Pulbicisti Ylli Dylgjeri: Vendi im ska stabilitet tektonik dhe politk!

358
Sigal

Publicisti dhe gazetari i njohur Ylli Dylgjeri ka reaguar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook Dylgjeri shprehet se:

Sot Sot ju vu kazma një ndërtese të kalbur, me pupulit, që ishte bëre fole minjsh. Kështu ishte katandisur në këto 30 vjet Teatri Kombetar. Në skenen e kesaj shemtire
u interpretuan kryevepra kombetare e nderkombetare

Ja postimi i plotë

Vendi im ska stabilitet tektonik dhe politk!

Sot ju vu kazma një ndërtese të kalbur, me pupulit, që ishte bëre fole minjsh. Kështu ishte katandisur në këto 30 vjet Teatri Kombetar. Në skenen e kesaj shemtire
u interpretuan kryevepra kombetare e nderkombetare. U lodhen, duartrokiten, u burgosen dhjetra aktore, regjisore, piktore e puntore te skenes. Keta ne me shume se 50 vjet krijuan ate qe quhet tradite kulturore. Nuk eshte faji i nderteses pse u la pasdore. Por ajo
qe ndodhi sot eshte jo vetem e turpeshme por edhe e frikeshme. Sot ai qe ka shkaterruar ekonomine i vuri kazmen edhe memories kulturore kombetare. Sot diktatura u çfaq jo ne formen e shtypjes; u çfaq ne formen e sarkazmes: une do t’ju jap nje theater te ri,
pa histori por ama te bukur. Sot fillon historia e artit teatral shqiptar. Protagoniste te kasej çfaqje jane: arroganca, pangopesia, injoranca dhe indiferenza.
Pati edhe trima, edhe te ndershem qe e mbrojten “baraken e artit” por u ndodhen ne vendin e duhur ne kohen e gabuar. Shumë shpejt do dëgjojmë edhe shprehjen: nuk e dinja që ishte Teatri Kombetar.

Keshtu me shkruan sot ne nje koment ne FB nje miku im me banim ne Milano. Ishte Shpetimi…nje inxhiner elektronik, lindur e banues në Tirane. Shpëtimi si djalë Tirana njeh mirë Shqiperinë dhe politiken shqiptare..
Ka vuajtur prej saj e komunisteve shqiptare.Duke e mirekuptuar mikun tim do ti shtoja komentit te Tij dhe nje kujtim nga nje udhetim pune ne Danimarke.
Në vitin 2003 kryesoja per trajnim një ekip oficerësh
të lartë policie në Kopenhagen. Një nga ditet ishte planifikuar nje guide per te njohur historine dhe traditen daneze. Gjate vizitave na njohen edhe me shtepine e pare qytetare daneze. Ishte një ndërtim i viteve 1700.
Në përfundim të vizites ciceroni pyet grupin e oficereve:
A keni pyetje?
Ra fillimisht heshtje, por pas pak u hodh me pyetje
nje nga drejtuesit e policisë së kohës.
Kam Une pyetje – tha; dua të di, po termete nuk bien ketu nga viti 1700?
Uaaaaa, mua me ra pika. Edhe ciceroni u trondit.
Pyetje shkateruese. Pasi rregulloi frymarjen, iu pergjigje prere:
Vendi im ka stabilitet tektonik dhe politik!

Kjo ishte përgjegja e danezit të stabilizuar dhe pyetja
e shqiptarit te hutuar miku im Shpetim. Ketu jeta vazhdon me inversin, pa stabilitet politik dhe tektonik…
Shkaterrimeve të termetit sot iu shtua edhe një objekt,
historisë ju hoq.