Irena Beqiraj: Pyetja që do i bëja Ramës po të isha në vendin e Tabakut

214
Sigal

Nëse do të isha në vend të Tabakut !

Nëse sot do të isha në vend të Tabakut, e cila është ekonomiste si unë , sot Kryeministrit si njeriu që merret me politikë- bwrjen do t’i bwja vetëm një koment edhe një pyetje.

Sipas të gjitha raporteve që unë kam lexuar, djegia është një nga proceset me të shtrenjta të trajtimit te mbetjeve. Mesatarisht kostot totale për djegien e një ton mbetje në 2001 ishin 71 euro , (sipas studimeve europiane).

Sot për shkak të investimeve në teknologji edhe më të përparuara kostoja është mesatarisht 134 euro për ton.

Pjesën dërmuese të kostos së lartë të djegies e zënë elementet e mbrojtjes së ambjentit , reduktimi i emetimit të gazrave të dëmshme në ajwr .

Madje në 2014 në Copenhagen është sanksionuar një djegie që ka kushtuar 500 milion euro sepse emetonte në ajër gazra të dëmshëm, madje u konsiderua një dështim teknologjik ( lexo më poshtë).

Pyetja është si ka mundësi që kosto e djegies të një 1 toni del 51 euro nw 2017 në Shqipëri ( kosto totale e paraqitur nga koncensionari ku 29 mbulohen nga buxheti i shtetit edhe 22 euro nga shitja e energjisë edhe e skrapit)?

Si ka mundësi që djegia të bëhet me kosto kaq të ulët sic deklaron shpesh KM? A ka gjetur koncensionari ndonje metodë, a teknologji të lirë që nuk e njeh bota që mbron maksimalisht ambjentin edhe shëndetin?

Apo?

Unë si e majtë besoj tek e para! Padyshim si shqiptar altruist, i vënë nën presionin e politikanëve tanë skrupuloz, Zoto u lodh dhe kokën e përpoqi për të gjetur një teknologji të sigurt për shëndetin tone, por edhe të lirë. Madje jam kaq e majtë sa dua të besoj edhe që mund të dal me humbje i gjori duke sakrifikuar pasurinë e tij për vendin .

Për këtë arsye jam optimiste edhe mendoj që ka ardhur koha t’ua paraqesim europianwve si gjetje, ta mbrojmë si patentë inovatore, me këtë rast nuk lodhen as gjermanët e GIZ duke na dhënë mend !!!!