Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Apelit shtyn vendimin për autorin

Gjykata e Apelit nuk arriti dot sot që të jepte vendimin për procesin e vrasjes së nxënësit Martin Cani. Pas nisjes së seancës ndaj të pandehurit Mario Përlleshaj, ajo u shty pa një verdikt.

Mësohet se shkak i shtyrjes së gjyqit ishte fakti se mungonte njëri nga  anëtarët e trupës  gjyqësore të Apelit. Mungesa e tij e bëri të pamundur që vendimi të shpallej.

NOA

Ngjarja e rëndë që tronditi edhe opinionin publik duke shkaktuar valë protestash për gjendjen e sigurisë në shkolla, ndodhi në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Fan.S.Noli” në Tiranë, më 18 nëntor 2024.

I pandehuri Përlleshaj, u dënua me 16 vite heqje lirie në 9 dhjetor të vitit 2025, për vrasjen e Martin Canit dhe tentativën e vrasjes ndaj shokut të tij, që mbeti i plagosur.