Zhegrova në modë, klubi i Serie A interesohet për lojtarin shqiptar

33
Sigal

Një nga lojtarët më të spikatur në Ligue 1 për këtë sezon padyshim se është Edon Zhegrova. Sulmuesi shqiptar ka kontribuar në këtë edicion për Lille, duke e ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave.

Në verë, Zhegrova mund të ndërrojë mjedis dhe së fundmi vijnë të reja të rëndësishme. Florent Ghisolfi, drejtori i ri sportiv i Romës ka dhënë propozimin se lojtari në fjalë është zgjedhja e duhur për ofensivën. Një kalim në Serie A është tejet interesant për futbollistin, pasi në kampionatin italian, ai do kishte mundësi edhe më shumë për të treguar veten.