“Me Ukrainën në këtë orë të errët”, Presidenti Meta dënon sulmin e Rusisë: Cënoi ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm

251
Sigal

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta thotë se sulmi i pajustifikueshëm i Rusisë ndaj Ukrainës, shkel ligjin ndërkombëtar dhe kërcënon jetën e civilëve të pafajshëm.

“I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!”, shprehet kreu i shtetit shqiptar në reagimin e tij.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta

Shqipëria dënon sulmin e pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke kërcënuar jetën e civilëve të pafajshëm.

I bëjmë thirrje Rusisë të tërhiqet nga veprimet ushtarake kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës!

Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe popullin e saj në këtë orë të errët!