LSI bllokon rrugët, thirrje popullit: Mos paguani drita, ujë, taksa! Mos u nënshtroni!

271
Sigal

Është tensionuar në maksimum situata.

Policia ka dhūnuar një grup të rinjsh dhe i ka shoqëruar në komisariat.

Më pas kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ulur në mes të rrugës dhe ka bërë thirrje për akte të mosbindjes civile nga qytetarët.

Kryemadhi tha se qytetarët” nuk duhet të paguajnë taksa, të mos paguajnë ujin, të mos paguajnë energjinë”.

“Uluni aty bllokoni rrugët! Thirrje shqiptarëve, mos paguani dritat e Edi Ramës, mos paguani taksa, mos paguani ujin e Lali Erit, mos paguani asgjë. Largohuni nga burgu i Edi Ramës, mos ju nënshtroni!”, tha Kryemadhi.

“Nuk e njoh fare Edi Ramën dhe ligjin e Edi Ramës”, shtoi ajo.

Kryemadhi tha se protestat do të vijojnë.