulimin industrial të votave.

SHBA-ja nuk duhet t’i njohë zgjedhjet e pandershme në Shqipëri

Sigal

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të mbajtura më 11 maj 2025, nuk ishin të lira. Mashtrimet zgjedhore, frikësimi i votuesve dhe korrupsioni në menaxhimin e votës së diasporës janë dokumentuar dhe raportuar nga media të ndryshme, përfshirë edhe në OSBE. Manipulimi i votës nga qeveria aktuale socialiste shënon rikthimin zyrtar të Shqipërisë në komunizëm. Komunizmi vazhdon ta përndjekë Shqipërinë, pasi pasardhësit e tij kontrollojnë çdo institucion në vend, përfshirë median. Bashkimi Europian ka qenë tepër i ngadaltë, shumë vonë dhe i paefektshëm në parandalimin e shndërrimit të Shqipërisë në Venezuelën e Europës.Shqiptarët e dinë; tani është koha që edhe bota e lirë ta dijë e të veprojë!

Ndërkohë që votat ende po numërohen, një re e zezë manipulimi dhe mashtrimi zgjedhor qëndron pezull mbi Shqipërinë, si një bombë me sahat.

Viti 2025 po duket si viti 1956, në të dyja rastet, komunistët forcuan pushtetin e tyre dhe kapën një komb.

Viti 1956 shënoi forcimin e regjimit komunist në Shqipëri. Gjatë 12 viteve të para të komunizmit, mijëra njerëz që guxuan t’i kundërviheshin regjimit u vranë. Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi më pas, Shqipëria përjetoi regjimin më agresiv komunist në Europë për edhe 34 vjet të tjera.

Viti 2025 shënon një cikël tjetër prej 12 vitesh komunizëm. Korrupsioni i përhapur, lidhjet politike me kartelet e drogës dhe censura e përhershme po shkatërrojnë vendin nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Partia Socialiste, e mbështetur nga Sorosi, shfrytëzon punësimet shtetërore për të kontrolluar qytetarët, ndërkohë që vendi përballet me shpopullim pasi të rinjtë largohen për t’i shpëtuar këtyre forcave shtypëse. Qeveria aktuale ka ndryshuar ligjet zgjedhore dhe legjislative, dhe pavarësisht votimit, ish-komunistët përfundojnë gjithsesi me shumicën. Shpëtoni Shqipërinë! Parandaloni komunizmin! Shqiptarët meritojnë të jenë të lirë!  Liberty Sentinel

Faktet tona do i çojmë në Kongresin dhe Senatin e SHBA, në Parlamentin dhe Këshillin e Evropës, pranë qeverive të vendeve të lira

Faktet e manipulimit skandaloz të votës në Shqipëri do të dërgohen “në Kongresin dhe Senatin e SHBA, në Parlamentin dhe Këshillin e Evropës”. Kështu deklaroi kreu demokrat gjatë një konference shtypi në selinë e demokratëve. Berisha: Të saktësojmë, të gjithë deklaratat janë paraprake. Ne jemi opozitë që kemi faktuar‘Ëe change dhe ëorld’ (kemi ndryshuar botën) e bëmë ne këtë, e kemi bërë, dhe e kemi tani më të mundur se kemi shumë më tepër fakte.

Ku do të thoni ju? Në të gjitha qendrat e mëdha. Në Kongresin dhe Senatin e SHBA. Në Parlamentin Evropian, në Këshillin e Evropës, në Asamblenë Parlamentare të OSBE, në ODIHR, pranë qeverive të vendeve të lira.E drejta e këtij populli do të mbrohet për votën e lirë, do mbrohet, do mbrohet.

Mbidhen drejtuesit politik të qarqeve

Gjatë fjalës me drejtuesit politik të qarqeve, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, gjatë këtyre zgjedhjeve bandat vepruan në 10 qarqe që të sillnin në Kuvend, 30 deputetë. Bandat, aty ku panë se puna e nëndheshme mund të mos realizonte objektivin, dolën haptas në shesh, në terren, në një seri bashkish, ndër të cilat në Vorë, në Peshkopi, në Mat dhe në Durrës, në Elbasan, në shumë rrethe të tjera.

Unë gjej rastin të shpreh një falenderim dhe mirënjohje ndaj të gjithë gazetarëve, të cilët me guxim, me trimëri kanë bërë publike të vërtetat, këtë aktivitet kriminal, i cili u ushtrua ditën e zgjedhjeve pa asnjë lloj kufizimi.

Pra, e vërteta është se zgjedhjet u rrëmbyen nga një narkodiktator që me një fuqi korruptive dhe që mendon se do mund të qëndrojë mbi mandatin e tij të krimit.

‘Plaçkitja, grabitja më e madhe e votës në historinë 33-vjeçare të pluralizmit politik shqiptar. Në këto zgjedhje u faktua në mënyrën më të pakundërshtueshme se sa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe pas tyre vota në krim. Pra, rrethi vicioz i krijuar në këtë narkoshtet që krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim pati në këto zgjedhje proporcione të papara ndonjëherë më parë. Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet e vitit 2025, të 11 Majit, nuk e bëri këtë fshehtas. Ai e bëri këtë publikisht duke përdorur për këtë qëllim të gjithë potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie’, theksoi Berisha.

Berisha: Lista e hapur e PD-së ka kandidatura të shkëlqyera. Ilir Meta luftohet egër nga armiku Edi Rama

Lideri i PD-së Sali Berisha deklaroi se lista e hapur e PD-së ishte me kandidatura të shkëlqyera. Sa i përket Ilir Metës, Berisha tha se atij i bëhet lufta më e egër që i është bërë njeriut ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama.”Mendoj se lista e hapur e PD-së ka kandidatura të shkëlqyera dhe e them këtë me bindjen më të madhe. Ka vajza dhe djem, burra dhe gra me një CV ndër më të admirueshmet dhe ju nuk mund të më thoni një prej tyre, pse është dhe më thoni për cilin, që unë të ju përgjigjem. Përsa i përket Ilir Metës atij i bëhet lufta më e egër që i është bërë njeriu ndonjëherë, nga armiku kryesor i votës së lirë, Edi Rama. Si është kjo, mbaje në burg që të mos fitojë. Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij. Kjo është” tha Berisha.

Akuzat për vjedhjen e zgjedhjeve/ Sali Berisha niset drejt Brukselit

Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit, një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Kryetari i PD do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU – Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar – një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota, por agjenda e tij e plotë nuk është bërë ende publike.

Raportohet se udhëtimi do të jetë brenda ditës dhe më pas ai do të kthehet për të udhëhequr protestën me sloganin: “Mbrojmë votën e shqiptarëve”.