Ahmet Demaj: “Krojet e Velçës” përfaqësojnë Shqipërinë në Sllovaki

(Në festivalin ndërkombëtar të 65 në Myjava)

U zgjodh ky grup folklorik i Polifonisë Labe jo për hatër e miqësi, jo se na mungojnë miqtë, por në vazhdim të traditës së të parëve tanë nuk kemi dash të marrim atë që nuk e meritojmë. Një profil i tillë sjell dhe një qëndresë e fort ndaj tradicionales e kanë bërë këtë grup folklorik, serioz, dinjitoz, konkurues në Labëri, Shqipëri dhe në Evropë.

Ka që nuk e njohin historinë e këtij grupi dhe të fshatit që përfaqësojnë kur flasim për këngën labe. Ndaj na duhet që të paraqesim një material shkrimor që mban datën 1 shkurt 1936 në gazetën ILIRIA. Edhe pse në fshat janë gjetur gjurmë jete 5 deri 8 mijë vjet më parë. Ky shkrim shkruar nga Prof. Mehmet Ali Beqiri bën fjalë për këngët dhe vajet e Velçës kushtuar kryengritësit popullor Selam Hasani veprimtaria e të cilit ju përket viteve 1847 – 1854 ku ra në krye të taborrit në Janinë. Ja si nis shkrimi:

NOA

“Ju këngët e popullit që shkoni të pa emra nga një gojë e nga një zemër te tjetra dhe gjurmët Tuaja nuk duken, nuk ndihen. Kush u ruan Juve? Fuqinë që kaptoni qindra vjet kush u a jep? Rroni në çdo shpellë dhe folenë e kini në zemrat e barinjve dhe ato të këngëtarëve. Ju rroni si një sëmundje e bukur! Vetëm për Selam Hasanin janë thurur mbi 200 vargje që në Velçë e deri në Çamëri. Janë shprehur për këtë këngë para 90 vjetëve dhe vazhdojnë deri sot”.

Ky shkrim që është gjysëm faqe gazetës ILIRIA dua ta quaj si fillim të punës për evidentimin të këngës së Valçës modeli i asaj kënge të asaj kohe ishte personalizuar me emrin SULO BEQIRI, vëllai i Ali Beqirit, i njohur si këngëtar në fshat dhe Labëri. Të ndjekësh kronologjinë shkrimore për këngën e këtij fshati vjen në vitet 1948 – 49, në Festivalet lokale të lokaliteteve Brataj, Verbas, Kotë, Sevaster. Të gjitha faktet e mbledhura për botim flasin për të veçantën dalluese nga fshatrat e tjerë. Në konkurencën e viteve ndihen personazhet, tematikat, aftësitë interpretuese dhe mbi të gjitha kostumografia për burra dhe gra, me ngjyrë të bardhë si bora e maleve. Bardhësia e tyre ishte simbol i thyerjes së rrezeve të diellit që binin mbi Velçë që në orën 07.oo mëngjesit dhe deri në orën 19.oo mbas dite.

Edhe sot vazhdon kjo bardhësi për të thënë sedemostrojnë simbolin e pastërtisë që ua sigurojnë 80 burimet me ujë të bollshëm për pastërti, emër nga i cili u vendos edhe emri i grupit “Krojet e Velçës”.

Periodik të padokumentuar vijnë kronikat gojore të konkurimeve lokale 1950 – 1965. Derisa në vitet 1970 e në vazhdim 1974 u inçizuan në R.TV.Sh.10 këngë e valle. Dëshmimtar me të cilët punova edhe vet Halil Jaupaj, Begë Rrapushaj, Hysen Demaj dhe Velo Katiaj. I kemi gjetur këto këngë dhe janë në ruajtje të historisë së grupit.

Janë mbi 50 – 60 emra burra e gra, djem dhe vajza, që morën stafetën e këngës dhe e përcollën deri në ditët e sotme. Do të veçoja Jaho Katiaj (ndjesë pastë) që përfaqësoi Velçën si kthyes e Ansamblit Labëria në DIZHON të Francës dhe që i rrëmbyen atij festivali Gjerdanin e Artë të tij. Kur kujtoj Jahon respektoj Sherifin, Sofon, Vojsavën dhe Renien vëllezër dhe motra të një familjeje interpretues në grupin e Velçës. Një traditë e shkëlqyer që i qëndrohet besnik edhe sot në emigracion.

Janë dëshmitarë të këtyre zhvillimeve plot këngë, plot foto, por edhe shkrime nga Mjeshtri Haxhi Dalipi, Adem Osmeni etj. Ata që ja morën këngës, ja kthyen, ja hodhën dhe bënë iso ashtu si dhe ato që hodhën vallen e tyre ruhen në kujtesë për modelin e thjeshtë, për qartësinë e vargut, për fabulën e këngës, por edhe të veçantat nga të tjerët.

Tekstet nuk u muarën hua. U ndërtuan nga populli që nuk kërkoi autorësi deri te autorët Zimo Kurti, Kastriot Muçi, Sulçe Çela, Dero Murati, Adrian Hoxhaj e Ruzhdi Begaj. Pa i këputur hallkat e zinxhirit folklorik, moshat e këngëtarëve, tematikat sunduese :puna, dashuria, lufta, atdhedashuria, ngjarje historike dhe ato ndryshime në jetën sociale në fe, në ekonomi etj, probleme konkurenca dhe tregu e goditën edhe këngën e Velçës, por nuk e shpërbënë fal djemve dhe vajzave që nga viti 2000 e deri më sot qëndruan besnik dhe autokton të melodisë së tyre.

Dua të falenderoj aktualët Agim Brahimi, Ali Habili, Kalo Zeneli, Bejushe Barjamaj, Valter Shabani, Adrian Hoxhaj, Daniel Muhaj, dy miqtë e ftuar në rol përkthyesi dhe shoqëruesi Tatjana Haskaj, Njazi Zogaj që kurorëzuan këtë sukses në Sllovaki, pa harruar ato që kontribuan, por nuk qëndruan dot për realizim deri sot mbi 120 klipe njeri më i bukur se tjetri. Brenda këtij grupi interpretohen aq melodi të ndryshme saqë i kanë zili shumë kompozitor lokal dhe kombëtar.

Janë dëshmi e grupit “Krojet e Velçës” mbi 20 Diploma e Çertifikata vlerësuese në festivale lokale, kombëtare e ndërkombëtare. Në Vlorë, Himarë, Gjirokastër, Memaliaj, Mallakastër, Selenicë, Lunxheri, Maqedoni, Kosovë, Greqi, Turqi, Austri dhe së fundi Sllovaki.

Kush i ftoi?

I ftoi suksesi i grupit “Krojet e Velçës” në Fastivalin e Vitisë, Kosovë. U vëzhguan nga përfaqësuesja sllovake Katarina Babcakova – Myjava Sllovaki, por edhe dashamirësia e Bashkisë Selenicë si dhe antarësimi i grupit në CIOFF.

Kjo zonjë si drejtoreshë e CIOFF Sllovaki u befasua nga interpretimi i një ninulle, por më shumë nga uniteti brenda grupit, interpretimi dhe tematika në veçanti, kostumet. Mori dhe studioi vlerësime të bëra për “Krojet e Velçës” nga Prof. Zhani Ciko, Fitim Çaushi, Bardhosh Gaçe e shumë të tjerë.

Bënë 4 muaj përgatitje, sepse ballafaqimi me grupe evropiane, aziatike e më tej do të rriste konkurencën. Dhe ashtu ndodhi 5 ditë koncerte dhe dy ditë udhëtime njohën shumë grupe: Nga India, Turqia, Evropa lindore, Evropa qendrore, vendet balltike, gati më shumë se 30 grupe.

I harruam që pas lamë fëmijë, shtëpi, halle, prindër dhe u përqendruam te Prioriteti Kryesor, përfaqësimi i denjësishëm i folklorit shqiptar si të vetëm që ishim.

I takova shumicën prej tyre për t’ju marr përshtypjet. Një mendim të gjithë: Kemi një pasuri të mrekullueshme: këngë e valle autoktone, që nuk e dimë çfarë kemi! Ato vlejnë sa uji dhe dielli, janë me shumicë, sa deti dhe mali që nuk gjen dot kudo. Duhet të punojmë më shumë të mobilizojmë më shumë të rinj. Me një fjalë këngët qË ne interpretuam në të 5 ditët në konkurim dhe koncerte na dhanë vend vlerësues aqsa në një mesh kishtare u zgjodh grupi ynë për të përshëndetur. Edhe pse nuk e njihnin gjuhën u ngritën në këmbë me duartrokitje.

Kemi kostume të veçanta ndaj pranë neve gati pozuan mbi 100 qytetar dhe pjesëtar grupesh.

7 ditët sllovake na bënë njerëz me mendje të hapura ndofta se na respektuan shumë.

Gati gjithë kohën me ne Katerina dhe motra e saj. I kënduam një këngë si grup i krijoi aq emocione sa i shkuan lot për faqe. E quajti suprizë, ftesa që i bëmë për të ardhur në Vlorë dhe premtimi i saj. Po! Na lidh më shumë me CIOFF, na bën më serioz për të marr përgjegjësi të reja.

Shkëputja prej saj, përqafimi sikur ne të ishim vëllezër të saj dhe Ajo motra jonë, tregon se çfarë bën dashuria e popujve për njeri tjetrin!

Sikur të bënte dhe politika këtë …

Mbetën në qendër të festivalit edhe për arsyen e fjalëve që rezervoj për grupin tonë përfaqësuesi i Bashkisë atje. Ju e ndryshuat jetën e qytetit.

E veçantë do të ngelet tendenca e një këngëtari indian kur donte të interpretonte këngën tonë: “Pajame – Pajame”, apo publiku kur bashkë me ne këndonte: “Moj raki, moj shklumbi” … etj.

Morëm vlerësime, por dhe mësuam. Dhamë përvojë, por muarëm më shumë, patëm sukses por nuk duhen harruar të metat që ne i njohim e që ndofta kërkon një analizë brenda grupit, me pleqësinë e fshatit, shoqatën Velça dhe më gjerë, sepse po e shohim se nuk është puna çfarë arritëm, çfarë do bëjmë të mos ngelemi në vend.

Nuk i gjejmë dot fjalët e ngrohta për sponsorët që mundësuan këtë pjesëmarrje. Nuk deshën evidentim, por nuk do ja u lëmë pa i nderuar në kohën dhe momentin më të mundshëm.

Eshtë kthyer në modë përkrahja e grupit në rrjetet sociale. Më shumë se 1000 komente e pëlqime, por na munguan tanët. Pse?? Do ta shohim te vetja. Por vajtëm në Sllovaki jo me emrat tanë, me emrin e Velçës, Selenicës, Vlorës, Shqipërisë.

Gjithë muaji qershor pati shumë shkrime për festivale polifonike, në Pilur, Tepelenë, inagurime librash për polifoninë si Ai i Albert Zholi të tjera aktivitete kulturore në çdo fshat në takim brezash. Në qendër ngelet KËNGA. Dashuroni këngën labe!

Një traditë e re për kostume çdo shtëpi një kostum, çdo bujtinë një kaset me këngë, me sepete, me shilte, me këmborë e zile. Të gjitha të traditës. Atëhere të gjithë bashkë ta ruajmë: Drurin dhe gurin, ujin e burimeve, këngën dhe vallen, gjuhën e bukur të Labërisë. Të jemi krenar për të parët që na i lanë. Të bëjmë krenar fëmijët tanë që po zgjohen kudo, në SHBA e deri në Australi që për dhurat preferojnë një kostum popullor.