I mahniti të gjithë: Ja si u transformua fustani i Blake Lively-t në Met Gala

208
Sigal

Blaka Lively a.k.a Mbretëresha e Met Gala u shfaq në tapetin e kuq me një fustan i cili pak minuta më vonë u shndërrua në diçka tjetër.

Blake veshi një fustan rozë me shkëlqim metalik të krijuar nga Versace. Pasi mahniti të pranishmit, aktorja u bë gati për surprizën e radhës. Pranë saj u shfaqën disa burra me kostum që e ndihmuan të shndërronte fustanin.

I mahniti të gjithë: Ja si u transformua fustani i Blake Lively-t

PHOTO-ILLUSTRATION: THE CUT; PHOTO CREDITS: GETTY IMAGES

Në vetëm pak çaste, një bisht i gjatë i bruztë u shpalos. Dorezat gjithashtu ndryshuan.

Fustani është frymëzuar nga Statuja e Lirisë, e cila u ndërtua në New York në vitin 1885 gjatë asaj që njihet si Epoka e Praruar dhe ishte tema e Met Gala 2022. Pamja e parë e fustanit përfaqëson pamjen origjinale të statujës, e cila asokohe ishte prej bakri. Pamja e dytë – pra në ngjyrë të bruztë – përfaqëson pamjen e tanishme të statujës.

I mahniti të gjithë: Ja si u transformua fustani i Blake Lively-t

Reagimi ynë është i njëjtë me atë të Ryan Reynolds: