Fejzo Subashi: Vula partisë si vula e çobanit!

279
Sigal

Kjo puna e ‘vulës’ së PD- së, më kujton historinë e vulës në një fshat të Tepelenës shumë vite më parë, absolutisht në kohën e Zogut.

Paria e fshatit nuk e gjente dot gjuhën, pasi prijësi i parisë përveçse ishte ishte i pari, kishte dhe vulën. Por kjo ishte bërë problem pasi ai merrte vetë vendime dhe i vuloste se vetë e kishte vulën. Ndodhur para këtij realiteti vendosen që vulën ta mbante dikush tjetër që nuk kishte lidhje me vendimarrjen. Ndaj vendosen t’ja linin vulën dikujt që nuk ja kishte haberin nga vendimet dhe nga zgjidhjet që jepeshin për situata konkrete. Kështu ja dhanë vulën një fshatari, jo vetëm që ishte çoban, por dhe shtëpinë e kishte në fund të fshatit afër lumit, jo sipër në krye.

Por kjo zgjidhje jo vetëm që nuk zgjidhi gjë, por ju polli një problem i madh, pasi ai nuk ju jepte me vulën. Ku u thoshte, a ma dhatë vetë, tani e di une çfarë bëjë…Mbeten vendimet e fshatit pa u marrë…