Rama: Shqiptarët, jo më “shërbëtorët” e Greqisë, por të zotët e barabartë të kësaj shtëpie

44
Sigal

Rama i çon mesazh Mitsotakisit: Është koha e lirisë, të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë

Mes emocionesh patriotike që falin ngjyrat e flamurit kuq e zi, të cilat kishin mbushur këtë të dielë sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, kryeministi shqiptar njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dha mesazhe të forta në një fjalim historik të mbajtur në zemër të shtetit grek, në kryeqytetin e saj Athinë. Më herët me mijëra shqiptarë, më shumë se 6.000 të tillë mbushën sallën e stadiumit “Galatsi” në kryeqytetin grek ku kryesocialisti Rama nisi turin e takimeve të diasporës. Mesazhe të forta dhe kryeministri Edi Rama në fjalën e mbajtur para emigrantëve shqiptarë në Athinë. Edi Rama kujtoi të gjitha sakrificat që emigrantët kanë bërë ndër vite dhe tha se pas gjithë durimit Greqia u përket emigrantëve shqiptarë atje po aq sa u përket grekëve. Rama i kërkoi Greqisë të shfyqizoi ligjin e luftës, ndësra indirekt u duk se foli edhe për çamët ndërsa përmendi edhe pronat që duhet të rikthehen edhe në bazë të ligjeve të luftës. Në një takim plot emocione dhe duartrokitje Rama nuk nguroi të kritikonte politikën e keqe të konflikteve mes vendeve ndërsa apeloi për zgjidhje të problemeve si vende europiane.