Ismail Xhaferri: Ngrehuni dëshmorë një cikë!

16
Sigal

Ngrehuni dëshmorë një çikë,

të shikoni ç’farë ka ngjarë,

tani s’ka më ideale,

idealet i kanë vrarë!

Ngrehuni dëshmorë një çikë,

ejani këtu me ne,

të na jepni llogari,

pse dhatë jetën për Atdhe!

Ngrehuni dëshmorë një çikë,

si në ditën e kushtrimit,

të na thoni dhe një herë

kush është dita e çlirimit!

Ngrehuni dëshmorë një çikë,

mos qëndroni si të huaj,

ngrehuni t’ju numërojmë,

cili është numëri juaj!

Ngrehuni dëshmorë një çikë,

të shikoni ç’heq vatani,

atë që i bëjnë partitë,

nuk e bëri as jermani!

 

Ngrehuni dëshmorë një çikë,

se asgjë nuk keni parë,

dhe pse me dyfeqe druri,

NATUA na bëri anëtarë!

 

Ngrehuni dëshmorë një çikë,

hop të gjithë brenda një nate,

ngrehuni, lironi tokën,

se do ndërtohen pallate!

Ngrihuni dëshmorë një çikë,

bëni paqe me jermanin,

ngrehuni sepse ju duam,

ushtarë për Avganistanin!

Ngrehuni dëshmorë një çikë,

të shikoni ç’farë ka ngjarë,

tani s’ka më ideale,

idealet i kanë vrarë!