Flet dermatologia Blerta Gjoni: Ja si të shmangni oksidimin e produkteve të lëkurës dhe alergjitë

13
Sigal

Trendi i kohëve ka qenë dhe mbetet bukuria,e thënë ndryshe të jesh gjithmonë i ri. Por, bukuria vjen edhe me një faturë të kripur nga ana shëndetësore dhe ajo ekonomike. Kryesisht femrat shndërrohen në klientë potencialë të një çante tualeti të mbushur, që nxjerr në pah tiparet e fytyrës, duke rënë kështu pre e tregut kozmetik të rrugës që disponon variacione produktesh të markave të shtrenjta. 

Dermatologia Blerta Gjoni këshillon lexuesit e “Telegraf” që të bëhet kujdes në përzgjedhjen e produkteve që shiten në kushte të papërshtatshme pasi mund të kthehet në rrezik serioz për trupin, sidomos në rastet kur produkti oksidohet. Aroma dhe ngjyra e një produkti kozmetik janë faktorë që duhen patur në vëmendje. Por duhet të theksoj që mbrojtja e oksidimit të lipideve tek kremerat është e rëndësishme, pasi shumë prej tyre kanë jetëgjatësi të kufizuar për shkak të oksidimit të eksponentëve, gjë që mund të rezultojë në ndryshimin e tyre dhe rrjedhimisht shkakton probleme të alergjizimit në fytyrë qafë e dekolte. Kjo problematikë mund të shfaqet, edhe pas disa ditësh të përdorimit të këtyre produkteve pa e kuptuar që në fillim, se nuk është ai i duhuri për tipin e lëkurës, moshës po ashtu edhe për problemet e lëkurës që zgjedhin për t’i përdorur, në mënyrë që t’i japin zgjidhje problemeve si : aknet, njollat në fytyrë, rrudhat e para tek syri apo mbulimi i këtyre probleme me kremra tinted ( me ngjyrë).

Mund të them që përbërësit më të ndjeshëm tek kremerat janë ingrendientët si retinoli, çaji jeshil, vitamina C dhe vajra të pangopura që oksidohen më shpejt, dhe nëse nuk mbahen në kushte të duhura përdorimi i tyre shkakton probleme të alergjive të formave nga më të lehta deri të moderuara me përhapje dhe sistemike të alergjisë në zonat e kyqeve të ekstremiteteve të trupit. Përveç këtyre mund të krijojnë edhe njolla hiperpigmentimi ose akne e folikulit. Kini kujdes kur serumi i vitamines C merr ngjyrë kafe të errët, pasi tregon se serumi i është oksiduar dhe nuk do të jetë aq efektiv dhe duhet të hidhet poshtë. Parandalimi i oksidimit të kremrave dhe serumeve të kujdesit të lëkurës bëhet në disa mënyra si:

Mund të them që përbërësit më të ndjeshëm tek kremerat janë ingrendientët si retinoli, çaji jeshil, vitamina C dhe vajra të pangopura që oksidohen më shpejt, dhe nëse nuk mbahen në kushte të duhura përdorimi i tyre shkakton probleme të alergjive të formave nga më të lehta deri të moderuara me përhapje dhe sistemike të alergjisë në zonat e kyqeve të ekstremiteteve të trupit. Përveç këtyre mund të krijojnë edhe njolla hiperpigmentimi ose akne e folikulit . Kini kujdes kur serumi i vitamines C merr ngjyrë kafe të errët, pasi tregon se serumi i është oksiduar dhe nuk do të jetë aq efektiv dhe duhet të hidhet poshtë. Parandalimi i oksidimit të kremrave dhe serumeve të kujdesit të lëkurës bëhet në disa mënyra si:

1-Të zgjidhni kremëra me përmasa më të vogla nëse nuk e përdorni produktin çdo ditë.

2-Ekspozimi ndaj dritës dhe ajrit mund të shkaktojë oksidim, ndaj mos harroni të mbyllni fortë paketimin.

3- T’i mbani ato në një vend të freskët. Ruajtja në një frigorifer specifik për kujdesin e lëkurës është më e mira që mund të bëni.

4-Shmangni vendosjen e tyre direkt sapo dilni në rrezet e diellit.

5-Një mënyrë tjetër, është të kërkoni produkte me formula të qëndrueshme të vitaminës C, si acidi etilik askorbik. Këto janë më pak të prirur ndaj oksidimit.

Njohja e shenjave kremrave dhe serumeve të oksiduar dhe marrja e masave parandaluese siguron që regjimi juaj i kujdesit të lëkurës të mbetet efektiv. Nëse vëreni prishje të ngjyrës, lëngëzim të kremrave, ndjarje të pjesëve në të ngurtë dhe të lëngshme, ose tharje të produktit, mos i injoroni ato!