Mashtrimi me naftën “falas” për fermerët

57
Sigal

Denoncimi: Ja si fermerët po vidhen nga militantët e AZHBR, duke i detyruar që t’i japin prodhimet, pa faturë TVSH. Mbi 70 hektarë sera mbeten djerrë, dhe fermerët i zvarrisin për marrjen e lekëve bankë, ku për një litër naftë u japin 840 lekë kur nafta kushton mbi 1840 lekë

 

Pikat e grumbullimit që janë ndërtuar me fondet e vjedhura nga hajdutët e AZHBR nga militantët e rilindjes, i detyrojnë fermerët që t’u japin prodhimet e tyre e të mos marrin asnjë lekë në dorë deri sa të shitet malli, duke u dhënë një faturë me shkrim dore pa asnjë vlerë vlerë si dhe pa TVSH

Se si vidhen hapur bujqit dhe fermerët e Roskovecit dhe si demoralizohen që të lenë fshatin dhe të ikin nga vendi, ardhur kjo nga nga të gjitha krahët, nga qeveria, bashkia dhe grumbulluesit, zbulohet lehtë duke i dëgjuar ata. Këtë ka bërë deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi, duke shkuar një ditë në fshatin Suk të Roskovecit. “Këta fermerë të ndershëm, punëtorë dhe fisnikë, çdo gjë e arrijnë vetë, me mundin dhe djersën e tyre, pa asnjë ndihmë nga shteti, por të braktisur dhe të lënë pas dore, – shprehet ai. – Mbi 70 hektarë sera janë ndërtuar në këtë zonë nga vetë banorët, pa subvencione dhe të mashtruar nga qeveria e hajdutëve. Hajdutët e rilindjes “ju japim naftë” u thonë! P.sh, x litra naftë për dynym dhe nuk u japin naftë, por i dërgojnë t’i marrin lekë në bankë dhe për një litër naftë u japin 840 lekë të vjetra…kur nafta kushton mbi 1840 lekë, pra as gjysmën e asaj që duhet të merrnin! Pjesën tjetër… – hajdutët. Domatet e tyre shumë cilësore kanë mbetur stok, çmimi ka rënë nën 300 lekë për kg dhe jo vetëm kaq, por pikat e grumbullimit që janë me shumicë në këtë zonë dhe kanë kushtuar me miliona euro, të ndërtuara nga militantë të rilindjes, me fondet e vjedhura nga hajdutët e AZHBR, i detyrojnë fermerët që t’i japin prodhimet e tyre, domate dhe tranguj, pa marrë asnjë lekë në dorë, por të presin të shitet malli, në qoftë se shitet … Dhe ç’është më e rëndësishmja, pa faturë TVSH, por vetëm me një faturë dore që nuk ka asnjë vlerë. Një abuzim i dukshëm ky dhe vjedhje e hapur e grumbulluesve që janë sponsorë të pushtetit rilindas dhe institucionet përgjegjëse heshtin…Bashkë ndajnë fitimet. Nuk mjaftojnë gjithë këto probleme…..por kryetarja e bashkisë, Bufi i Rroskovecit, tashmë po u bën edhe një “dhuratë”: ndërtimin e një termocentrali në këtë zonë, pa i pyetur banorët, pa marrë mendimin e tyre, për investime të tilla dhe pa ju shpjeguar të mirat në qoftë se ka dhe shqetësimet në qoftë se ka nga ky investim, por duke i mashtruar dhe duke u fshehur të vërtetën, duke i miratuar vendimet me forcën e kartonit të këshilltarëve rilindas, që janë të gjithë të kapur dhe me interesa me pushtetin, duke i bërë banorët e kësaj zone demokratë e socialistë të jenë të pasigurt në vendin e tyre,”- nënvizon Luan Baçi.