U dogjën 500 rrënjë ullinj, arrestohet 42 vjeçari në Lushnje

237
Sigal

Policia e Lushnjës ka arrestuar shtetasin G. Saranjezi, për shkatërrim të pronës me zjarr, pasi duke tentuar të djegë disa barishte të thata i ka vendosur flakën 500 rrënjëve ullinj.

Në prangat e bluve të Fierit ka përfunduar dhe shtetasi B. Shkrela, i cili ka tentuar të kultivojë disa rrënjë kanabis në oborrin e shtëpisë së tij.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Lushnjë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, gjatë pasdites së djeshme, në vendin e quajtur “Kodrat e Vainit”, Lushnjë, ka ndezur zjarr për djegien e barërave të thatë dhe si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur edhe 500 rrënjë ullinj të mbjellë në rreth 10 ha sipërfaqe toke në pronësi të shtetasve S. K., B. R. dhe E. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Fier: Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Sh., 46 vjeç, banues në Rreth Libofshë, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.