Skandal korrupsioni, ish-zv.ministrit i zbulohen 20 mln dollarë dhe 5 kg ar të fshehura në muret e shtëpisë

Autoritetet irakiane kanë sekuestruar rreth 20 milionë dollarë në para të gatshme dhe 5 kilogramë ar gjatë kontrollit të banesës së ish-zëvendësministrit të Naftës për Çështjet e Rafinerive, Adnan al-Jumaili.

Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor të Irakut, paratë ishin futur në shishe plastike uji dhe ishin fshehur brenda mureve të shtëpisë së ish-zyrtarit në Tikrit.

Sigal

Shuma e sekuestruar përbëhej nga rreth 25 miliardë dinarë irakianë, me vlerë afërsisht 20 milionë dollarë, si dhe 1 milion dollarë të tjerë në valutë amerikane. Gjatë operacionit u gjetën gjithashtu rreth 5 kilogramë ar.

Al-Jumaili ishte arrestuar më herët nën dyshimet për korrupsion, marrje ryshfeti dhe përvetësim fondesh në kontratat shtetërore për ndërtimin dhe rehabilitimin e rafinerive të naftës.

Hetimi ka çuar në arrestimin e disa punonjësve të Ministrisë së Naftës, ndërsa autoritetet po vazhdojnë kërkimet për pasuri të tjera që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme