Xhevat Mustafa: Escobar ikën më poshtë apo më lart, si Yuri Kim…?

13
Sigal

Çështja Gabriel Escobar për mos qenien e tij së shpejti jo më në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit dhe të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor e për emërimin në një detyrë të re po në diplomaci, është bërë një “mollë sherri” mes platformës dixhitale ‘Frontliner’, me autor Vedat Xhymshitin dhe Departamentit Amerikan të Shtetit në Uashington. Prej tyre, debati është përhapur edhe në media e rrjete sociale dhe individualisht mes “filoamerikanëve” të këtyre 25 viteve të fundit dhe “antiamerikanëve” të këtyre 15 viteve të fundit…!? Grupimi që i ka shprehur shumë herët rezervat, zhgënjimet, pakënaqësitë, kritikat ndaj Gabriel Escobar, ndryshe edhe nga shumica e opozitarëve në Kosovë, nuk e fsheh gëzimin apo kënaqësinë për largimin  e tij, në formë ndëshkimi apo të një lëvizjeje tradicionale e normale në diplomaci, ka bindjen se ikja e tij, edhe sikur të vijë një sorosian tjetër, përsëri do të ketë një dozë të lehtë pozitiviteti për Kosovën! Më së shumti, me rezultate konkrete, qofshin edhe minimale, për uljen e nivelit të njëanshmërisë nga DASH në bisedimet shumëvjeçare Serbi-Kosovë e të masave ndëshkuese ndaj qeverisë së Albin Kurtit. “Filoamerikanët”, për interesa ngushtësisht partiake dhe opozitarizmi, shkojnë deri në paradoksin apo absurditetin se shprehja e qëndrimit miratues dhe e gëzimit apo kënaqësisë ndaj ikjes së Gabriel Escobarit nga posti që mban edhe për pak kohë, na qenka “antiamerikanizëm”?!
Këta e dinë fare mirë, por “po jua kujtoj” se të kesh rezerva e të shprehësh kritika ndaj disa pushtetarëve, zyrtarëve dhe diplomatëve amerikanë, nga më të lartët Biden, Harris deri tek Blinken dhe më poshtë tyre, ndaj Yuri Kim, Escobar, Christopher Hill, Jeffrey. M. Hovenier, Mathew Palmer, Grenell…, nuk do të thotë apo nuk duhet të përkthehet as në shqip e as në anglisht si “antiamerikanizëm”! Këtë e kanë bërë dhe e bëjnë në dy dhomat e parlamentit, në atë të përfaqësuesve dhe të senatit, në media dhe sheshe protestash gati gjysma e amerikanëve, më së shumti republikanë ose të pavarur, pa angazhim dhe qëndrim partiak! Njëkohësisht, edhe të mbyllesh veshë e gojë, kur ndonjëri prej zyrtarëve e misionarëve diplomatikë amerikanë mban qëndrime të hapura proserbe dhe antishqiptare, nuk është as e lehtë të kapërdihet dhe as e pranueshme të bëhet! Vërtetë jemi komb i vogël e me shumë borxhe ndaj AMERIKËS SË PARË, por jo me iu shtri ndër këmbë Yuri Kim-ëve, Ecobar-ëve, Palmer-ëve, Grenellëve…dhe sorosianëve të tjerë në DASH! Sepse, nuk mund të përjashtohet kategorikisht se në disa raste njëri apo disa nga këta diplomatë mund ta keqpërdorin për interesa ngushtësisht personale e familjare qenien zyrtarë të SHBA- së! Një nga rastet jo të paktë është edhe ai i Charles McGonigalit, i paguar për ti bërë një gjëmë politike Sali Berishës dhe opozitës shqiptare!? Nënkuptueshëm, edhe për ti zgjatur sa më shumë jetën në fronet e pushtetit miqve të tij Edi Rama, Vel iaj, Elisa Spiropali e për tu shtuar përfitimet nga bizneset shumëformëshe miqve të tyre, Agron Nezës, Dorian Duckës…

Sipas gjykimit tim, keqkuptimi për çështjen Escobar të këtyre ditëve u provokua më shumë nga vonesa e njoftimit zyrtar nga DASH, publikuar më dt. 6 prill 2024! Për më tepër, ky njoftim dhuron vetë mundësi për ta kontestuar apo për t’ia gjetur hapësirat kontradiktore, përse jo edhe të pasakta, të pasinqerta, jo serioze…!? Në këtë njoftim deklarohet me siguri se “Përkundër pretendimeve të Xhymshitit, bashkëshortja e Escobar kurrë nuk ka marrë fonde nga Ministria e Jashtme e Serbisë…!”

Sajuesi i kësaj deklarate apo i këtij njoftimi, edhe pse mban adresën dhe vulën e DASH “ka harruar” dy ekspozitat me vepra në pikturë të Elisabeth, bashkëshortes së zyrtarit diplomatik amerikan, Gabriel Escobar. E para, është organizuar më 24 shkurt 2022 dhe është pasqyruar, nënkuptohet edhe me urdhër nga lart, në shumicën e mediave të shkruara dhe radio-televizive të Serbisë. Po i referohem vetëm njërit prej tyre, konkretisht informacionit të botuar nga  Helena Đorđević, në Javni Servis.Net, më 24 tetor 2022. Për korrektesë e besueshmëri po citoj një pjesë fare të shkurtër nga informacioni i saj, në serbisht dhe në shqip.

“…Izložba nazvana “Finding a Ëay” ili “Pronalaženje načina” je rezultat privatne inicijative galeristkinje Marije Milošević iz Beograda i Elizabet Eskobar, ljubiteljke umetnosti i supruge američkog diplomate Gabrijela Eskobara, uz podršku ministarstva kulture Srbije. “…Ekspozita, e titulluar “Gjetja e një rruge”  është rezultat i një iniciative private nga pronarja e galerisë Marija Millosheviç nga Beogradi dhe Elizabeth Escobar, një dashnore arti dhe gruaja e diplomatit amerikan Gabriel Escobar, me mbështetjen e Ministrisë serbe të Kulturës…”

Nënvizimi: “me mbështetjen e Ministrisë serbe të Kulturës, përveçse nënkupton edhe rolin personal të Aleksandar Vuçiçit e mbështetjen nga Ministria e Jashtme e Serbisë, përbën edhe një përgënjeshtrim të njoftimit zyrtar nga DASH më dt.6 prill 2024, ku mes të tjerave deklarohet se “bashkëshortja e Escobar kurrë nuk ka marrë fonde nga Ministria e Jashtme e Serbisë…!”

Ekspozita e dytë e piktores Elisabeth Escobar është organizuar në SHBA, saktësisht në një galeri të njohur në Uashington, më 24 shkurt 2023, pra rreth 4 muaj më vonë. Sipas një njoftimi preferencial nga ambasada e Serbisë në Uashington dhe amplifikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, mes të tjerave, thuhet: “Ambasada e Republikës së Serbisë në Uashington dhe Qendra e Arteve ‘Anacostia’, në bashkëpunim me galerinë ‘Arti për të gjithë’ nga Beogradi, morën pjesë së bashku në projektin ‘Finding A Ëay’.Projekti është rezultat i iniciativës së galerisë ‘Arti për të gjithë’ dhe Elisabeth Escobar, bashkëshortja e Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit dhe të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftim theksohet se “Escobar dhe zëvendësambasadori serb mbajtën një fjalë përshëndetëse në hapjen e ekspozitës në në galeri të njohur në Uashington…”. Për këto dy ekspozita janë bërë kronika dhe intervista televizive e në gazeta, shumë fotografi…Pra, një jehonë e madhe, si për rrallë tjetër njeri! Sipas burimeve që i referohen Beogradit zyrtar, edhe diplomatik, edhe kryeministror, për të dy ekspozitat e zonjës Escobar ka qenë i interesuar drejtpërdrejtë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç…Gjithashtu, sipas këtyre burimeve është përhapur edhe informacioni se duke shtuar edhe blerjet “e këshilluara”, të rekomanduara apo “të urdhëruara” të pikturave më të mira e më të shtrenjta për zyra të institucioneve të larta qeveritare apo shtetërore si dhe nga bosë biznesesh “adhurues të arteve figurative”, është përllogaritur afërsisht se për këto dy ekspozita shpenzimet nga Ministritë e Kulturës e të  Jashtme të Serbisë si dhe nga Bashkia e Beogradit, për organizim, qera sallash, reklamim e propagandë, për dieta, dreka e darka, bileta avionësh…, kanë qenë në afro 3 milionë dollarë…! Merret me mend se organizatorët kanë pasur leje apo porosi nga lart për të mos u kursyer që të mbetet sa më shumë i kënaqur çifti Elisabeth dhe Gabriel Escobar!? Frute, efekte dhe rrjedhoja të këtyre dy ekspozitave të bashkëshortes, në pikun e presioneve nga SHBA dhe BE sidomos ndaj Qeverisë  dhe Presidencës së Kosovës, edhe me masa ndëshkuese për t’i detyruar të pranojnë sa më shpejt asociacionin, janë shprehur edhe në qëndrime dhe deklarime të senior apo mister Gabriel Escobarit.   Kështu, sipas një opinioni të analistit politik  Binak Maxharraj, botuar më 4 mars 2023 në “BOTA SOT”, referuar njö bashkëbisedimi virtual të Escobar me gazetarë mö 28 shkurt 2023, mes të tjerave shkruhet se  “Escobar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet…Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit….” I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se “pyetja është se sa shpejt do të formohet. Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”.
Pas këtyre dy ekspozitave, siç vë në dukje edhe Maxharraj, nga deklarimet Gabriel Escobarit, “rastësisht”,  sikur u “harruan” krimet dhe gjenocidi i serbëve në Kosovë, qenia e Aleksandar Vuçiçit si ministër i informacionit pranë Milosheviçit më 1998-1999 në luftën në Kosovë dhe kërkesa ndaj Serbisë  që ta largojë Kosovën nga kushtetuta e saj dhe t’i zbatojë marrëveshjet e tjera me qeverinë e Kosovës.

Është shumë shprehës apo domethënës edhe prononcimi më 6 maj 2024 i njohësit të çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski. Në faqen e tij në “X” Bugajski ka ndarë shkrimin e gazetarit Vudi Xhymshiti ku thuhet se Escobar “ështe shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun Prishtinë – Beograd…”. Postimi i plotë i Bugajskit është: “Nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar, që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka…”.  Duke ditur ndikimin e Xhorxh Soros në DASH, amplifikuar ndjeshëm qysh nga presidenca e parë Borack Obama më 2008 dhe përcaktues në humbjen e Donald Trump dhe “fitoren” e Joe Biden më 3 nëntor 2020, përforcuar me emërimin e Antony Blinken si numri 1 në DASH, me rekomandimin e Hilari Klinton dhe të Xhorxh Soros, siç kuptohet edhe nga deklarata e shtypit e DASH më 6 maj 2024, Gabriel Escobar largohet nga detyra që mban, por jo nga DASH. Ashtu si ish ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, edhe ai, për “sukseset dhe meritat”, pavarësisht breshrit të kritikave ndaj tij për “qëndrime dhe deklarime preferenciale dhe për njëanshmëri favorizuese” ndaj Serbisë e individualisht ndaj Vuçiçit, do të emërohet në një detyrë tjetër, me shumë gjasa paralele…Pse jo, edhe fare pak më lart apo një cikës më poshtë…!? Antony  Blinken, për të mos e mërzitur Xhorxh Soros, nuk e ka të lehtë ta flakë fare e ti thotë me bindje e zë të lartë: Rruga e mbarë!