Serat me kanabis/ Gjykata vendos “arrest shtëpie” për 52-vjeçarin e arrestuar

101
Sigal

Nesti Velaj (Ernet Veshtaj) është njohur sot me masën e sigurisë ‘arrest me burg’ nga Gjykata e shkallës së Parë Shkodër.

Sipas Gjykatës nuk ka prova se 52-vjeçari të jetë organizatori i plantacionit të drogës në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera dhe ishin mbjellë 8 mijë rrënjë kanabisi.

Veshtaj, ka mohuar akuzat ndaj tij duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat e zbuluara nga operacioni i policisë.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” por Gjykata vendosi “arrest shtëpie” për shkak të mungesave të provës në ketë faze fillestare të hetimit të kësaj çështjeje.

Plantacioni i drogës u zbulua dy ditë më parë në Malësi të Madhe ku ishin ngritur 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 mijë fidanë të dyshuar me kanabis, gati për t’u mbjellë në tokë. Fidanët ishin 20 metra në thellësi të kraterit që ka shërbyer për marrje inertesh ë vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik.