200 të vdekur nga lufta me Palestinën/ Përse Izraeli është “i fiksuar” me rrjetin e tuneleve të Gazës?

167
Sigal

Ushtria izraelite tha të hënën se kishte shkatërruar 15 km (nëntë milje) tunele të përdorura nga Hamas dhe grupe të tjera militante në Rripin e Gazës. Sistemet e tuneleve të përdorura nga luftëtarët xhihadistë kanë qenë prej kohësh një objektiv i rëndësishëm për sulmet ajrore izraelite.

Ndërtimi i tyre filloi gati dy dekada më parë, përgjatë kufirit me Egjiptin, në mënyrë që të kontrabandonin armë dhe mallra të tjerë. Që atëherë, tunele janë gërmuar gjithashtu nën kufirin Gaza-Izrael duke lejuar Hamasin dhe luftëtarët e Xhihadit Islamik të dalin pas rojeve kufitare Izraelite.

Sistemet nëntokësore mbrojnë strukturat e komandës së militantëve ndërsa luftëtarët e tyre kryejnë operacione kundër forcave izraelite. Shumë prej tuneleve janë të thellë deri në 20 metra dhe janë të ndërlidhura me hapje të shumta të maskuara për të dalë mbi tokë në vende të ndryshme. Për ta mbajtur sistemin të fshehur, hyrjet ndodhen kryesisht në katin e poshtëm të shtëpive, xhamive, shkollave ose ndërtesave të tjera publike.