Deputeti i PD, Besart Xhaferi: Sulltani i vetëshpallur i Shqipërisë, nuk do t’ia dijë për skandalet politike apo krizat e besimit popullor!

Narkoturizmi! Kur grupet kriminale bllokojnë Aeroportin e Vlorës, pse mendoni se Zvërneci ka imunitet nga pasojat e parasë krimit dhe korrupsionit!

Ata që ngrenë alarmin se protestues nga Kosova po mbushin sheshin, heshtin për akuzat e një sipërmarrësi nga Kosova që ka investuar dhe garantuar 310 milionë euro në Aeroportin e Vlorës, por sot grupet kriminale nuk e lënë të hyjë në investimin e tij.

NOA

Pra në këtë vend shteti i jep akses grupeve kriminale që të bllokojnë Aeroportin e Vlorës, një investim që pritej ti jepte hov turizmit në jug, por po ekspozon faktin se klima e biznesit është e minuar nga pasojat e korrupsionit dhe krimit organizuar.

Mos mendoni se investimi në Zvërnec ka imunitet nga pasojat një modeli të Narkoturizmit.

Sot Dhoma Amerikane e Tregtisë e ngriti alarmin për pasojat dramatike të korrupsionit që përzë investitorët nga SHBA për ti hapur rrugë investimeve nga Aruba.

Nga 2013 ne Mbretërinë e Bashkuar kanë qeverisur dy parti, shumicën e kohës Partia Konservatore. Ajo ka ndryshuar 5 kryeministra, ndërsa Partia Laburiste që ka më pak kohë ka ndryshuar 2 kryeministra! Ndryshimet kanë ardhur pas skandaleve ose humbjes së besimit te grupi parlamentar pas krizave te ndryshme.

Vetëm në Sulltanatin e Shqipërisë, sulltani i vetëshpallur nuk do t’ia dijë për skandalet politike apo krizat e besimit popullor!