Suplementi Pena Shqiptare/ Albert Habazaj: Yje,që ndrijnë mbi yje

54
Sigal

Këngë liriko-epike kushtuar Dëshmorëve të Lirisë së Atdheut

në nderim të 5 Majit – Ditës simbolike të yjeve të pashuar

Kënduar nga Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit.”

 

Dëshmorët, që na bënë dritë

janë me ne ditë për ditë.

 

Janë në themele, në mur;

frymëmarrje në flamur.

 

Për yjet, që jetën dhanë

edhe Pesë Maji qan…

 

Kur Shqipërinë lëndojmë

dhe në ëndrra na qortojnë.

 

Ndaj nga krahët e lavdisë

prap’ i japin gjak lirisë.

 

Thurim trimave t’ Çlirimit

lule me këngë nderimi.

 

S’bëhet ujë gjaku i tyre,

janë yje, që ndrijnë mbi yje.