Meta paralajmëron fitoren e VRMO ne Maqedoni: Programi ynë për Bujqësinë u aplikua me sukses nga kjo parti

13
Sigal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se partia e tij do të aplikojë në bujqësi programin e partisë maqedonase VMRO që e zbatoi gjatë qeverisjes në vendin fqinj. Meta thotë se kjo parti do të fitojë zgjedhjet presidenciale.

Reagimi:

Kënaqësi të bisedoja sot nga pranë me Doktoreshë Silvana Bajramin, e cila nga dje është Kryetare e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në Partinë e Lirisë.  Si një profesioniste e vërtetë dhe plot energji pozitive ajo do të dijë të luajë rolin e saj si pjesë e një ekipi të vendosur për të ndaluar shpopullimin, duke i dhënë mbështetjen e munguar qëllimisht fermerëve tanë.

Programi ynë për Bujqësinë dhe Ushqimin është fantastik. Ai bazohet në modelin e shkëlqyer maqedonas, në veçanti të aplikuar me shumë sukses nga VMRO dikur.

Me fitoren e VMRO të re sot dhe programin e tyre të jashtëzakonshëm për ringritjen e Bujqësisë duhet të rishikojmë në mënyrë edhe më ambicioze programin tonë duke filluar nga nesër.

Ndaj jemi të hapur për të gjithë profesionistët se kemi punë të mëdha përpara.