Gjendje e jashtëzakonshme në Kumanovë, mungojnë ushqimet

516
Është mbledhur sot Këshilli i Emergjencave në Kumanovë i cili ka vendosur shpalljen e gjendjes së emergjencës vetëm në qytetin e Kumanovës. Këshilli ka vendosur që të mbyllen shkollat, kopështet dhe çerdhet për një periudhë të pacaktuar. Po ashtu burime nga Kumanova bëjnë me dije se kanë mbërritur tashmë edhe njësitë e OSBE në Kumanovë por nuk dihet ende nëse këto forca do të hyjnë në brendësi të zonës apo jo. Si pasojë e përleshjes së djeshme ka mbetur i vrarë një polic i etnisë shqiptare si dhe është plagosur një tjetër. Polici i vrarë është Isamedin Osmani dhe polici tjetër shqiptar i plagosur është Besnik Bela. Kumanova është zgjuar sërish sot nën të shtënat e fuqishme të armëve të kalibrit të rëndë. 
Ora 15:45 Publikohet video e arrestimit të pjesëtarëve të grupit të armatosur
Mediat dhe rrjetet sociale kanë publikuar video të momentit të arrestimit të disa pjesëtarëve të grupit të armatosur
Ora 15:20 Ushtria maqedonase tërheq autoblindat e dëmtuar
Pa rënies së qetësisë në Kumanovë ushtria maqedonase ka filluar të tërheqë edhe mjetet e përdorura. Në pamjet e siguruara dallohet tërheqja autoblindat e dëmtuara.
Ora 15:00 Kumanovë, shpallet gjendja e emergjencës, mbyllen shkollat, mbërrin edhe OSBE
Është mbledhur sot Këshilli i Emergjencave në Kumanovë i cili ka vendosur shpalljen e gjendjes së emergjencës vetëm në qytetin e Kumanovës. Këshilli ka vendosur që të mbyllen shkollat, kopështet dhe çerdhet për një periudhë të pacaktuar. Këto masa vijnë pas sulmeve të djeshme dhe situatës së krijuar. Ndërkohë mediat shqiptare në Maqedoni raportojnë se ka një mungesë të theksuar të bazës ushqimore pasi të gjitha dyqanet janë mbyllur. Po ashtu burime nga Kumanova bëjnë me dije se kanë mbërritur tashmë edhe njësitë e OSBE në Kumanovë por nuk dihet ende nëse këto forca do të hyjnë në brendësi të zonës apo jo. Edhe dje me ndërmjetësimin e OSBE është bërë e mundur që të dorëzohet një grup prej 20 sulmuesish. Sipas zëdhënësit të policisë Ivo Kotevski, janë vrarë 8 policë dhe 14 pjesëtarë të grupit të armatosur, të cilët ai i ka quajtur “persona me uniformë”. Ai ka thënë se në mesin e tyre është njohur Xhafer Zyberi nga Gjakova. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë edhe më shumë viktima. Sipas Kotevskit janë dorëzuar në polici mbi “30 terroristë” në mesin e të cilëve ka thënë se është edhe një shtetas shqiptar.
Ora 13:00 Ivanov mbledh Këshillin e Sigurimit, fton Thaçin, Ahmetin dhe Zaev
Presidenti Ivanov lidhur me ngjarjet në Kumanovë do të mbledhë sot Këshillin e Sigurisë ku ka ftuar edhe liderët e partive kryesore politike.
Presidenti George Ivanov për sot pasdite ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku pritet të diskutojë zhvillimet në Kumanovë.
Në këtë mbledhje përveç anëtarëve të Këshillit janë thirrur edhe liderët e partive më të mëdha në vend, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Ivnov do të japë një deklaratë në lidhje me situatën e krijuar.
Në përbërje të Këshillit të Sigurisë janë edhe vetë kryeministri Nikolla Gruevski, kryetari i parlamentit, ministri i brendshëm, ai i jashtëm dhe ministri i mbrojtjes si dhe tre anëtarët tjerë, Naser Sejdini, Flora Kadriu dhe Veli Kreci. 
Ora 12:40 Nikolla Gruevski shkon të takojë të plagosurit në spital
Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski sot ka vizituar policët e plagosur në Klinikën e Shkupit. Gruevski ka qëndruar pranë të plagosurëve duke i inkurajuar ata dhe duke i shprehur mirënjohje.
Deri tani numri i policëve të plagosur raportohet të ketë kaluar mbi 20 persona. Por nga ana tjetër, detaje zyrtare pritet të jepen gjatë konferencës së sotme për media të MPB-së të paralajmëruar për orët e pasdites.
gruevski
Ora 12:10 Përgënjeshtrohet lajmi për vdekjen e policit të dytë
Mediat kanë përgënjeshtruar sërish lajmin për vdekjen e policit të dytë shqiptar duke postuar një foto nga spitali ku ai po kurohet. Sipas mediave maqedonase Besnik Bela është plagosur lehtë dhe po merr mjekimin në spital.
spital
Ora 11:00 Dy prej policëve të vrarë janë shqipëtar
Mediat maqedonase bëjnë me dije se numri i policëve të vrarë gjatë përleshjes së djeshme në Kumanovë ka arritur në 7 dhe se dy prej policëve janë të etnisë shqiptare. Bëhet fjalë për Isamedin Osmanin dhe për Besnik Belën. Që të dy shqiptarët shërbenin pë njësitet maqedonase.
Ora 10:00 Video/ Banorët e Kumanovës kritika deputetëve të BDI, Ali Ahmeti tradhtar
Banorët e Kumanovës kanë pritur me reagime të ashpra dy deputetët shqiptarë të BDI-së, Mervan Xhemalin dhe Rexhail Islamin. Ata kanë kërkuar që deputetët të ndërhyjnë për të evakuuar civilët që vazhdojnë të jenë në rrugët e lagjes “Trimat” në Kumanovë. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre me tona të ashpra pasi sipas tyre situata që po përjetojnë është mjaft kritike. Shqiptarët e Kumanovës e kanë akuzuar Ali Ahmetin për tradhti pasi ai është në të njëjtin koalicion me Nikolla Gruevskin. 
Ora 09:00 UÇK publikon videon me të shtënat në Kumanovë dje
UÇK ka publikuar një video në të cilën dëgjohen të shtënat e armëve gjatë sulmit të djeshëm në Kumanovë.
Ora 8:50 UÇK Kundërshton ministren e brendshme: Nuk jemi “grup terroristë”
Grupi i armatosur që ka marrë përsipër sulmin në Kumanovë ka theksuar se është Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Ky grup ka dalë sot edhe me një deklaratë, përmes se cilës konfirmon pjesëmarrjen në konfliktin e armatosur me forcat policore maqedonase, por mohon të jenë “grup terrorist”, siç i ka cilësuar ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.
Ja komunikata e publikuar nga UÇK:
Në këtë kohë të vështirë letrat janë hapur me shtetin policor antidemokratik të IRMJ.
Konflikti i armatosur në qytetin e Kumanovës, dhe rrethinat e tij është një reagim i vendosur i strukturave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe jo “i grupeve terroriste”, sipas variantit zyrtar të Ministrisë së Brendshme të IRMJ.
Deklarimet e Jankullovskës janë të sakta për dëmet që kanë pësuar forcat e saj kriminale. Rezultojnë 5 policë të vrarë dhe mbi 20 të plagosur. Kjo është pasoja e reagimit tonë të ashpër, të cilin nuk do ta ndalim në ditët që vijnë.
Jankullovska tu vërë emrin e vërtetë “të arrestuarve” pas “dorëzimit të tyre”, të mos mashtroje opinionin e vëmendshëm shqiptar dhe më e pakta, t’i kthejë edhe një herë prapa ata civilë të paguar dhe t’i veshë me uniformën ushtarake.
Ne hedhim poshtë me përbuzje këtë inskenim të turpshëm dhe amator, pre e të cilave janë bërë një numër i madh portalesh dhe gazeta e agjenci lajmesh, të cilat në mënyrë jo profesionale janë përpjekur të dezinformojnë opinionin shqiptar. Jemi mësuar me veprime e qëndrime të tilla policore në një qeveri policore.
Mashtrimi sipas versionit zyrtar të Ministrisë së Brendshme të IRMJ tregon qartë frikën që ka kapur strukturat shtetërore, përballë reagimeve tona dhe valës në rritje të protestave paqësore të shqiptarëve kudo, brenda dhe jashtë IRMJ. Mbështetja e vëllezërve tanë brenda dhe jashtë territoreve shqiptare është e ndjeshme dhe vazhdon të jetë në rritje.
Shtabi i drejtimit bën me dije se, forcat tona janë plotësisht të organizuara në zonën e tyre të aksionit, të disponueshme dhe të afta, me mjete të mjaftueshme që të vazhdojnë luftën kundër strukturave kriminale të shtetit të IRMJ. Shpifjeve “zyrtare” të Jankullovskës u doli ngjyra edhe në këtë rast.
I bëjmë me dije qeverisë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, larg fjalëve diplomatike të pavlera për këtë situatë, të kthejnë vëmendjen me reagimin pozitiv drejt organizatave ndërkombëtare europiane, për ndaljen e dhunës policore mbi popullsinë civile të pafajshme.
Ne nuk do të mbajmë më përgjegjësi për ata shqiptarë që vazhdojnë të qëndrojnë brenda strukturave policore dhe ushtarake të shtetit të IRMJ.
Strukturat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare janë në mbrojtje të popullatës dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe rrinë larg vatrave të përplasjes me armë.
Të gjithë bashkë, kundër shpifjeve, gënjeshtrave, përçarjes dhe akuzave pseudopatriotike, me besim se do ta rrëzojmë këtë regjim kriminal, për ti hapur rrugën lirisë dhe dinjitetit kombëtar”, thuhet në komunikatën e nënshkruar siç nënvizohet nga zëdhënësi Gostivari. 
Ora 07:00 Rinisin të shtënat në Kumanovë
Mediat maqedonase shkruajnë se situata është e tensionuar dhe po vazhdon prania e shtuar policore kryesisht e përbërë nga njësitë speciale. 
Agjencia e lajmeve INA shkruan se zhurmat e helikopterëve të shumtë të policisë dhe ushtrisë kanë zgjuar nga gjumi edhe banorët e qytetit të Shkupit. Nuk dihet akoma nëse ata janë nisur për Kumanovë. 
Lidhur me këtë ngjarje dhe konflikt të armatosur ka të dhëna kontradiktore. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë, megjithatë të dhënat në terren konfirmojnë të kundërtën. 
Pjesëtar të këtij grupi gjithashtu kanë deklaruar për mediat se Qeveria e Maqedonisë ka përhapur dezinformata se janë arrestuar pjesëtarë të UÇK-së.
“Këtë situatë e kanë inskenuar shteti maqedon për arsye se ata e humbën luftën në ora 11:00. Për t’u nxjerr me fitore kanë vazhduar me popullatë, e për t’i mbuluar vrasjet e tyre në popullin civil i kanë paraqitur si UÇK edhe civilët. Kështu që nga pjesëtarët e UÇK-së s’ka as të vrarë as të dorëzuar, veç të plagosur dy persona dhe askush tjetër”, ka thënë një pjesëtar i këtij grupi. 
Sipas tij, “beteja” e Kumanovës i është dedikuar “Komadantit Harun Aliu që u vra pesë vite më parë me Xhafer Shalën në Radushë të Shkupit”.
“Kjo luftë ka pasur me ndodhë me datën 12, pikërisht në datën kur u vranë Komadant Harun Aliu në Radush të Shkupit”, ka thënë ai.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar zyrtarisht se deri më tani janë vrarë pesë policisë dhe 30 të tjerë janë plagosur. MPB nuk ka konfirmuar të dhëna lidhur me vrasjen e pjesëtarëve të këtij grupi dhe të civilëve.
Sigal