Aksident pranë Pogradecit, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat

14
Sigal

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të vendit të quajtur Guri i Kuq.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit e cila ka qenë së bashku me një fëmijë në makinë.

Sipas burimeve nga spitali mësohet se e dëmtuara është jashtë rrezikut për jetën ndërsa fëmija nuk ka pësuar gjë.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.