Drejtuesi politik i PD në qarkun e Dibrës ,Xhelal Mziu, në takimin përmbyllës të fushatës në Peshkopi deklaroi se Dibra ka folur me zë të fortë në mbështetje të Partisë Demokratike, duke theksuar se katër kandidatë dibranë nga PD përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, përballë një “emisari” nga PS.
Ai u shpreh se atmosfera ishte elektrizuese dhe bëri thirrje për mobilizim të gjithanshëm për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë betejë si kombëtare për shpëtimin e Shqipërisë nga shpopullimi, neo-diktatura dhe tradhtia kombëtare.
Mziu paralajmëroi se vendi po zbrazet dhe kërkoi që çdo qytetar i ndershëm të bashkohet me PD-në për të ndalur atë që ai e quajti “regjimi i Edi Ramës”.
Ai e përmbylli me thirrjen: “O sot, o kurrë! Voto Nr.1 – Voto PD!”
Postimi i plotë:
TAKIMI PËRMBYLLËS I FUSHATËS – Peshkopi
Zgjedhjet e 11 Majit
Nuk mund të ishte më madhështore!
Atmosferë elektrizuese!
Mbështetje masive për Partinë Demokratike në zemër të Dibrës!
Dibra foli me zë të fortë:
4 Dibranë nga PD
1 Mallakastriot nga PS
Dibra për Dibranët!
Jo për emisarë të qeverisë!
Dibra do të jetë PARAROJA e fitores në mbarë Shqipërinë!
Thirrje për çdo Dibran të ndershëm, të djathtë e të majtë:
Që nuk ndihet i përfaqësuar
Që nuk pranon nënshtrimin
Që refuzon arrogancën qeverisëse
Që nuk duron më nëpërkëmbjen dhe harresën
Që ngrihet kundër shpopullimit
Bashkohuni me URAGANIN e FITORES!
Kjo është një betejë KOMBËTARE!
Atdheu na thërret!
Të shpëtojmë Shqipërinë nga:
Neo-Diktatura
Shpopullimi
Tradhtia Kombëtare
Regjimi i Edi Ramës po e zbraz vendin!
Me këtë ritëm, brenda pak vitesh, Shqipëria do të mbetet me vetëm 700 mijë banorë – si në vitin 1918!
O SOT, O KURRË!
Për ta ndalur TRADHTARIN!
Me 11 Maj:
VOTO NDRYSHIMIN
VOTO NR.1
VOTO PD – ASHM




















