Konsumatorja blen muffins te marketi i lagjes, ëmbëlsirat dalin të mykura ndonëse me skadencë të rregullt!

40
Sigal

Një qytetare nga Tirana ka ndarë një përvojë shqetësuese pas blerjes së një pakete kekësh të gatshëm nga një dyqan ushqimor. Sipas saj, pavarësisht se produkti kishte datë skadence të largët, një nga kekët ishte i mbuluar me myk, duke dëshmuar qartë se produkti ishte i prishur dhe i rrezikshëm për konsum.

Në një reagim të ndarë me fotot përkatëse dhe kuponin tatimor si provë, konsumatorja apelon për më shumë kujdes nga ana e dyqaneve dhe institucioneve përkatëse. Ajo ngriti shqetësimin se disa kompani mund të jenë duke manipuluar datat e skadencës për të shitur produkte të vjetra, duke vënë në rrezik shëndetin e konsumatorëve për përfitime financiare.

Rasti kërkon reagim të menjëhershëm nga AKU dhe strukturat mbikqyrëse për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla.