Bashkim Koçi: Teme Vëndresha në udhën që i mësoi Babë Dud Karbunara   

-Sipas monografisë të shkrimtarit Demir Korita-

Fillimi i jetës për njerinë është jo thjeshtë çështje fati, por më së shumti rastësi, e cila lidhet kryesisht me rrethanat ku fillon të vrojtosh i hutuar gjërat që sheh, por me kalimin e viteve dhe me përvojën që fiton, je ti ai që huton të tjerët për atë që ke arritur të bësh. Kjo çka po them ka ndodhur edhe me personazhin tonë, me Teme Vëndreshën, djalin me origjinë të herëshme nga Vokopola e që vendosja e të parëve të tij në Vëndreshë ka një histori sa shqiptare, por dhe aq dramatike saqë rruga Vokopolë –Vëndreshë të jetë piketuar me pika gjaku. Nëse themelimi i fshatit Vëndreshë e Parë daton të jetë formuar në vitet 1770-1775, Temja lindi shumë vonë, më 22 prill të vitit 1892. Pra kishin kaluar disa breza nga fisi Hoxha, ardhur nga Vokopola, të cilët me hir apo me pahir ishin bërë pronarë tokash, pjesë që sipas tyre u takonte sepse e ëma kishte dalë nga dera e bejlerëve të Vëndreshës së Dytë, Zaimllarët.

Jeta e Temes qysh kur lindi nisi të ishte e shkretë. Nëna, për shkaqe të një lidjeje të vështirë, ndërroi jetë fill pas një jave. Temja mbeti jetim, pra pa nënë. Atij nuk se i mungoi kujdesi dhe dashuria e babait, Metos, por ishte tjetër gjë mungesa e nënës, i cila të do me zemër dhe jo me fjalë. Dhe ky kujdes e ky merak, që djali të ndiqte rrugën e sigurt për jetën, babai i tij bëri një lëvizje që rrallë ndodhte në ato anë. Ishte viti 1900, vit kur Temja kishte mbushur 8 vjeç. Meqë në qytetin e Beratit një nga daillarët e Temes, Brahimi, punonte si filljojtës pranë Post-Telegraf të qytetit, u vendos që ai të shkonte atje për të filluar shkollën në një nga 4-5 që funksiononin në Berat, por në gjuhën turke. Financimin për vijimin e shkollës e përballonte i ati, Metua, por dajo Brahimi ndiqte ecurinë e tij në shkollë. Fati e deshi që pas tre vjetësh, pra në vitin 1903 shkolla të mbyllej përfundimisht , gjë që do të sillte diçka që nuk pritej, të vijonte mësimet në gjuhën shqipe. Për Temen kjo çka ndodhi ishte si ai dielli që del nga retë pas shkrepëtimash e bubullimash të frikëshme. Dajua, Brahimi na paskej njohje e miqësi me Babë Dudë Karbunarën, i cili fshehurazi, në kundërshtim me ligjet e Turqisë, kishte hapur shkollë shqipe ku mësonin djem e vajza, kryesisht nga Berati, por edhe nga larg tij. “U gëzova shumë, shkruan Temja në ditarin e tij, kur më thanë se do të më çonin te mësues Babë Duda.” Ai kujton se në atë shkollë do të takonte djalin e një të afërmi nga nëna si dhe dy djem, atë të Mahmut Zaloshnjes dhe të Karafil Zaloshnjes. Në kujtimet e tij Temja ka shënuar fjalët e mësuesve të cilët i këshillonin që duke mësuar gërmat shqip duhet t’u shërbenin për të mësuar jo vetëm historinë e Shqipërisë, por edhe gjeografinë, malet, kodrat, çdo gjë që lidhej me vendlindjen e më gjërë. Duet të ketë qënë viti 1905 kur qyteti i Beratit, si në të gjtihë vendin, u përfshi nga sëmundja e kolerës, sëmundje, e cila mori shumë jetë njerëzish, por në një farë mënyre “i mori jetën” edhe shkollës të Babë Dudë Karbnarës, e cila do të mbyllej. Dhe mbyllja e shkollës do të thoshte që Teme Vëndresha të kthehej në shtëpi, atje në fshat. Sidoqoftë ai dilte nga ajo derë shkolle jo si e kishte menduar, por kishte ndryshuar dhe në një farë mënyre ky tjetërsim tek ai ishte bërë pjesë falë shkollës ku do të ishte nxënës e Babë Dudë Karbunarës. Falë librave që i ranë në dorë  gjatë atyre viteve në shkollën e Babë Dudës, Temja ishte me fat të mësonte shumë gjëra rreth problemeve që ishin bërë shqetësim i madh e patriotëve vëndas, por edhe më gjërë. Ai aty do të dëgjonte për herë të parë për lëvizjet që mbronin çështjen kombëtare siç ishin Çetat e krijuara nga Servet Zaloshnja, Lace Backa, ajo e Sulejman e Mustafa Spatharës, Ali Farmaqit, por edhe ajo që drejtohej nga dy patriotë të fshatit të tij, Tajar e Tofik Vëndresha. Temja ishte vetëm 16 vjeç kur iu bashkua çetës së fshatit të komanduar nga Asllan Banushi Çerenishti, e vetëm pas pak muajësh iu bashkangjit çetës më me emër, siç ishte ajo e Sulejman Spatharës.

Fakti që kishte qënë nxënës e Babë Dudë Karbunarës, Temja konsiderohej si më i vlerësuari, më i mençëm se të tjerët, sepse sipas tyre kishte “dy gram shkollë”. Ishin “dy gram shkollë” që të nxitej dhe të përkrahej edhe çelja e shkollës së parë shqipe në Vëndreshë në vitin 1908, ku mësuesi i parë do të ishte Ismail Shehu, edhe ai nxënës e Babë Dudë Karbunarës. Është një fakt i pamohueshëm së nxënësit që kishin dalë nga dora e Babë Dudës siç ishin, veç Ismail Shehut, edhe Daut Shehu e Braho Ibro, i jepnin forcë e shtysë për të mbetur qëndrestarë si anti regjimit turk. Ata nuk ishin vetëm “me dy gram shkollë”, por falë kontakteve dhe njohjeve me autoritete të lëvizjve per liri e pavarsi, përbënin kontgjentin më të besueshëm për t’ju bërë thirrrrje të rinjëve për t’ju bashkuar strukturave të çetave të porsa formuara në të gjithë teritorin e Skraparit. Ishte kjo frymë, e cila po zinte gjithnjë e më shumë kundërshtimin e urdhrave që vinin nga Turqia  . Kur dajua i Temes, Zenel Shehu i bëri atentat Bimbashit, i cili kërkonte me forcë të rekrutonte djem të rinj për t’i çuar nizamë, shënohet si rasti i parë i cili  nxiti të realizohej një takim me banorët e fshatrave Vëndreshë, Spatharë e Valë, nën drejtimin e Tofik e Tajar Vëndreshës ku u miratuan edhe vendimet e Komitetit të Manastirit dhe të atij të Frashërit. Pas këtij vendimi Temen e gjejmë të rrjeshtuar përfundimisht në Çetën e Sulejman Spatharës ku aty do të gjente edhe shokët si Bido Buzuqi, Daut Bregu, Asllan Sevdari, Teme Boçi, Xhaferr Arapi, Xhemal Gega, Hamit Kushova etj. Ishin po këta djem, Temja, Dauti e Ismaili, të cilët, krahas veprimtarisë luftarake në Çetë, filluan t’u mësonin luftëtarëve jo vetëm alfabetin shqip, por edhe vjersha patriotike e atdhetare të Naimit të madh. Këtë gjë, gati në të gjithë veprimtarinë e Çetave që vepronin në Skrapar e në kufijtë me zonat fqinje, e bënin në mënyrë të organizuar, duke kombinuar goditjet në terren. Këtë shembull na i sjell Teme Vëndresha, i cili  me ato “dy gram shkollë” ka shënuar se Çeta e Sulejman Spatharës me ato të Tofik e Tajar Vëndreshës, të Ali Farmaqit-Çepanit, në bashkëpunim me njëra-tjetrën  kryen veprime luftarake kundër  forcave turke në Bubës të Përmetit,, në Tartoninë, në Kokojkë të Frashërit e deri në Ujtë e Zi. Teme Vëndresha në të gjitha përballjet me forcat turke nuk u gjend asnjëherë i papërgatitur, që do të thoshte  se ai i kishte marrë dozat e të qënit trim. Ishte koha kur Turqia kishte dalë zbuluar si fuqi ozurpuese ndaj kombeve, siç ishte e dukëshme, madje e hapur ndaj popullit shqiptar.  Ishte viti 1911 kur Ismail Qemali mori rrugën për në Cetinë, në përkrahje të kryengritjeve të malësorve e më pas, më 23 qershor të atij viti, me iniciativën e tij organizoi një mbledhje e ku u formulua “Momeradiumi i Gërçes”. Aty lëshohej thirrja se e vetmja rrugë shpëtimi ishte Kryengritja e Përgjithshme. Skrapari, në përgjigje të kësaj thirrjeje, në pranverën e vitit 1912 organizoi në Çorovodë, Kuvëndin e Skraparit. Në këtë kuadër u organizua edhe Kuvendi i Sinjës. Dikush mund të pyes: Ç’lidhje ka Teme Vëndresha me këto ngjarje që sapo sollëm si fakte historike?  Temja me shumë shokë të tij, me ata që u kish mësuar shqip Babë Dudë Karbunara,  iu ngarkuan si detyrë, madje shumë e rëndësishme, që të përcillnin fshat më fshat, tek çdo person që dallohej për t’u bërë pjesë e lëvizjes dhe më tej të sqaronin përmbajtjen e vendimeve të marra. Pas këtyre përpjekjeve dhe koordinimit të përpiktë të të gjitha punëve u arrit që më 12 gusht të vitit 1912 të çlirohej Çorovoda dhe në vënd të flamurit turk të vendosej flamuri i Çetës të Lace Backës. Çdo ngjarje, në veçanti ato që lidhen me fate kombesh, mbahet mend dhe hedh dritë në faqe të shkruara për t’ua përciellë brezave. Teme Vëndreshën vetëm ata “dy gram mend” që mori nga Babë Dudë Karbunara, na i sjell ditët përpara 28 Nëntorit, ato kur Çetat e Skraparit u bënë bashkë për t’u gjendur në Vlorë dhe ditë kur u shpall Mëvetësia nga Ismail bej Qemali, të ishin aty pranë Plakut për t’i puthur ato duar që ngritën Flamurin e po në atë mjedis festiv të mbledhur nga të gjithë trojet e Shqipërisë, të shtrëngonin fort, ta fusnin në gji, për ta patur si bekim. “Para se të largoheshim, doja të kasha një kujtim nga ato ditë historike, kujton Teme Vëndresha. Shkova tek roja ku ishin vendosur flamujtë dhe u thashë të më jepnin një flamur si symbol i kësaj dite të shenjtë. Roja më pyti: Nga je? I thashë: Jam nga Skrapari. Ai më pyeti: Luftëtar? Po, i thashë, luftëtar i Çetës të kapedan Sulejman Spatharës, qysh në vitin 1908. U gëzua shumë, pastaj më përqafoj e më tha: Merre këtë flamur dhe ruaje se është gjaku i patritëve e dëshmorëve që sollën mëvetësinë e Shqipërisë.” Edhe si kuriozitet për lexuesin e këtyrë rradhëve ai flamur ruhet ende. Është përciellë nga i biri i Temës, Metua. Së pari u ruajt në sepetën e nusërisë  nga Shega, më pas nga e shoqja, Razia dhe së fundi ruhet nga nusja e djalit të vogël, Minekua. Për Teme Vëndreshën vazhdimësia dhe pjemarrja në të gjitha çështjet që kishin të bënin me fatet e vëndit, nuk do të kishte në asnjë çat hamëndje për t’u tërhequar. Pas shpalljes së Pavarsisë, në vitet kur vëndit fqinjët iu sulën si çakenj, për ta coptuar e për të marrë sicili nga një copë, ashtu si e kishin planifikuar, Temja iu bashkangjit forcave që komandoheshin nga Riza Cerova. Në këto rrethana Temja ishte vënë në shënjestër sa një ditë do ta arrestonin dhe bashkë më dy shokë, po kaq të vendosur, i dërguan në burgun e Gjirokastrës. I torturuan, i masakruan, u bënë presione psikologjike nga më të pabesueshmet sa një mëngjes, plot pas gjashtë muajësh, iu mbush mendja për t’i  liruar. Sidoqoftë Teme Vëndresha kishte fituar emër të mirë, emër që një ditë do të interesohej dhe do ta takonte edhe Riza Cerova për ta angazhuar në problemet e shumta që ishin bërë pjesë e luftës të përmasave kombëtare.

Nga ky takim e deri në fund, Temja mori pjesë në të gjitha aksionet luftarake, të cilat, vrasja e pabesë e Riza Cerovës nga afijet e mbretit Zog, menjëherë pas dështimit Kryengritjes së Fierit, do të binin në duar të sigurta, ato të lëvizjes N-Ç. E meqë jemi në këtë periudhë, po sjellim faktin që Temë Vëndresha do të ishte ndër të parët në përgjigje të thirrjes të sekretarirt Politik për Berat-Skrapar, Kahreman Yllit, për të formuar celulën e partisë më 20 Maj të vitit 1943. Aty, veç shumë patriotëve merrte pjesë edhe Zylyftar Veleshnja. Në kujtimet e shkruara, Temja sjell ngjarje e episode nga përplasjet me drjetuesit e Ballit Kombëtar, Kadri Cakrani e Xhelal Staravecka ku ky i fundit, thuhet për qejfmbetje, ishte larguar nga Br. e I-rë Sulmuese. Si hakmarrje ndaj forcave partizane, kohë kur LANÇ ishte shtrirë në të gjithë Skraparin, u ndërmor një operacion në shkallë të gjërë në zonën Berat-Paraspuar-Ujtë e Zi, Therepel e Vëndreshë kundër këtyre bazave antifashiste. Ndër 15 burrave të arrestuar, për të cilët kishin marrë vendim për t’i pushkatuar, ishte edhe Temja. Fati e solli që pas ndërhyrjes të një plake, gruaja e Syti beut, e cila bëri një akt burrëror për të shpëtuar jetën e 15 burrave të asaj zone, e ndër ta edhe Teme Vëndresha. Vitet kishën bërë të tyren dhe Temja edhe pse i kishte kaluar të 50-tat dhe ishte bërë me gjatë fëmijë, më i vogli vetëm 2 vjeç, me një vendosmëri të rrallë, në një ditë Maji nxorri nga vëndi armën ku e kishte fshehur qysh nga lufta italo – greke, dhe pa e mbajtur frymën iu bashkua Br. 7 S. me komandant batalioni Neshat Hysin. Qëndroi në rrjeshtat partizane deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ishte 5 korriku i vitit 1983 kur Teme Bregu-Vëndresha të ndahej nga jeta në moshën 91 vjeç.

NOA