1.Në skenën e jetës vlonjate është fikur prej vitesh një dritë që ndriçonte me humor, mençuri dhe shpirt të thellë popullor. Një nga ata artistë të rrallë, që dinte të qeshte me zemër dhe të na bënte të reflektonim me buzëqeshje. Ai nuk ishte thjesht një aktor ishte një tregimtar i jashtëzakonshëm, një mjeshtër i alegorisë që me një metaforë të thjeshtë dinte të trondiste mendjet. Kush mund ta harrojë tregimin e tij për 50 breshkat me qirinj mbi shpinë, që ecën natën në errësirë dhe trembën pushtuesit? Ishte ai lloj njeriu që, edhe përmes humorit, ndërtonte rezistencë. Ai fliste me gjuhën e popullit, por mendonte me thellësinë e një filozofi. Sot ai është larguar fizikisht, por rrëfimi i tij për dritën në errësirë do të ecin përherë në kujtimin tonë. Do të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e trashëgimisë së tij dhe të na kujtojnë se, ndonjëherë, mjafton pak dritë dhe shumë zgjuarsi për të zmbrapsur errësirën. Këto fjalë i përkasin artistit Gaqi Vishi.
Frymëmarrja e jetës të një aktori siç ishte Gaqi Vishi është ndërprerë shumë vite më parë”. Trualli ku prehet” nuk janë vetëm varrezat civile, por është panteoni i artit ku ai ka zënë vend.
Në mendje, ndërkaq dhe në zemër, ai gjen vend. Ashtu si të gjithë artistët dhe të gjithë krijuesit e tjerë që kërkojnë rishtazi një copë truall të ri, në zemrën e publikut. Për Gaqin aktorin e humorit vlonjatë, kjo hapësirë është më e pamatshme. Këto fjalë nuk mund të ngrenë një përmendore artistit të humorit. Dhe ngase përmendorja ngrihet me materiale të tjera, që nuk kanë si bazë shpirtin, por materien. Sa për përmendore ai e ka të ndërtuar në shpirtin e njerëzisë. Ai ishte aktori, që ngjiste me artin e tij dhimbje, gëzim, dëshpërim, ëndrra të sillte në humor kur ishe si një stinë e mërzitshme dimri. Humori i tij është ende i gjallë në buzëqeshjet dhe zemrat e vlonjatëve” është shprehur- Leka Kruta.
2.Rrëfimi për aktorin e pantonimës, “Sharlotin e Vlorës”, siç e kanë thirrur dhe që gjithmonë do të mbetet një emër në artin tonë, është një histori, që më bëri të ndalem e të mendoj. Ai ishte artisti, por që u punoi një rreng pushtuesve. Kam qenë koshient se do të duhet ta përmbledh, por shpirti i kësaj historie është shumë më e pasur se sa mund ta shprehin disa fjalë. Një mëngjes të zakonshëm, ca vite më parë, në studion e tij, Luan Toto ma rrëfeu. Ai më foli për Gaqin, për punën e tij, për pasionin që kishte për artin dhe se si, me çdo lëvizje të trupit, ai arrinte të thoshte më shumë se çfarëdo fjale. Gaqi, me humorin e tij të veçantë, një njeri që mund të bëjë të qeshësh dhe të mendojë njëkohësisht.
3… Kur isha në teatër, Gaqi na e ka rrëfyer vetë-më thoshte L.Tota. Dhe kjo histori është kështu.Vlora ka pasur udhën Vlorë-Skelë në vitin 1906. Kohë kur qyteti shtrihej në pjesën tjetër. Xhamia e Muradies, lidhej me Skelën përmes një gjurme, që nuk kishte asgjë të përbashkët me një rrugë. Paria vlonjate vendosi, që kjo rrugë të ndërtohej dhe të shtrohej me kalldrëm. Gjatë periudhës dhe deri në fund të viteve 1940 të shekullit të kaluar, rruga ishte e paasfaltuar. Pas ndërtimit të saj dhe shtrojes me kalldrëm, qyteti filloi të merrte një formë më të organizuar, edhe pse standardet ishin ende të ulëta. Dhe në krahë të majtë kur vjen nga Skela ishte një banesë. Dhe ndërkaq atje ku ishte ekspozita ishin varret. Dhe dihet se kjo hapësirë ku shtriheshin të vdekurit ngjallte frikë. Ushtarët italian kishin shumë frikë nga fantazmat ngase ishin edhe pushtues. Dhe ishin të paftuar. Kështu, që ushtarët italianë ndiheshin të izoluar, të mbyllur brenda, sepse gjithçka për ta ishte e huaj dhe e pasigurt.Dhe në rrugën e vjetër, kalldrëm i ftohtë dhe qyteti në heshtje kishte mbetur atë mbrëmje. Skela dhe Muradia, të lidhura në kohë. Por një histori e harruar që ende flitet. Ushtarët italianë, me frikë në sy. Heshtin nën qiellin e ngushtë, të errët. Ndërsa fantazmat e luftës kalojnë pa zë. Një rrugë pa asfalt, por mbushur me kujtime. Dhe varret që flasin në heshtje të thellë. Në kalldrëm të vjetër, ku frika ndalon përjetësisht. Gaqi -tregonte L.Tota, mori rreth 50 breshka dhe atë natë të errtë u ndezi breshkave në samarin e tyre , qirinj pastaj i vendosi në rrugën Vlorë- Skelë. Mirëpo italianët, që shërbenin aty kishin garnizonin e tyre të dislokuar me mjete dhe forca ushtarake. Rojet italiane, që ishin sipër në kulla vrojtuese kanë parë një ushtri me drita, që ecte krah tokës duke marshuar në bulevardin kryesor me drita ndezur. Si për çudi breshkat ecnin njëshkolonë drejt udhës, duke ndriçuar hapësirat deri në kupë të qiellit.
Dhe në atë farë nate të errtë befasisht u shfaq një ushtri e tërë. Ushtarët italian dhanë alarmin se po mërinin xhindet, pra hijet me dritë. Një lloj fantazme dhe ja mbathën drejt Vlorës me frikën që u kanosej në shpirt. Dëshmitarët e rrëfenin historinë e ushtarëve italian kur ata i braktisën kazermat nga frika e pesëdhjetë breshkave. Atyre breshkave marshimtarëve me qirinjtë në samarët e tyre, duke i pandehur ato fantazmat, që po sulmonin garnizonin e tyre.
3.Por sipas idesë time, që më gërryen shpirtin citoj dy shprehje. Gurët shqyrtojnë fortësinë. Qyteti zbulon pafajësinë. -Po artisti ku është këtu?Artisti është atje në shpirtin e një populli. Nuk është qiellor. Ngase tokësor është më shumë. Ngase tek unaza e hënës , është profili. Dua ta shpërfill dhe ta kthej sado pak prapa. Dua ta shpërfill atë konceptin, që deri më sot kryhet për ata që e kanë lënë jetën e tokës. Meqenëse njeriu i ka mbyllur në mënyrë definitive të gjitha llogarit e kësaj jete, një bilanc i bëhet. …Statistika:1550 role të luajtura në skenat e estradës. 40 role në Teatrin e Qytetit të Vlorës dhe në Kinema. “Aktori Gaqi Vishi”, monografi, shkruar nga, Bardhosh Gaçe dhe Ilirian Ali. Krijuesi vlonjat L.Cipi: Roli i parë në teatër i Gaqi Vishit e ka zanafillën 98 vjet më parë, në vitin 1927, kur artisti i madh debutoi, së bashku me vlonjatë të tjerë si Nuri Arapi, Shefqet Resuli, Ilia Peço, Pelivan Haxhiu, Panajot Papingji, Mustafa Belshi, Fani Dema, Ahmet Butja, Nazim Batalli, Toli Mato, Miti Rumbullaku, Stavri Rrapushi, Musa Gorishti, në Grupin Teatral me emrin “VLORA”. Me krijimin e Estradës Profesioniste, ai u përfshi në një veprimtari të gjerë artistike për 50 vjet pa ndërprerje, duke dhënë spektakle në qytet e në fshat, shumë herë edhe dy shfaqje në ditë, në bashkëpunim me aktorë të tjerë të talentuar, si Myqerem Ferra, Leka Kruta, Evgjeni Shtrepi, Pirro e Qirjako Sava, Vangjel Panozaqi e Nazmi Bonjaku.Nuk ka banorë të qytetit të Vlorës dhe nga mbarë vendi, që nuk e kanë njohur dhe nuk e kanë duartrokitur e dashuruar, aktorin e spikatur komik të skenës shqiptare, “Artistin e Merituar” Gaqi Vishi. Figurat e tij komike janë të gjalla e të paharruara, pse ato mbartin të vërtetën e madhe të jetës dhe ishin gjithë humor e kripë. Thënie për artin e tij. Liza Laska, Artiste e Popullit: “Individualiteti i tij i prirur drejt humorit të hollë, gjithashtu dhe drejt pantonimës, afirmoi në skenë cilësi origjinale të personalitetit të tij artistik”. Myqerem Ferra aktor “Ai ishte një shembull i gjallë artisti punëtor, që çdo ditë mblidhte material, shkruante qëmtonte nga thesari popullor i përpunonte ato dhe gdhendte karakteret e personazheve, sidomos në skeçe, parodi,kuplete,duke qënë kështu, një aktor shumëplanësh. aNazmi Bunjaku, regjisor: “Ai ishte njeri me një temperament të çuditshëm,këmbëngulës,deri sa të bindej për figurën, karakterizimin e rolit, lëvizjet skenike, të cilat i shoqëronte me një varg pyetjesh dhe u jepte gjithnjë zgjidhje optimale. Qirjako Sava, actor: “Ai është ndër mësuesit e mi të rrallë të humorit. Unë mësova prej tij përkushtimin për krijimin e figurës artistike, për gdhendjen e personazheve, për të lënë shpirtin e madh të tij në botën e bukur të artit”
4…Në çdo buzëqeshje, që ai na ka dhuruar. Në çdo moment, që ka ndriçuar ditët tona, ai ka lënë një pjesë të vetën në zemrat tona. Bëhen vite kur ai ka ndaluar së qeshuri në skenë, zërat tanë vazhdojnë të tingëllojnë me kujtimet, që ai ka ngjallur. Nuk është një lamtumirë. Sepse humori që na ka dhënë nuk do të shuhet. Por ajo, që ai ka lënë me të vërtetë pas janë kujtimet e pafundme, një pasuri që nuk do të fshihet kurrë. Pa ty, artist bota është më pak e gëzuar, por mirënjohja jonë është e pafundme.