Presidentja e zgjedhur e Maqedonisë falenderon në gjuhën shqipe Presidentin e PL Meta për urimin

14
Sigal

Profesoresha universitare, Gordana Silanovska-Davkova, e cila u mbështetet nga partia e djathtë opozitare, VMRO-DPMNE, fitoi balotazhin presidencial më 8 maj, kundër kandidatit të Lidhjes Social-Demokrate, Stevo Pendarovski.

Në fjalimin e parë para opinionit, pas fitores, Silanovska-Davkova tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo partiake.

Zgjedhjet e fundit në Maqedoni janë komentuar gjerësisht edhe në vendet fshiqe si Kosovë e Shqipëri, ku ka rënë në sy roli aktiv në mbështetje të VRMRO – DPMNE i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Meta gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Korçë e Porgradec ditë më parë doli publikisht pro VMRO, dhe menjëherë pas fitores së Gordana Silanovska-Davkova i ka uruar asaj detyrën e re dhe mbështetjen e partisë së tij në funksion të paqes e stabilitetit ne Maqedoni e Rajon.

Menjëherë pas urimit të Metës, presidentja e zgjedhur maqedonase e ka falenderuar publikisht Presidentin e PL për urimin. Ajo që bie në sy është fakti se presidentja e sapozgjedhur e ka uruar Metën në gjuhen shqipër, gjë që tregon sinjale positive për faktorin shqiptar në Maqedoninë  e Veriut.

Mesazhi:

I Nderuar President Meta, Faleminderit për urimet dhe përpjekjet Tuaja të sinqerta për përmirësimin e marrëdhënieve maqedono-shiptare. Pres që me të njëjtin entuziazëm të fortë të vazhdojmë udhëtimin e dy vendeve tona drejt integrimit të plotë evropian”- shkruan Gordana Silanovska-Davkova.

Image