Kryemadhi me bizneset në Durrës: Synimi ynë të ndërtojmë një plan afatgjatë, angazhohuni që të jeni vendimmarrës

239
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të bizneseve në Durrës, ku u njoh nga afër me problematikat që ata po hasin në këto ditë të vështira krizash, të shkaktuara jo vetëm nga tërmeti i një viti më parë, por edhe nga përhapja e frikshme e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë, ç’ka është shoqëruar me një krizë të thellë ekonomike.

Fjala e Kryemadhit nga takimi me bizneset në Durrës

Durrësi është një qytet që ka mundësi  zhvillimi ekonomik dhe faktikisht Durrësi mban një pjesë të madhe të ekonomisë, qoftë me portin apo me qendrën e hekurudhave, ajo që ne kemi diskutuar bashkërisht që të bëjmë një plan pune, kush është plani punës? Plani punës është të krijojmë një vizion, një strategji të zhvillimit ekonomik të Durrësit, se nuk bëhet fjala për 3-4 familje bëhet fjala për qindra mijëra familje të cilat po themi jetojnë jo vetëm më një lokal, bar kafe apo një rrobaqepësi, një restorant, këtu bëhet fjalë për një zhvillim të jashtëzakonshëm, po themi me infrastrukturën dhe me shumë, shumë gjëra të tjera që janë të lidhura dhe të ngjitura me njëra tjetrën. Në fakt ne duam të jemi të ndershëm me njerëzit se ne kemi dalë në kuadër të evidentimit të problematikave dhe jemi shumë të privilegjuar që tek ne kanë filluar dhe na afrohen profesionistë gjë që na ndihmon jashtëzakonisht shumë për të qenë realist,  por dhe për të patur plan afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për daljen e kësaj situate nga kriza, ne dhe sot që ishim tek banorët e një lagjeje këtu në Durrës, që ishin gati 120 familje, që kishte prekur tërmeti dhe ishte 0 komunikimi, ndoshta ju keni patur mundësi për të dorëzuar një dosje në Prefekturë dhe në bashki, ata nuk kishin, nuk gjenin dot se ku të komunikonin, kishin një mllef dhe një inat dhe nuk kanë faj sepse e shikojnë politikën shkaktare të saj, por nuk është se janë të gjithë njëlloj sepse kjo është një nga problemet më të mëdhaja që ne duke qenë indiferentë, ju krijojmë ide që të gjithë jemi njëlloj, por nuk jemi të gjithë njëlloj.
Ajo që duam të bëjmë ne është të parandalojmë, aq sa kemi mundësi për të parandaluar dhe të mos fillojmë të bëjmë politikë mbi fatkeqësinë e njerëzve, se në momentin që ti falimenton biznesin, kur ti merr plaçkat dhe ikën nga Shqipëria është e kotë që unë të flas më për ty, unë duhet të bëj ç’mos që ti të mos ikësh nga Shqipëria, ti me burrin tënd, me fëmijët e tu dhe punonjësit e tu, po kështu duam që të bëjmë ç’mos për Enon, për Rexhinën, për të gjithë që të rrimë këtu dhe ta ndryshojmë se po e shkretuam, nuk e rindërtojmë dot, kështu që ajo që duam ne është edhe që të bashkohemi të gjithë dhe të jemi realist për ato gjëra që themi.
Nuk ka nevojë që për të krijuar hapësirën, frymën  e biznesit, për ti shërbyer qytetarëve nuk të duhet investimi, që ti shërbesh qytetarëve dhe ti ndihmosh ata të duhet një vullnet politik dhe një dëshirë njerëzore, kështu që mendoj se ne kemi shanset. Sot kur po vinim këtu e shikonim reagimin e njerëzve, njerëzit nuk është se nuk na duan ne, por ne i rrimë larg njerëzve, kështu që dhe ne duam ta hapim dhe ta zgjerojmë partinë, duke zgjeruar partinë ju fusim edhe ju në kuptimin e angazhimit dhe që të vendosni vetë për veten tuaj, të mos vendosi një individ, një familje, një grup për të gjithë të tjerët, kështu që mendojmë të bëjmë disa gjëra që ti lëvizim pak ato.

Ne ju ftojmë të angazhoheni, angazhohuni dhe kthejini shpresën qytetit, kthejini optimizmin. Sa më shumë të rinjë dhe të reja të angazhohen, sa më shumë profesionistë, sa më shumë njerëz që e duan qytetin e Durrësit, të përfshihen dhe të fshijnë çdo ndjenjë pesimizmi dhe të ringjallim optimizmin.
Ne kemi nevojë për ekonomista. Në fakt kur erdhi Ema që pranoi ftesën tonë ishte një gjë shumë pozitive sepse nga një anë ne jemi fokusuar shumë te të rinjtë por kemi nevojë edhe për profesionistë. Pra këta të rinjtë tanë që ne duam t’i përfshijmë në vendimmarrje po nuk patën dhe profesionistët në krah do ta kenë të pamundur të realizojnë të gjithë planet, projektet apo strategjitë. E rëndësishme është të evidentojmë problematikat dhe me ato gjëra që nisim, ti çojmë deri në fund. Janë mbi 100 familje që kanë humbur shtëpitë në Durrës, sikur thjesht një kontratë midis bashkisë dhe qeverisë, nëpërmjet bankave ku banorët kanë një komunikim për sa i përket investimit, qoftë për bazën materiale, qoftë për lejet e ndërtimit që t’u heqësh të gjithë burokracitë, lehtësira në leje ndërtimi, taksa, t’u heqësh TVSH-në, sigurisht që do të bëhet shumë më e lehtë që banorët të përfshihen vetë për ta rindërtuar shtëpinë e tyre. Qeveria duhet t’u krijojë infrastrukturën, mos jep 1 vit koncension, jep 1 vit ndihmesë qytetarëve dhe e kthen këtë gjë në avantazh. I njëjti problem ishtë dhe në Kombinat, ata thonin “Ore e ndërtojmë edhe vetë, vetëm na krijoni mundësinë që ta rindërtojmë vetë.”. Do një studim sepse po shikoj që më shumë u duket si pastrim parash kjo çështja e rindërtimit të Shqipërisë sesa një rindërtim ose ndihmesë e vërtetë e qytetarëve. Prandaj dhe ne si politikë duhet të jemi shumë të vëmendshëm, shumë vigjilent përsa i përket kësaj skeme mashtrimi që u bëhet hallexhinjëve se në fund të fundit këto ku janë, te këto familje, më të varfërat, më të pamundurat, familjet më pa përkrahje. Pjesa më e madhe e familjeve që ishim aty ne ishin pensionista sepse fëmijet e tyre I kishin në emigrim. Një çift i ri edhe e fillon jetën nga fillimi por një pensionit nuk mundet. Po ta shikosh, mungesa e informacionit është në godina që janë sheshe ndërtimi shumë të mira që mund të futen në rivlerësim dhe me çmime shumë të larta apartamentesh nesër. Babëzia e këtyre nuk ka limit.