Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së: Basha asnjë lidhje me krimin

533
Sigal

Dr. Ina Zhupa, zëdhënësja e PD-së , ka reaguar ashpër ndaj disa mediave të paguara nga qeveria, të cilat kanë hapur lajme të pavërteta ditën e djeshme, të cilat kanë nxjerrë nga hiçi një lajm kundër kryeopozitarit Lulzim Basha. Përmes zëdhënëses së PD-së Dr. Ina Zhupa, PD hedh poshtë me forcë të gjitha shpifjet e nxjerra në lajmet e mediave të paguara nga Edi Rama, se kreu i saj Lulzim Basha, ka lidhje me njerëz të përfshirë në botën e krimit. Dr. Ina Zhupa, zëdhënëse e PD-së: Disa media që financohen nga paratë që Edi Rama iu grabit shqiptarëve, kanë sajuar, sot, nga hiçi një lajm kundër Kryetarit të PD-së për ta lidhur atë më persona, me të cilët ai nuk ka asnjë njohje dhe as lidhje. PD-ja gjen rastin të theksojë një fakt që e dinë të gjithë shqiptarët: Lulzim Basha nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk ka për të pasur kurrë asnjë lloj lidhje me njerëz të botës së krimit. Lulzim Basha dhe PD-ja janë të vendosur në luftën e tyre pa kompromis kundër krimit që ka kapur shtetin dhe kontrollon gjithë qeverisjen e vendit.