Prof. Dr. Alqi Naqellari: Leku shqiptar “sfidon” lirën turke

507
Sigal

 Në rajonin tonë vërehen fenomene ekonomike që nuk përkojnë me lidhjet normale midis treguesve makroekonomik. Kjo më së shumti reflektohet në dinamikën dhe pasojat e kurseve të këmbimit në ekonomi. Dy nga monedhat që kanë pasur tendenca të ndryshme me pasoja të njëjta kanë qenë dhe janë lira turke dhe leku shqiptar.

-Si e vlerëson Turqia kursin e këmbimit dhe normën e inflacionit?

 Pavarësisht nga pasojat e Covid-19 lira turke ka njohur një zhvlerësim të dukshëm me ndikim negativ në nivelin e çmimeve të konsumit. Turqia është një vend i fuqishëm me industri e bujqësi të zhvilluar. Për vitin në vijim, 2021 parashikohet një PBB rreth 796 miliardë $ me një rritje prej 10.5% në krahasim me vitin 2020. Renditet në vendin e 21 për madhësi të PBB-se ndërsa në vendin e 11 me paritetin e fuqisë blerëse.Të ardhurat për frymë janë 9410$. Prodhimi saj bazohet në sektorin e bujqësisë  që jep 6.8% të PBB-së, industri me 32.5% dhe shërbime 60.7%. Popullsia nën nivelin e varfërisë(më pak se 5.5 dollarë për frymë) është 2.3% ndaj një popullsie prej 85.6 milionë banorë(nëntor 2021) nga 31.8% që është në Shqipëri me një popullsi prej 2.8 milionë banorë. Ka një normë papunësie 12%(korrik 2021) dhe një normë inflacioni 58.6%. Eksporton 201 mld$, kryesisht pajisje transporti, makineri, metale, veshje, mallra të elektronikës, ushqime, tekstile,plastikë etj. Vendet kryesore që eksporton janë Gjermania, Irak, Italia, USA, Franca, Francë, Spanjë etj. Importon 210 mld $ kryesisht makineritë e karburantit pajisjet e transportit,mallra gjysmë të gatshme, kimikate etj. Vendet kryesore nga importon janë Gjermania, Kina, Rusia, USA, Italia, Franca, Korea e Jugut etj. Ka një borxh publik sa 40% të PBB(2021).

Ky vend i fuqishëm, që e bazon ekonominë e vet te prodhimi me nivele të larta rritje, duke sfiduar vendet e BE-së ka problem me inflacionin. Lira turke nuk po gjen dot stabilitet megjithë masat e marra nga BQ e Turqisë. Është i vetmi tregues negativ makroekonomik që ka ekonomia turke. Ky tregues negativ, inflacioni i lartë, që vjen edhe si pasojë e zhvlerësimit të lirës turke është i lidhur me ritmin e lartë të rritjes ekonomike dhe rënien e nivelit të papunësisë. Pra, zhvlerësimi i lirës shikohet nga ekspertët turq si një nga faktorët e rritjes ekonomike, e rritjes së eksporteve dhe rënies së importeve si pasojë e rritjes së prodhimit vendas.  Pasoja pozitive e zhvlerësimit të lirës është shfrytëzuar dhe nuk e ka stepur qeverinë turke të mbajë këtë kurs. Ajo ka zgjedhur midis dy treguesve papunësisë dhe inflacionit të mbajë nivelin normal të papunësisë prej rritjes ekonomike dhe të sakrifikojë inflacionin. Zyrtarisht inflacioni në Turqi është në nivelin 21.31% por në praktikë vlerësohet të jetë deri në 60%, në një kohë kur lira turke ka humbur rreth 40% të vlerës së saj që nga muaji shtator.

Banka e Turqisë në dhjetë ditë ka hedhur tre herë valutë në treg për të frenuar rënien e lirës turke. Lira ra në 13.93 në raport me dollarin. Erdogan ka folur vetë dhe ka mbrojtur politikën ekspansioniste monetare e fiskale duke ju bërë thirrje turqve që ta kuptojnë këtë situatë, sepse do jetë e përkohëshme. “Ne si myslimanë e shohim këtë botë si një sprovë. Zoti ynë në Kuran ka thënë se do t’ju vë në provë me pak uri, me privim nga malli, nga jeta nga produktet. Jepni lajmin e gëzueshëm atyre që janë të durueshëm. Këtë e përkufizon ai”, -deklaroi presidenti turk.

Lidhja midis këtyre treguesve është normale në ekonominë turke, kur zhvlerësohet lira, rritet ekonomia, rriten eksportet dhe frenohen importet, etj. Pasoja negative është rritja e çmimeve të mallrave të importuara duke ndikur në inflacionin e përgjithshëm. Faktorët, që kanë ndikuar në këto kurse këmbimi janë realë të lidhura me ekonominë, me kërkesën dhe ofertën për valutë apo me faktorë të tjerë të brendshëm dhe nuk shihet ndonjë faktor tjetër egzogjen, i jashtëm. Pra, nuk shikohet që paraja jo legale të ketë ndonjë ndikim në këtë ekonomi.

 

Si qëndron problemi me ekonominë shqiptare dhe me kursin e këmbimit të lekut me euron?

Përse leku shqiptar ka disa vite që mbetet i mbivlerësuar ndaj euros?

Cilët janë faktorët që e mbajnë lekun të fortë? Leku shqiptar prej vitit 2015 ka ardhur vazhdimisht në mbiçmim apo mbivlerësim, aq sa ai që shikon shifrat do çuditet me këtë dinamikë të pazakontë të kësaj rritjeje dhe do shtrojë pyetjen: Kush janë arsyet që leku shqiptar ka 6 vite që vetëm mbiçmohet ndaj euros, 6 vite që ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë rritje reale të ndjeshme, pavarësisht rritjes nominale të përgjithshme të PBB. Rritje si tregues static, sepse po t’i marrim zërat me rradhë rritja si tregues nuk ka brenda investimet prodhuese dominuese, por investime jo prodhuese, nuk ka fabrika dhe uzina, por ka investime të paargumentuara në infrastrukturë. U rrit PBB-ja nga përfundimi i TAP, por cili është rezultati i kësaj rritje? Hiçgjë, asnjë lek nuk po realizohet nga përdorimi i tij. Ky investim nuk do ketë ndonjë ndikim në ekonominë shqiptare, sepse qytetet shqiptare nuk kanë infrastrukturë në apartamentet e tyre për ta përdorur, nuk kemi as uzina dhe as fabrika për ta përdorur. Ne thjesht do përfitojmë nga qirakalimi i tij nëpër teritorin shqiptar. Ku janë investimet e tjera? Në ndërtimin e banesave, në ndërtim. Këto investime nuk janë investime prodhuese, bile këto pavarësisht se janë të përfunduara ato quhen produkt i gatshëm atëhere kur shiten dhe përfshihen në PBB, ndryshe janë si mall stok në magazinat e firmave. PBB-ja llogaritet prej prodhimit të shitur.

Thuhet se janë rritur të ardhurat nga turizmi. Po si mund të rriten të ardhurat nga një zë, që nuk është zëri i PBB-së si përcaktim konkret? Shqipëria nuk ka burime të sigurta dhe të qëndrueshme legale për ta mbajtur kursin e monedhës të qëndrueshëm. Nuk mund të ketë kurs të qëndrueshëm në një ekonomi shërbimesh që bazohet në hotele, motele, bare e restorante.

“Sipas të dhënave nga INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rrit me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur kështu rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë”.

Numri i aktiviteteve që ofrojnë shërbime në bare për 100 mijë banorë në disa qytete të botës.

Number of bars për 100,000 populationDoënload CSV file.

Istanbul 2 2015
Brasília 3.5 2019
Taipei 11 2017
Moscoë 11 2018
Shanghai 11.1 2015
Singapore 12 2016
Shenzhen 13 2018
Chengdu 13 2016
Hong Kong 13 2019
Toronto 16 2018
Los Angeles 16 2018
Sydney 17 2018
Dublin 57 2017
Brussels 148 2013
Bogotá 153 2017
Seoul 186 2016
Helsinki 187 2018
Tokyo 217 2016
Edinburgh 275 2018
Rome 331 2017
Buenos Aires 366 2016

Numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë. Në vend të parë përsa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211. Numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të Monitor në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.

Edhe në vendet e Europës Veriore numri i bareve në raport me popullsinë është relativisht i ulët. Në Norvegji, për shembull, kishte vetëm 11 bare për 100 mijë banorë që jetojnë atje, në Gjermani vetëm 43, ndërsa në Belgjikë 108.

Siç shihet renditemi në vendet e para në botë për numrin e objekteve të shërbimeve. Por veç tyre vend kryesor zënë edhe collcenterat, fasoneritë, që japin rreth 40% të eksporteve. Tirana është mbushur përveç bareve me kioska, agjenci të këmbimit të valutave, me farmaci, me agjenci funeralesh etj. I mungojnë uzinat dhe fabrikat, që sigurojnë punësim të qëndrueshëm e rritje ekonomike. Nuk rritet ekonomia me sektorë shërbimesh me kioska dhe me bare, sepse realizohet rishpërndarje e të ardhurave dhe shumë pak vlerë e shtuar.

A mund të ketë qëndrueshmëri kursi në një vend ku sundon varfëria.“Ekspertët e INSTAT, Majlinda Nesturi dhe Blerta Muja gjetën se mbi 97% e familjeve nuk mund të plotësonin normat në veshje dhe ushqim standard për fëmijët deri në 16 vjeç.Gati 99,9% e familjeve pohuan se nuk plotësojnë pothuajse të gjitha nevojat e fëmijëve me rroba të reja. 99.9% e familjeve pohuan se fëmijët e tyre kanë nevoja të paplotësuara për së paku dy palë këpucë ose sandale të përshtatshme. 99.1% e familjeve pohuan se e kanë të pamundur që të ushqejnë më mish së paku një herë në ditë fëmijët e tyre. 99% e familjeve më fëmijë kanë pohuar se nuk plotësojnë nevojat.(Revista Monitor).

Thuhet se janë rritur eksportet, remitancat dhe investimet e huaja. Është e vërtetë që një pjesë e tyre janë rritur, por janë rritur edhe importet në shifra më të larta se shuma e tyre. Atëhere shtrohet pyetja me çfarë është mbuluar diferenca midis hyrjeve të ulta dhe daljeve të larta? Pikërisht përgjigja është e thjeshtë, me para nga burime jo legale. Kjo shihet jo vetëm nga shifrat absolute, siç i kemi paraqitur në tableë por edhe në lidhjen korelative të tyre:

Disa tregues makroekonomikë për vitet 2011-2020. Shifrat janë në millionë lekë

ALL/Euro Remitanca IHD Investimet e huaja direkte Export Total a+b+c  Import Total (a+b+c) – Importe. Total (a+b+c) – Importe. Ne milion euro
Y a b c d
2011 140.33 93,319.5 85,446.9 197,233.8 376,000.2 511,797.5 -135,797.3 -967.7
2012 139.04 93,852.0 90,084.0 212,119.4 396,055.4 490,088.2 -94,032.8 -676.3
2013 140.26 76,273.4 129,460.0 246,324.6 452,058.0 487,529.7 -35,471.8 -252.9
2014 139.97 82,848.2 112,158.0 129,360.3 324,366.5 440,597.6 -116,231.1 -830.4
2015 139.74 83,438.8 114,363.2 107,753.5 305,555.5 429,015.8 -123,460.3 -883.5
2016 137.36 84,407.7 131,632.1 98,033.8 314,073.6 455,554.4 -141,480.8 -1,030.0
2017 134.15 85,279.2 133,318.3 106,931.0 325,528.4 485,784.0 -160,255.6 -1,194.6
2018 127.59 85,434.3 130,779.8 125,816.5 342,030.5 492,127.4 -150,096.9 -1,176.4
2019 123.01 86,825.0 128,190.3 112,134.1 327,149.4 501,022.1 -173,872.7 -1,413.5
2020 123.77 83,287.2 110,538.3 98,168.3 291,993.9 467,103.6 -175,109.7 -1,414.8

Koeficientët e korelacionit për këta tregues makroekonomikë.

  Nk Remitanca IHD Export Re+Ihd+Ex Import
Kursi All/euro 1
Remitanca -0.33168727 1
IHD 0.301118519 -0.27641 1
Export 0.495264965 -0.05686 0.637455 1
Re+Ihd+Ex 0.408635419 -0.01861 0.848703 0.932963 1
Import 0.265392808 -0.05011 0.925936 0.784079 0.939269 1

Tabela tregon se lidhja midis kursit të këmbimit të euros me lekun shqiptar me 5 tregues ekonomikë është fare e pandjeshme. Në këtë mënyrë faktorët përcaktues të tij nuk janë të brendshëm, endogjen, por janë të jashtëm, egzogjen. Kjo reflektohet edhe në thellimin e deficitit të Llogarisë Korente dhe të Bilancit Tregëtar.

Grafiku i tregëtisë së jashtme për vitet  2016-2020

Kursi këmbimit lekë/euro 2002-2020

 

Kursi këmbimit për ditët e fundit të 2021

 

Secili që lexon dhe interpreton shifrat e tabelave dhe grafikëve e nxjerr vetë konkluzionin se kush është faktori kryesor që përcakton kursin e këmbimit të lekut në Shqipëri në raport me valutat e huaja.

 

            -Si e vlerëson Alan Greenspan këtë fenomen?

Për këtë fenomen ka folur Alan Greenspan, në librin e tij “Epoka e Trazirave”, ish kryetari i Rezervës Federale të USA për mbi 18 vjet. Çdokush mendon se paratë e ardhura jo nga rrugë ligjore e ndihmojnë vendin. Në fakt ato e profilizojnë drejtimin e shpenzimit duke lënë mënjanë degët kryesore të ekonomisë.Në këtë mënyrë nese kanë për periudha kohe të shkurtëra efekte pozitive, për periudha të gjata kohe kanë efekte tërësisht negative.

Për sëmundjen holandeze Greenspen thekson: “Si është e mundur që një bollëk i madh burimesh pasurore, si naftë, gaz, bakër, hekur dhe minerale të tjera të mos e shtojnë dukshëm prodhimin dhe pasurinë e një kombi? Është paradoksale që pjesa më e madhe e analistëve janë të mendimit se, veçanërisht në vendet në zhvillim, bollëku i burimeve natyrore ka prirjen ta ulë dhe jo ta rrisë nivelin e jetesës. Ky rrezik merr formën e një mjerimi ekonomik, që është quajtur “sëmundja holandeze”  (është përdorur për herë të parë nga revista Economist në vitet 1970 për të përshkruar problemet që përballuan industrialistët e Holandës pasi aty u zbulua gazi natyror)(f.297).

“Sëmundja holandeze” godet atëhere kur kërkesa nga jashtë për eksport ngre tej mase kursin e monedhës së vendit eksportues. Kjo ngritje e kursit të monedhës vendase i bën më pak konkuruese produktet e tjera të vendit eksportues”. Analistët i referohen shpesh këtij faktori për të shpjeguar pse vendet relativisht të varfëra në burime energjitike, si Hong Kongu, Japonia dhe Europa Perëndimore kanë lulëzuar nga ana ekonomike, por jo vende të pasura me naftë si Nigeria e tjera”(f.298).

Kursi këmbimit.“Përveç shkatërimit të vlerës së monedhës vendase, pasuritë natyrore kanë shpesh dhe pasoja paralizuese për shoqërinë. Me sa duket mirëqënia e fituar me lehtësi sjell uljen e produktivitetit… Çfarë pasojash politike ka? … “ një klikë në pushtet mund të përdorë një pjesë të të ardhurave shtetërore për të vënë në gjumë popullsinë dhe për ta larguar nga çdo përpjekje kundër rregjimit”(f.298).

Rritja e blerjeve të gazit holandez bëri që të mbivlerësohet gilderi holandez, për pasojë..” me përjashtim të gazit natyror, të gjitha mallrat e tjera holandeze humbën përparësinë e tyre relative në tregun botëror”. dhe më tej… “ Aftësia konkuruese e shitjeve në tregjet e jashtëme të mallrave holandeze (përveç gazit natyror) u ul, sepse eksportuesit mernin më pak gilder për to, duke siguruar kështu një normë shumë më të ulët fitimi ose, më saktë çmimet e tyre në dollarë ngriheshin dhe vëllimi i shitjeve të tyre pakësohej. Kjo gjendje u quajt “ sëmundje holandeze”, ndonëse Holanda e përballoi këtë problem pa tronditje të mëdha”(298) . Sëmundja holandeze prek përgjithësisht vendet në zhvillim, sepse ato janë të paafta për ta luftuar. Ndodh që bollëku i burimeve natyrore të zvogëlojë PBB-në e një vendi në zhvillim më shumë se atë të një vendi të zhvilluar. Vendet e zhvilluara kanë më shumë imunitet.

Më bukur se kaq nuk mund t’i shpjegosh pasojat e goditjes së valutës dhe mbiçmimit të parasë vendase. Ato shpjegohen me tregtinë e kanabisit, për të cilën Shqipëria cilësohet si një vend gri.