Si u pasurua Lindita Nikolla? Investon mbi 60 mln lekë në bono thesari, mister vila 1.1 mln euro në Lundër

125
Sigal

Por, një pjesë tjetër është se Nikolla është akuzuar se ka përfituar një vilë. Ka patur denoncime më herët për Lindita Nikollën për vilën e saj luksoze, e cila kushton 1,1 milionë euro dhe ndodhet në bllokun e vilave luksoze në Lundër. Por, duket se kryetarja e Kuvendit nuk e ka deklaruar një pasuri të tillë.

Një ndodhi sa skandaloze aq edhe qesharake ka ndodhur më herët në Kuvendin e Shqipërisë. Teksa Mazhoranca  votoi në Konferencën e Kryetarëve për ngritjen e një komisioni që synon t’u mbyllë gojën mediave, kryetarja Lindita Nikolla ka publikuar një letër qesharake.

Ajo i ka shkruar të Dërguarit Special dhe Koordinatorit për Qendrën e Angazhimit Global të Departamentit të Shtetit, ku i kërkon ndihmë, teksa shprehet se përvoja e tij do të ndihmojë në përpjekjet kundër ndikimeve të huaja malinje.

Por, zoti James Rubin, para se t’i kthejë përgjigje Nikollës duhet të shohë pak pasurinë e kryetares së Kuvendit. Zotëria është zyrtar me një karrierë të gjatë në DASH, ndërsa Nikolla ministre e kryetare Kuvendi. Por, ama vitet e fundit kryeparlamentarja i ka mbushur mirë xhepat.

Pamfleti” po publikon deklarimin pasuror të Nikollës që para se PS të merrte pushtetin. Në pasurinë e deklaruar prej saj ka disa pikëpyetje.

Në vitin 2012, bashkëshorti i Znj. Nikolla deklaron se ka përfituar 182m2 tokë arë përmes dhurimit. Ndërsa në vitin 2013, ai deklaron marrjen e një huaje prej 6 mijë eurosh te një mik, shumë e cila rezulton e pakthyer.

Ndërkohë, në vitin 2014, bashkëshorti i Znj. Nikolla deklaron se ka përfituar një bursë studimi prej 24 mijë eurosh nga “Ecole Des Hautes Etudes”, por nuk ka të dhëna mbi kostot apo shpenzimet e tjera për studime jashtë shtetit.

Në vitin 2022, deklarimi më i fundit, bashkëshorti deklaron se ka investuar shuma të mëdha në bono thesari. Ai deklaron se ka investuar 3.740.815 ALL dhe 2.807.605 ALL. Sipas tij burim është paga. Por, nëse shohim pagën, zotëria deklaron 1.923.048 ALL si pedagog. Pra, duhet që për katër vite ai të mos e prekë fare pagën që të justifikojë këto investime në bono thesari. Ajo që ngre dyshimet më shumë është se investimi në bono ka ardhur që kur Lindita Nikolla punësoi vajzën te Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë, në vitin 2014, bashkëshorti i Znj. Nikolla deklaron se ka përfituar një bursë studimi prej 24 mijë eurosh nga “Ecole Des Hautes Etudes”, por nuk ka të dhëna mbi kostot apo shpenzimet e tjera për studime jashtë shtetit.

Por, një pjesë tjetër është se Nikolla është akuzuar se ka përfituar një vilë. Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka denoncuar më herët Lindia Nikollën për vilën e saj luksoze, e cila kushton 1,1 milionë euro dhe ndodhet në bllokun e vilave luksoze në Lundër. Por, duket se kryetarja e Kuvendit nuk e ka deklaruar një pasuri të tillë. Vila është ndërtuar nga një ndërtues nga Durrësi, patriot i bashkëshortit të Nikollës. A kemi të bëjmë me fshehje pasurie? A jeton Nikolla te vila dhe nuk e deklaron? Nuk mund ta nënvlerësojmë edhe skandalin lidhur me studimet e saj të cilat i ka mbaruar me mesatare tepër të ulët 5,9 dhe mesatare të përgjithshme 6,8, mesatare e cila është shumë e ulët për një pozicion pune çfarëdo, jo më për një ministre Arsimi apo kryetare Kuvendi.

Deklarata e pasurisë në vite:

Viti 2012

Paga dhe shpërblime si Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 në vlerën 736 000 lekë.Honorar si bashkautore tekstesh 130 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, paga në Universitetin Politeknik, 1 128 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, pagesë si pedagog i jashtëm në Universitetin Kristal, 135 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, pagesë si pedagog i jashtëm në “Albanian University”, 321 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, pagesë si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, 126 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, honorar si anëtar i Këshillit të Fakultetit, 67 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, pagesë ore suplementare, 118 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, detyrim të pashlyer në vlerën 1 225 993 lekë për një kredi në bankë të nivelit të dytë me afat shlyerje 10 vjet e interes 10% në vit.Dhënë hua pa interes në vlerën -1 000 000 lekë.Bashkëshorti, detyrime të paguara në vlerën -475 200 lekë për kredi në bankë të nivelit të dytë.

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si Kryetare Njësie, 368 000 lekë.Paga dhe shpërblime si Ministre, 558 560 lekë.Honorar si bashkautore tekstesh në masën 63 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, paga në Universitetin Politeknik, 1 128 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, pagesë si pedagog i jashtëm në “Albanian University”, 320 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, pagesë si pedagog i jashtëm në Fakultetin e Shkencave tee Natyrës, 118 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, pagesë si profesor i ftuar në Maqedoni, 3 520 euro.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, pagesë për leksione në Doktoraturë, 243 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, pagesë orë suplementare, 51 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, honorar si anëtar i Këshillit të Fakultetit, 67 000 lekë.Kthim i huasë pa interes në masën 1 000 000 lekë.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, detyrim të pashlyer në vlerën 930 483 lekë për një kredi në bankë të nivelit të dytë me afat shlyerjeje 10 vjet e interes 10% në vit.Bashkëshorti, zoti Ligor Nikolla, detyrim të pashlyer në vlerën 6 000 euro për një hua pa interes marrë zotit, Rasim Hidri.Bashkëshorti detyrime të paguara në vlerën -475 000 lekë për kredi në bankë të nivelit të dytë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si ministre, 1 606 640 lekë.Të ardhura nga paga si kryetare bordi, 36 000 lekë.Bashkëshorti, të ardhura nga paga mujore neto si dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Fizike, UPT, 102 337 lekë.Bashkëshorti, të ardhura nga paga mujore bruto si profesor i ftuar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, Maqedoni, 800 euro.Bashkëshorti, të ardhura nga paga si pedagog i jashtëm i “Albanian University”, 180 000 lekë.Bashkëshorti, të ardhura nga pagesa për leksione në Doktoraturë, në FIMIF dhe FN, në Universitetin Politeknik të Tiranës, për leksione në Doktoraturë, në Universitetin e Vlorës, për leksione si pedagog i ftuar në Universitetin e Elbasanit, orë shtesë, honorare nga UPT dhe “Albanian University”, 1 347 235 lekë.Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 493 000 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga bursa e akorduar nga “Ecole Des Hauntes Etudes”, Nice, Francë për studimet e vajzës, Livia Nikolla për periudhën 02.09.2014-31.05.2015, 24 000 euro.Bashkëshorti, kredi në një bankë të nivelit të dytë, vlera e detyrimit financiar të pashlyer – 1 037 123 lekë, afati 10 vjet, interesi 10 %.

Viti 2015

Të ardhura neto nga Paga 2 101 281 (dy milionë e njëqind e një mijë e dyqind e tetëdhjetë e një) lekë.Të ardhura anëtarësie në borde, 60 000 lekë.Zoti, Ligor Nikolla, pagë mujore prej 131 580 lekë si dekan UPT.Zoti, Nikolla pagesë mujore neto nga Universiteti i Strugës, 738 euro.Zoti, Ligor Nikolla, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike, 103 000 lekë.Pagesa për orë suplementare, 116 000 lekë.Shlyer gjatë vitit 2015 vlera 397 481 lekë për një kredi të marrë për 10 vite më 2007 dhe këst mujor 32 800 lekë, në dhjetor 2015, mbetur pa paguar vlera prej 639 642 lekë.

Viti 2016

Të ardhura neto nga paga si Ministër i Arsimit dhe Sportit, 1 559 561 lekë.Të ardhura neto nga honorare, 90 000 lekë.Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla, të ardhura nga paga neto si Dekan, 1 224 744 lekë.Bashkëshorti, të ardhura nga mësimdhënia në Universitetin e Strugës, 4 428 euro.Bashkëshorti, honorare si anëtar i senatit të UPT dhe kryetar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike, 436 105 lekë.Vajza, Znj. Livia Nikolla të ardhura nga paga neto si Specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, paga mujore 73 838 (nuk specifikohen muajt e punës vjetore, 886 056 lekë).Vajza, të ardhura nga shpërblime, 147 676 lekë.

Viti 2017

Të ardhura vjetore nga paga si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, 1 015 567 Lek.Të ardhura nga pagesë kalimtare gjatë periudhës 23.05.2017-10.09.2017 pas largimit nga funksioni, 524 280 Lekë.Të ardhura vjetore nga dietat, 22 550 Lekë.Bashkëshorti, të ardhura vjetore neto me vlerë 1 308 000 (paga mujore prej 109 000 Lekë) nga pozicioni Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Inxhinierisë Fizike dhe nga Universiteti Politeknik i Tiranës pranë Raiffeisen Bank.Bashkëshorti, të ardhura me vlerë 215 825 Lek si anëtar i Universitetit Politeknik të Tiranës, nga udhëheqje doktoraturash, oponencë mbrojtje doktorature dhe orë suplementare gjatë periudhës 23.05.2017-31.12.2017.Vajza, të ardhura vjetore neto me vlerë 1 023 768 Lekë (paga mujore prej 85 314 Lekë) nga paga si specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, në llogarinë pranë BKT.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, 1 559 561 Lekë.Të ardhurat vjetore neto nga honoraret janë 80 000 Lekë.Bashkëshorti, të ardhura nga paga mujore neto, 109 000 Lekë si Dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Inxhinierisë Fizike, në Universitetin Politeknik të Tiranës, të depozituara në një llogari bankare të nivelit të dytë.

Të ardhura nga shpërblimet, dietat dhe orët suplementare si anëtar i Senatit të Universitetit Politeknik të Tiranës, shuma 176 172 Lekë.E bija, të ardhura nga paga mujore neto, 85 314 Lekë, si specialiste në Departamentin e Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë, në llogari të një banke të nivelit të dytë.Znj.Livia Nikolla, të ardhura nga shpërblimet (2 paga mujore), në shumën 170 628 Lekë.

Viti 2020

Të ardhura neto, 2 233 017 Lekë nga paga si deputete në Kuvendin e Shqipërisë.Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla, paga mujore neto 100 900 Lekë si dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Fizike dhe Matematike, Universiteti Politeknik i Tiranës.Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla, të ardhura neto, 255 038 Lekë nga dieta, honorare si anëtar i Senatit të Univertistetit Politeknik të Tiranës.Vajza, Znj. Livia Nikolla, paga mujore neto, 95 306 Lekë si scpecialiste në Departamentin Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë.Vajza Znj. Livia Nikolla, të ardhura neto, 435 179 Lekë nga shpërblime në punë, dieta jashtë vendit.Gjëndje, 184 155 Lekë në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë.Bashkëshorti, Z. Ligor Nikolla, bilanci i llogarisë, 3 586 178 Lekë.Vajza, Znj. Livia Nikolla, 687 587 Lekë bilanci ne llogarinë bankare

Viti 2022

Llogari Bankare, 6.326 ALL, të ardhura nga pagaTë ardhura nga paga, 2.156.655 ALL.Bashkëshorti shet makinën, 300 mijë ALL.Bashkëshorti shet makinën, 1.2 mijë EuroBashkëshorti, llogari bankare 1.900 Euro.Bashkëshorti, llogari 3.839.754 ALL.Bashkëshorti, investim në Bono Thesari, 3.740.815 ALL, burimi i krijimit paga..Bashkëshorti, investim në Bono Thesari, çmimi i blerjes 2.807.605 ALL; burimi paga.Bashkëshorti, të ardhura nga shitja e pasurive, 300.000 ALL.Bashkëshorti, të ardhura nga pensioni, 840.000 All.Paga si pedagog te Universiteti Metropolitan, 1.923.048 ALL. Huamarrje, 4.000 euro.Vajza, shitur makinë, 1.200 euro.Vajza, dy llogari bankare, 302.888 ALL+ 4.028 ALL.Vajza, paga te Banka e Shqipërisë 2.032.175 ALL