Protesta në Rinas, Vasili: Qeveri e çmendur dhe e kriminalizuar, po izolon veriun. Policia dhunon banorët

147
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar nga banorët në Rinas.

Banorët kanë protestuar pas vendimit të qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit , duke e kthyer me një sens lëvizje në drejtim të Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.

Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke u shprehur se po izolon veriun.

Statusi:

Çmendet Rama bllokon rrugen e Rinasit!

Policia dhunon banoret shtazerisht!

Çfare qeverie e çmendur dhe e kriminalizuar!

Bllokojne Rrugen per Aeroport dhe e bejne me nje kalim duke demtuar mijra e mijra qytetare.

Ndajne Shqiperine ne mes.

Rama dhe qeveria izolojne Veriun si te paafte dhe si degraduar qe jane!

Kushdo qe vjen nga Veriu duhet te beje dhjetra kilometra me shume per shkak te psikopative te Edi Rames!