Andrea Petromilo: “Të vërtetat” dhe metamorfoza e tyre

Andrea Petromilo

Pyesim: a nuk mbeti një drejtues, kryeplak, sipas emërtesës së rinovuar, i cili duhet të interesohet për jetën e banorëve që mbetën. Taksat paguhen dhe ai rrogëtar, po nga populli që e zgjodhi?! Por asgjë nuk bëhet për mirëmbajtjen e rrugëve, për pastrimin, mbeturinat i kanë pushtuar rrugët, anët e tyre deri poshtë tek rruga nacionale, aroma e portokalleve është zëvendësuar me kutërbimin e qelbur, që kur kalon duhet të zesh hundët…

Dikur, vite më herët, ndër vlonjatët, nisi të përdorej një shprehje, kur donin ta përgëzonin një shok apo mik, i cili, pas shumë mundimesh e kishte zgjidhur një problem, që e kishte munduar shumë. Edhe kur dikush që kishte zenë një vend pune, që shumë kush e kishte zili, merrte urimin: tashti vëre kapelen mbi sy! Domethënë, qetësohu! Por duke shfrytëzuar origjinalitetin e kësaj shprehjeje, populli nxori variantin e vet në zhargonin e zakonshëm duke iu drejtuar tjetrit: Si ma ke festen, xhaxha!? E kjo kishte një spektër paksa më të gjerë, pasi mund t’i drejtoheshe kujtdo, qoftë edhe kur nuk kishe një njohje konfidenciale, në një bisedë, duke e pyetur pa keqdashje e keqkuptim. Kjo shprehje tepër e goditur e artistit të fjalës së zgjedhur, popupllit, në kohën e sotme, jo vetëm që s’e humbi mesazhin e saj, por mori një freski e përshtatje tipike.

Është një fakt i pakundërshtueshëm, që gjatë fushatës së zgjedhjeve, qoftë lokale apo dhe ato partiake për fronin e Kuvendit të popullit, që, si minjtë që dalin nga qilari, kandidatët ku i zë nata nuk i zë mëngjesi, lodhen e dihasin e kudo lënë pas premtimet dhe buzëqeshjet cinike, në shenjë mirënjohjeje për “pritjen e përzemërt!”. Dhe të gjitha sa premtuan janë “të vërteta” dhe, sikur arritjet të jenë pas derës e mjafton ta hapësh atë, janë të realizuara. Dreq o punë!! Sikur kjo “aksiomë”të jetë për herë të parë, çuditërisht populli i bindur, se e vërteta tashmë është ulur këmbëkryq para tyre, dëgjon dhe beson. Por nuk shkon gjatë dhe fituesi e vë kapelen mbi sy, se atë që donte e arriti, e shprehjen “si ma ke festën, xhaxha”, pavarësisht se e lexon në sytë e njerëzve, që ndesh rrugës, që përshëndetet nëse i rastis, pasi zor se ndesh kund këtë, se ata, kandidatët futen në guackën e xhamtë, apo shëtit drejt zyrave të eprorëve, ku blatohet interesi.

NOA

Palasa, ky fshat i bregdetit, që është në gjirin e Himarës, sot është inkuadruar në një akses turistik. Po, a e ka aromën turistike? Dikur ky fshat shkëlqente, me rrugët e kalldrëmta, me rrugicat e pastra, me pragjet e shtëpive të lyera me gëlqere, me rrapin madhështor mbi 600-700 vjeçar i freskët, që trungun e tij , s’mund ta qarkonin gjashtë- shtatë burra me krahët hapur, me një kurorë të gjelbër rreth 1200 metra katrorë, diku, nën kurorën e këtij monumenti natyror, (mendoj se duhej të ishte monument kulture!) për madhështinë e tij(!!), u ndërtua një bazorelief, vepër e skulptorit vlonjat Zeqir Alizoti, që tregonte punën e fshtarëve në tokat e kolektivit dhe prodhimet që ata merrni, sot nuk ka asnjë përkujdesje, koha pa mëshirë ka hedhur penelatën e saj mbi të. Jeta e gjallëruar mbrëmjeve në sheshin para kishës së Shën Dhimitrit është “tretur” tërësisht! Popullsia, pas viteve 90-të, u çrrënjos drejt emigrimit, por bashkë me të, nisi degradimi dhe i krejt fshatit. Pyesim: a nuk mbeti një drejtues, kryeplak, sipas emërtesës së rinovuar, i cili duhet të interesohet për jetën e banorëve që mbetën dhe atyreve që erdhën e vijnë, sigurisht, që një pjesë për t’u bërë banorë të përhershëm aty (vendi vakant duhet të mbushet-ligj!) e një pjesë tjetër, sezonal? A nuk duhet të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve në fshat? Taksat paguhen dhe ai rrogëtar, po nga populli që e zgjodhi?! Por asgjë nuk bëhet për mirëmbajtjen e rrugëve, për pastrimin. Mbeturinat i kanë pushtuar rrugët, anët e tyre deri poshtë tek rruga nacionale, aroma e portokalleve është zëvendësuar me kutërbimin e qelbur, që kur kalon duhet të zesh hundët.

Burimi kryesor i ujit, që mbante jetën gjallë të një pjese të madhe të banorëve dhe gjithë koopshtijet, (ujë i pijshëm, kristal, dikur!!) tashmë jo vetëm që po shteret nga pompat gllabëruese, që mbushin pishinat, e vilave, që mbijnë si kërpudha e në emër të zhvillimit të fshatit. Çfarë nuk gjen në brendësi të tij.

Burimi kryesor i ujit, që mbante jetën gjallë të një pjese të madhe të banorëve dhe gjithë koopshtijet, (ujë i pijshëm, kristal, dikur!!) tashmë jo vetëm që po shteret nga pompat gllabëruese, që mbushin pishinat, e vilave që mbijnë si kërpudha e në emër të zhvillimit të fshatit. Çfarë nuk gjen në brendësi të tij. Mbi arteriet nëntokësore (rrëmbat e tokës) të tij, janë ndërtuar, pa patur parasysh kriteret urbane, me dhjetra shtëpi, ujrat e zeza të të cilave infiltrohen nëpër kapilarë dhe përfundojnë në burim, prej të cilit, për nevoja  përdoret nga gjithë banorët e lagjes së poshtme të fshatit, siç quhet zona në afërsi të rrugës nacionale. Sa herë është shtruar problem, jo vetëm në fshat, por dhe në qendër, në Himarë?

Ua qau hallin kryetari i ri i Bashkisë, i zgjedhur para pak muajsh, Vangjel Tavua, se do merreshin masa për ta rregulluar gjëndjen, por dhe ai, ngarkuar me punët e shumta, si edhe kryeplaku, e “vunë festen mbi sy”, dhe as që e vënë ujin në zjarr! Sigurisht që nuk pritet ta bëjë punën e të gjitha punët Kryetari i Bashkisë, por, ama, interesimin për të vënë levat në punë, e jo vetëm, por dhe para përgjegjësisë. Ajo zonë a nuk ka dhe një të zgjedhur në kuvendin e madh të popullit?! A nuk duhet edhe ai ta gjejë rrugën herë pas here e të interesohet për gjëndjen? E kur e vë kapelen mbi sy, nuk ka si të të bjeri mendja se dhe aty jetojnë njerëz, që jo vetëm se të dhanë votën, por se dhe sytë për tek ty i kanë drejtuar si, shpëtimtari, që pa e kuptuar metamorfozën e fjalëve të vërteta, besuan e të votuan.

Janë dhënë e jepen leje pa fund ndërtimi, pa një studim të mirëfilltë urbanistik, ndërto të ndërtojmë (!), i thonë kësaj pune, sikur të jetojmë në një periudhë kohe përtej kohëve. Si është e mundur? A nuk duhet që të studjohet plani i zhvillimit, sigurimi i burimeve ujore jetëmbajtëse, sa i përballon? E nëse janë dhënë , a nuk mund të kujtohen në një moment të korrigjohet ky gabim e të kthehen mbrapsht!? U bë para disa viteve, një përçapje për të sjellë ujin e pijshëm, që është në krye të fshatit, që të futej nëpër shtëpi! Helbete qytetërim! U bë rezervuari, u sollën dhe tubacionet. U gëzuan dhe ata të lagjes së poshtme se e siguruan ujin e pijshëm, meqënëse uji i burimit, siç thamë është i ndohtur( rrezikon shëndetin!), por gjithçka avulloi, dhe tubacionet e gjithçka tjetër, sigurisht edhe lekët( ai fond!), që çuditërisht nuk dihet se ku kanë shkuar, (nëpër xhepa e askund tjetër nuk kanë humbur(!). dhe uji sot e kësaj dite, banorët e lagjes poshtë, paguajnë çdo muaj e prej vitesh, e jo pak por 600 lekë metër kubi, ku shënohen afrofe. Po të mos paguhet ajo që s’merr? Kamata ecën! Edhe pastrami, gjelbërimi paguhet në faturën e përmuajshme, por kurkund s’shihet e s’vihet fshesa. ( besoj se në nomenklaturë paguhet dikush si pastrues, e mirëmbajtës lulishteje(!) Ç’ironi!! E, pra, për një fshat turistik këto janë elementare, por qendra, kur vendorët e kanë vënë kapelen mbi sy, duhet që dhe ata të mos i pasojnë. Është e nevojshme të merren masat urgjente, pasi jo vetëm fshati, po ashtu si edhe i gjithë vendi duhet që t’i japim fytyrën e vërtetë, turizmit e jo të mashtrojmë. Se nëqoftëse përfaqëson vlerën turistike vetëm qendra e Himarës, ky është një mentalitet i gabuar, që tregon se niveli i kulturës duhet të justifikojë kohën që jetojmë, se qendra nuk është gjithçka, por janë dhe fshatrat që përfshihen në juridiksionin e asaj qendre. E jo vetëm, por moskokçarja të shpie në mendësi të errëta, siç është korrupsioni. A nuk i jepet kujtdo e drejta të mendojë kështu?

Para disa ditësh, një grup u nisën nga fshati i Palasës dhe shkuan drejt Himarës. Kryetarin nuk e gjetën aty, por ishte një prej sekretarëve, i cili, pasi i dëgjoi, i drejtoi për tek zyra përkatëse e menaxhimit të ujit. U diskutua gjerë e gjatë. U premtua zgjidhja emergjente. Por edhe pse kaloi muaji, ende asnjë zë nuk ndihet. Vera ka kohë që ka trokitur dhe kriza e ujit së shpejti do ndihet, (qoftë dhe për përdorim të nevojave!, ( paçka i ndohtur) por për ujin e pijshëm, që është domosdoshmëri jetike, s’ka asnjë përfolje.

U hap lajmi (para zgjedhjeve!) se të gjitha banesat e ndërtuara herët, shumë herët (shumë para 90-tës), të banorëve autoktonë, se do jepeshin tapitë. Festë e madhe kjo, paçka se është detyrë e shtetit që ta bëjë në kohë e si duhet. Nxituan banorët që të paraqiten me dokumentacionin, që disponojnë pranë Bashkisë. Tavolinat me nëpunësit e saj u shtuan në mjedisin e hollit të Bashkisë. U pagua dhe tarifa, paçka se premtimi i kryeministrit ishte se tarifa do kaptë shifrën zero lekë. Nejse. Eci puna e pritet. Po kur? Kalojnë muaj dhe ende nuk është realizuar. Veçse lekët u mblodhën dhe shkuan në arkën …(e shtetit.!) Është dreq kjo punë me shtetin: të vjel e ta çan buzën mbrapa, siç thotë populli, ose, të vjelë e të tregon ndocrrokun(!)

Linjat e interurbanit kalojnë edhe në Palasë, çdo ditë e disa herë në ditë. Njerëzit nevojtarë, sigurisht, që lëvizin (ata që s’kanë mjet). Dalin në rrugë e presin linjën. Dhe në këtë fshat nuk është e pakët lëvizja. Po a ka një strehë për ata që presin? A nuk mund të ngrihet një tendë qoftë dhe me dërrasa e të mbuluar me fier si dikur… dikur…? Që mund ta mbrojë kur bie shi apo nga dielli i verës, që djeg e përvëlon? Kulturë, qytetërim. Apo akoma mentaliteti se hajde fshat është, fshatarë janë! Mos kështu, o njerëz që vilni votat e popullit. Kur e vini festën mbi sy, kujtohuni të kujdeseni pak dhe për popullin që të mbush ty xhepat plot, e madje derdhen…, derdhen!